Blog

SI T’I NDIHMOJMË FËMIJËT QË TË KUPTOJNË BOTËN?

Koha e leximit: 3 minuta

Përjetoni, mësoni, zbuloni dhe kërkoni me të gjitha shqisat – edhe të vegjlit tanë mund të kënaqin kuriozitetin e tyre me disa eksperimente argëtuese.

Përse bën shkumë sapuni? Përse disa gjëra zhyten në ujë dhe disa të tjera jo? Në jetën e përditshme, shpesh fëmijët bëjnë pyetje që në thelb kanë të bëjnë me katër fusha specifike kërkimi: matematikën, shkencat kompjuterike, shkencat natyrore dhe teknologjinë. Rrjedhimisht, të merresh me këto çështje mbetet gjithmonë pjesë e të mësuarit ndërdisiplinor dhe të zgjidhjes së problemeve.

Ka shumë mënyrë që fëmijët e të gjitha moshave të kënaqin etjen e tyre për dije me eksperimenetet në këto katër fusha.

Eksperimentet më të thjeshta të cilat mund t’i kryeni në shtëpi

Në të gjitha përpjekjet, qëllimi është promovimi i të kuptuarit bazik respektiv.

Fizikë: Ujvara me mente    

Çfarë ju duhet: cola, karamele me mente

Vendosni mente në një shishe me cola, më pas do të shpërtheje një ujëvarë e madhe nga shishja. Ky fenomen fizik ndodh për shkak të sipërfaqes së fortë të karameles. Dioksidi i karbonit CO₂ i shpërbërë në cola mund të akumulohet atje, të mbledhë fllucka të mëdha, të ngrihet dhe madje të çlirojnë edhe CO₂ gjatë procesit.

Kimi: Bëni vetë flluckat e sapunit tuaj

Çfarë ju duhet: sheqer, detergjent, ujë

Zhytni një filxhan me sheqer në një tas me 5 filxhanë me ujë të ngrohtë – përzijeni deri sa përbërja të shpërbëhet. Më pas, shtoni një gjysëm filxhan me detergjent. Pikëlzat e ujit janë më të lirshme për shkak të detergjentit dhe sheqerit në ujë. Kjo e bën “lëkurën e ujit” të shtriqshme dhe dhe nga aty mund të dalin fllucka sapuni.

Informatik/Robotikë: Loja me robotët dhe me programuesit

Çfarë ju duhet: dy njerëz

Njëri do të luajë robotin, dhe tjetri programuesin. Tani është ngritur një labirint në dhomë nëpërmjet disa objekteve, në mënyrë të alternuar ju mund të ngjisni korridorët në dysheme me ngjitësin e piktorit. Tani njëri nga personat përpiqet që të shkojë tek personi tjetër, i cili është me sy të mbyllur, duke përdorur “komandat”: “Tre hapa përpara, hop, një hap majtas, një hap…”.

Shkencat kompjuterike / të menduarit algoritmik

Çfarë ju duhet: përzierje gjurmësh apo të ngjashme të cilat mund të grumbullohen

Së bashku ju mund të grumbulloni përbërësit individual në pirgje: rrush të thatë, arra etj.

Për se e bëni këtë? Çfarë do të zgjidhni të parën? Sa pirgje janë atje?

Teknologji / fizikë: të ndërtojmë një urë prej letre

Çfarë ju duhet: letër, ngjitës, gërshërë dhe kashtë.

Tani po bëhet një përpjekje për t’i përdorur këto materiale të lehta për të ndërtuar një urë të qëndrueshme ndërmjet dy tavolinave apo krahëve të dy karrigeve.

Nëse dëshironi që të jetë më e vështirë, ju mund të vendosni gjithashtu objekte mbi të dhe të shikoni se sa do të durojë ura prej letre.

Kimi: Të rrisim arinj prej gome

Çfarë ju duhet: arinj gome, ujë të ftohtë, mundësisht vaj, uthëll, ujë shiu

Zhytni një apo më shumë arinj gome në ujë përgjatë gjithë natës dhe në mënyrë të alternuar në lëngje të tjera. Ditën tjetër shiko se si do të kenë ndryshuar ato.

Substancat xhelatinoze, sheqeri dhe lëndët ngjyruese që të gjitha reagojnë ndaj mjediseve të lëngshme. Ju mund të vëzhgoni gjithashtu ndryshimin që do të rezultojë kur do t’i lini arinjtë që të thahen sërish.

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë