Emergjencat janë pjesë e jetës. Ju nuk keni asnjë mënyrë për t’i parashikuar ato dhe, ndonjëherë, ju nuk kemi as edhe një mënyrë për t’i shmangur ato, por ju mund të planifikoni përpara kohe për një emergjencë, të paktën financiarisht.
Duke kursyer disa para mënjanë për emergjenca, ju do të jeni të përgatitur për të përballuar situatat e papritura të jetës, si për shembull, nëse makina juaj mund të ketë nevojë për ndonjë rregullim apo nëse do të keni fatura mjekësore të papritura për të paguar për një fëmijë të sëmurë, pa cënuar financat tuaja mujore, gjithashtu. Këtu do të gjeni disa këshilla se çfarë nevojitet që të dini rreth krijimit të një fondi emergjencash dhe se kur mund t’ju duhet që ta përdorni atë.
Çfarë është një Fond Emergjence?
Shkurt, këto janë para që ju i kurseni mënjanë për të papriturat e jetës. Ju mund të shtoni tek ky fond para rregullisht, dhe ju duhet të tërhqini nga aty vetëm për raste emergjencash, si për shembull, për rregullimin e lavatriçes apo për të paguar ndonjë faturë nëse mbeteni pa punë.
Sa shumë duhet të kursejë?
Përgjithsësisht, ju duhet të kurseni të paktën tre deri në gjashtë muaj shpenzime në fondin tuaj, është ajo çka na këshillojnë ekspertët e financave. Gjithashtu ju duhet të shqyrtoni këtu edhe rrethanat tuaja. Nëse ju jeni personi i vetëm në familje që fiton të ardhurat e jetesës, keni fëmijë apo një anëtar të familjes me nevoja mjekësore, mund të jetë një ide e mirë që të keni të paktën gjashtë muaj kursime.
Përse nuk duhet të mbështetem vetëm tek Kartat e Kreditit?
Kartat e Kreditit mund të jenë të dobishme për një emergjencë. Megjithatë, nëse ju nuk mund ta paguani balancën e plotë menjëherë, tipikisht ju do të përfundoni duke paguar interesat e Kartës së Krediteti përveç shumës që duhet t’i ktheni bankës mbrapsht. Kështu, ju jo vetëm që do të paguani koston e një shpenzimi të papritur, por do të paguani edhe interesa shtesë për kompaninë e kartës së kreditit. Nëse do të keni një fond emergjencash të disponueshëm, ju mund ta përdorni këtë fond për të paguar shpenzimet e papritura menjëherë dhe të shmangni krijimin e borxheve shtesë.
Ku duhet t’i mbaj paratë?
Ju duhet të sigurojeni që të keni akses në fondin tuaj të emergjencave me shpejtësi, me lehtësi dhe pa asnjë pagesë apo penalitet shtesë. Një opsion është që të krijoni një llogari kursimi në bankë, duke qenë se aty mund t’i kryeni tërheqjet më shpejt dhe, ndoshta kjo llogari mund të jetë edhe një llogari me norma fitimi.
Po sikur të mos jem në gjendje që t’ia dalë deri në fund të muajti?
Është mëse në rregull që ta filloni fondin e emergjencave ngadalë. Por e rëndësishme është që ta filloni. Kini në vëmëndje se, nëse ju tashmë jeni në borxhe apo keni shpenzime të papritura shtesë, një fond i vogël emergjencash do t’ju ndihmojë shumë. E rëndësishme është që, të përcaktoni objektivin tuaj të fillimit të fondit të emergjencave dhe që të punoni në mënyrë të qëndrueshme për rritjen e tij.
Çfarë konsiderohet një emergjencë?
Një emergjencë e vërtetë është diçka që ju nuk mund ta parashikoni apo që nuk e prisnit që të ndodhte. Për shembull, ju sëmureni dhe përfundoni me një sërë faturash mjekësore që duhet t’i paguani. Apo, furra juaj katër vjeçare digjet, përpara se të kalojnë vitet e plota të ndërrimit apo zëvendësimit të saj.
Përpara se të tërhqini paratë nga fondi juaj i emergjencave, rekomandohet që t’i bëni vetes këto tre pyetje rreth situatës suaj:
- A është e papritur?
- A është e domosdoshme?
- A është urgjente?
Nëse nuk mund t’i përgjigjeni me po këtyre pyetjeve, atëherë me shumë gjasa kjo nuk është një situatë emergjente. Megjithatë, kjo është diçka të cilën çdo njeri e përcakton vetë. Gjatë hartimit të buxhetit tuaj dhe të kursimeve për emergjenca, shqyrtoni domosdoshmëritë absolute – gjërat pa të cilat nuk mund të jetoni. Kjo mund të jetë një pikë e mirë fillimi për të vendosur se çfarë do të thotë një emergjencë.
Po sikur të më duhet që të tërheq para nga ky Fond?
Edhe kjo është diçka që mund të ndodhë, dhe kjo është arsyeja përse ju e keni krijuar këtë fond, kështu që, ju do të jeni të përgatitur nëse makinës suaj i prishen frenat aponëse foshnja juaj sëmuret. Shpesh ju mund të ndjeheni të frustruar nga reduktimi i të ardhurave tuaja mujore për shkak të kursimeve që duhet të bëni, por fondet e emergjencave për këtë janë. Gjithashtu, ju duhet t’i zëvendësoni paratë e tërhequra nga fondi i emergjencave sa më parë që të jetë e mundur, që të jeni të përgatitur për të papariturën tjetër të jetës.
Në fund të fundit, ju mund të mos jeni në gjendje që ta parandaloni një emergjencë që mund të ndodhë, por me krijimin e një fondi emergjencash, ju do të jeni financiarisht të përgatitur për të përballuar çdo situatë të papritur.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.