Klubi i Artit dhe Kultures

Si lindën poemat e dashurisë

Koha e leximit: 4 minuta

Miti i tragjik i Orfeut dhe Euridiçes – Nga Brendan Pelsue, TED-ED, 2018

Ishte martesa e përsosur, mendoi i ftuari. Dhëndri ishte Orfeu, më i madhi i të gjithë poetëve dhe muzikantëve. Nusja, ishte Euridiçja, nimfa e pyllit. Çdo njeri mund ta kuptonte që çifiti ishte me të vërtetë dhe thellësisht i dashuruar. Papritur, Euridiçe u pengua dhe bie në tokë. Në kohën që Orfeu kishte arritur në krahë të saj, ajo kishte vdekur, dhe gjarpri që e kishte kafshuar atë po rrëshqiste, duke u larguar përgjatë barit. Pas funeralit të Euridiçes, Orfeu ishte i mposhtur nga një dhimbje, që asnjë njeri nuk do të mund ta mbante dot, dhe kështu ai vendosi të udhëtonte për në tokën e të vdekurve, një vend nga i cili asnjë krijesë e gjallë nuk ishte kthyer më, për të shpëtuar të dashurën e tij. Kur Orfeu arriti tek portat e botës së nëndheshme, ai filloi t’i binte lirës së tij. Muzika ishte kaq e bukur saqë Cerberusi, qeni me tri kokë i cili ruante të vdekurit, u shtri i fjetur teksa Orfeu kaloi portën. Charon, kapiteni i anijes, i cili transportonte shpirtrta e ngarkuar të të vdekurve përgjatë Lumit Styx, u prek aq shumë nga muzika e tij saqë ai e transportoi Orfeun përgjatë lumit pa pagesë. Kur Orfeu hyri në Pallatin e Hadesit dhe të Persefonës, mbertëreshën dhe mbretin e të vdekurve, ai filloi të këndonte. Ai këndoi për dashurinë e tij për Euridiçen, dhe u tha atyre se atë e kishin marrë shumë shpejt. Do të vinte dita, kur ajo, ashtu si të gjitha krijesat e tjera të gjalla, të zhyteshin në tokën e të vdekurve, për të gjithë përjetësinë, kështu që a mund t’i jepte Hadesi asaj edhe disa vite më shumë në Tokë? Në çastin pasi Orfeu përfundoi, i gjithë ferri qëndroi i palëvizur. Sizifi nuk e rrokulliste më gurin sipër kodrës. Tantalusi nuk e arriti ujin që nuk do të lejohej kurrë që ta pinte. Madje edhe Furitë, perëndeshat daemoniake të hakëmarrjes, vajtuan. Hadesi dhe Persefona ia plotësuan Orfeut kërkesën, por me një kusht. Gjatë ngjitjes mbrapsht për të dalë nga bota e nëndheshme, ai nuk duhet të kthehej për të parë nëse Euridiçe po e ndiqte atë nga pas apo jo. Nëse ai do ta kthente kokën, ajo do të kthehej tek toka e të vdekurve përgjithmonë. Orfeu filloi të ngjitej. Pas çdo hapi, ai shqetësohej gjithnjë edhe më shumë nëse Euridiçe ishte me të. Ai nuk dëgjonte asgjë – ku ishin hapat e saj? Së fundi, pak përpara daljes nga bota e nëndheshme dhe hyrjes në dritën e ndezur të ditës, ai iu dorëzua tundimit. Orfeu u përpoq të rikthej në botën e nëndheshme, por atij iu refuzua hyrja. I ndarë nga Euridiçe, Orfeu u betua që të mos donte asnjëherë, asnjë grua tjetër përsëri. Në vend të kësaj, ai u ul në një pemishte me pemë dhe këndonte këngë për të dashuruarit. Ishte Ganymede, djali i bukur i Zeusit i cili prodhonte mbajtëset e pijeve për perënditë. Ishte Myrrah, e cila dashuronte të atij dhe që u dënua për këtë, dhe Pygmalion-i, i cili e skulpturoi gruan e tij ideale nga fildishi, dhe pasataj iu lut Venusit deri sa ajo të shfaqej si figurë e gjallë. Pastaj kishim vet Venusin, Adonisi i bukur i së cilës ishte vrarë nga një derr i egër. Ishte sikur vetë dashuria dhe humbja e Orfeut, e kishte lejuar atë të shikonte në zemrat e perëndive dhe të njerëzve kudo. Megjithatë, për disa, nuk mjaftonte vetëm poezia. Një grup grash të egra, të quajtura Maenad-et, nuk mund ta duronin dot faktin që një poet, i cili këndonte kaq bukur për dashurinë të mos t’i donte ato. Ato u xhindosën nga xhelozia dhe e shkatërruan të shkretin Orfe. Zogjtë, këngëtarët e natyrës, e vajtuan Orfeun, ashtu siç bënë lumenjtë, që bënin muzikë gjatë gurgullimit të tyre. Bota kishte humbur dy shpirtra të mëdhenj. Orfeu dhe Euridiçe e kishin dashur njëri-tjetrin kaq thellë saqë kur ata u ndanë, Orfeu kuptoi dhimbjen dhe gëzimin e dashnorëve kudo, dhe kështu lindi një formë e re arti – poemat e dashurisë. Ndërsa bota vajtonte, Orfeu gjeti paqen, dhe gjysmën tjetër të tij në botën e nëndheshme. Atje, deri më sot, ai ecën me Euridiçen përgjatë bregut të Lumit Styx. Ndonjëherë, ata shëtisin krahë më krahë; ndodnjëherë, ajo është përpara; dhe ndonjëherë, udhëheq ai, duke e kthyer kokën për të parë Euridiçen sa herë që ka dëshirë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë