Blog

SI T’I NDIHMOJMË FËMIJËT TË SHIJOJNË VERËN PAS NJË PANDEMIE TË LODHSHME?

Koha e leximit: 3 minuta

Për fëmijët dhe të rriturit, koha e mbylljeve dhe e kufizimeve gjatë pandemisë kishte një kuptim të ndryshëm. Çfarë do të thotë kjo dhe sa e rëndësishme është për fëmijët që ta shijojnë verën në rrethin e miqve dhe të njerëzve të dashur.

Që koha është relative dhe se nje periudhë e caktuar kohore mund të përceptohet në mënyra të ndryshme, këtë e di mirë çdo njeri nga vetë përvoja e tij/saj. Megjithatë, tek fëmijët, diçka e tillë nuk ka të bëjë vetëm me perceptimin subjektiv. Nga mosha 10 deri në atë 16 vjeçare, ndodhin disa zhvillime shumë të rëndësishme: zhvillohet autonomia, ata mësojnë se si të hyjnë në kontakte me njerëzit e tjerë, madje edhe me njerëz të cilët ata nuk i njohin ende. Në këtë fazë qartësohen gjithashtu vlerat dhe ata fitojnë aftësitë e tyre sociale, të paktën kjo është ajo çka na shpjegojnë psikologët që merren me zhvillimin e fëmijëve. Gjatë periudhave të mbylljeve dhe kufizimeve dhe për shkak të izolimit social, nuk mund të ndodhte asnjë prej këtyre zhvillimeve.

Për më tepër, mungesa e afrisë me fëmijët dhe adoleshentët e tjerë ka ndikuar gjithashtu në psiqikën e fëmijëve. Këto kohë kemi dëgjuar se sëmundjet mendore tek fëmijët janë rritur. Shumë simptoma kanë të bëjnë me reagimet normale situatave kërcënuese. Ankth, tërheqje, dhimbje mesi, depresion apo çrregullime gjumi janë reagime normale të përshtatjes në situata krize. Disa të tjerë mund të zhvillojnë sëmundje kronike. Ajo çka ëstë e rëndësishme është që të mos t’i lënë ata vetëm: në varësi të nivelit të stresit, shoqërimi me familjen, me miqtë apo këshillimi me profesionistë të shëndetit mendor është një ndihmë e madhe për fëmijët.

Prindërit si fanar për fëmijët e tyre

Përgjithësisht, prindërit janë si një fanar për fëmijët e tyre kur ata janë duke u rritur, duke ofruar mbështetje dhe orientim, dhe kjo vlen edhe më shumë në situata krize. Se sa mirë ia kanë dalë fëmijët gjatë pandemisë varet gjithashtu nga mënyra se si kanë reaguar vetë prindërit e tyre, sepse prindërit janë shembulli për fëmijët e tyre. Fëmijët nuk e kanë ende përvojën e duhur për të mjeshtëruar përvojat e vështira të jetës, sepse ata kanë më pak përvojë jete se sa të rriturit. Prandaj është shumë e rëndësishme që prindërit të rrezatojnë besim, qetësi dhe siguri për t’i dhënë atyre ndjesinë se situata do të ndryshojë sërish. Gjithashtu është thelbësore të pranojmë se, performanca e fëmijëve në 14 muajt e kaluar dhe dhe që të flasim me ta, duke iu thënë atyre se sa shumë ata kanë arritur dhe se si e kanë përballuar situatën. Fëmijëve iu është dashur që të durojnë shumë gjatë kësaj kohe, por ata kishin shumë më pak strategji përballimi dhe shumë më pak mundësi për të kompensuar këtë situatë sesa të rriturit.

Shijojeni verën

Tani është një prioritet që t’i ofrojmë fëmijëve një verë sa më të këndshme dhe të gëzuar, gjatë se cilës ata mund të përjetojnë atë që i ka munguar për një kohë kaq të gjatë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kompensimin e defiçiteve lidhur me të mësuarin – këtë vit fëmijët u ulën përpara kompjuterit dhe mësuan aty gjatë gjithë kohës. Tani është koha që ata të kenë përvoja të reja që kanë të bëjnë me trupin dhe komunitetin, pra ndërveprimin me njerëzit e tjerë. Çfarë është thelbësore tani: mbi të gjitha mbështetja në grup, të tilla si mjediset argëtuese dhe loja apo puna në grup me fëmijët e tjertë, saktësisht sepse fëmijët kanë kaluar një kohë kaq të gjatë pa këto aktivitete. Kjo përfshin ndarjen e përvojave, afrinë fizike, kampingu së bashku, gatimi së bashku apo përvojat në natyrë. Komuniteti fizik dhe përvojat shqisore janë ato që ndihmojnë fëmijët për t’iu rikthyer normalitetit sa më shpejt. Aktivitetet që për ne të rriturit mund të mos jenë aspak spektakolare, të tilla si të bëjmë muzikë së bashku apo të bëjmë sporte së bashku, janë aktivitete shumë të veçanta për fëmijët.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë