1. Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë
Me smartfonët, tabletët dhe të tjera të ngjashme si këto, vëmendja jonë është vazhdimisht e ndarë në shumë kanale të ndryshme komunikimi. Për pasojë, ne jemi në mënyrë konstante të tensionuar nga brenda. Në vend të ndarjes së çdo përvoje të vogël në Facebook dhe Instagram kur jeni me pushime, ju duhet të shijoni çdo çast me vetëdije dhesa më gjallërisht. Përjetoni çdo çast në vend që ta shikoni atë në ekran.
2. Bëni pushime pa lista detyrash
Pushimet kanë të bëjnë me udhëtimin drejt një gjendje të ndryshme të ndërgjegjes. Në jetën tonë të përditshme, ne punojmë vazhdimisht nëpërmjet një liste detyrash. Duke parë gjithmonë nga e ardhmja, ne hidhemi nga një takim tek tjetri. Koha e pushimeve është “koha e tanishme”. Kështu që mos bëni shumë. Nëse do të merrni me vete gjatë pushimeve një listë me detyra, në fund do të përfundoni duke u ndjerë sikur nuk keni pushuar fare.
3. Kini pritshmëri më të ulta
Pritshmëritë më modeste janë një faktor lumturie. Nëse tashmë e keni ezauruar vetveten dhe më në fund jeni me pushime, mund të ndodhë që ditët e para të pushimeve të përqasen me pritshmëri të ekzagjeruara. Rrjedhimisht, receta më e mirë për periudha të suksesshme pushimesh është: Pranoni faktin se ndjenjat e lidhura me pushimet mund të mos zënë vend menjëherë, hiqni dorë nga objektivat dhe përfshihuni në situatat ashtu siç ato vijnë.
4. Flini dhe mos bëni asgjë
Gjumi dhe rigjenerimi i mjaftueshëm janë të rëndësishme për shëndetin dhe marrëdhëniet tona. Sezoni i pushimeve është gjithashtu një kohë e çliruar nga objektivat gjatë se cilës ne i lejojmë vetes një kohë për t’u relaksuar dhe çtensionuar. Lejojini vetes që të relaksoheni dhe të shtendoseni me të vërtetë. Kjo është e vetmja mënyrë që trupi juaj të jetë në gjendje që të reduktojë prodhimin e tepërt të hormoneve të stresit pas javëve të mundimshme të punës. Një tepri i madhe hormonesh stresi na bën më shumë të predispozuar ndaj sëmundjeve ngjitëse, alergjive, obezitetit të pashëndetshëm, diabetit dhe sëmundjet kardiovaskulare në një periudhë afatgjatë.
5. Më shumë hapësirë për marrëdhëniet
Ndonëse ne kemi tendencën që të vuajmë nga distanca me partnerin/en tonë gjatë orëve stresuese të punës, mund të ndodhë që edhe afria gjatë pushimeve gjithashtu të jetë stresuese. Sepse veçoritë e partnerit/es tani janë veçanërisht më të dukshme. Shpesh konfliktet shërbejnë për të krijuar distancë dhe për të mbrojtur vetë hapësirën personale. Lajmi i mirë është se ju nuk keni përse ta bëni gjithçka së bashku gjatë pushimeve. Lini hapësirë për vetë nevojat tuaja personale. Shëtitja nëpër qytet dhe qëndrimi në diell mund të bëhen veçmas. Sigurisht që mund të lindin debate edhe nëse i jipni vetes suaj më shumë kohë të lirë nga partneri seç duhet. Siç mund ta shikoni, koha e pushimeve është gjithashtu një kohë kur ju mund të merreni me partnerin/en tuaj, të qëndroni së bashku dhe të ribashkoheni. Shijojeni!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.