Nga Amy E. Herman, TED-ED, 2013
Ekziston një qëndrim mbizotërues se, arti nuk ka rëndësi në botën reale. Por studimi i arti mund të fuqizojë perceptimin dhe aftësitë tona për t’i përkthyer të tjerëve atë që ne shikojmë. Dhe këto janë aftësi të dobishme. Këto aftësi mund të shpëtojnë jetë.
Doktorët, infermieret, dhe agjentët e përforcimit të ligjit mund të përdorin pikturën, skulpturën dhe fotografinë si një mjet për të përmirësuar më tej mprehtësinë e tyre pamore dhe aftësitë komunikuese, të cilat janë thelbësore gjatë një investigimi dhe emergjencave të caktuara. Nëse jeni duke trajtuar një plagosje, investigimi i një skene krimi, ose përpjekja për t’ia përshkruar secilën nga këto gjëra një kolegu, arti do t’ju bëj më të mirë në këtë gjë.
Le të përfytyrojmë se ju jeni një polic sezonal ose një doktor i përkushtuar, por gjithashtu përfytyroni sikur ndodheni në një muze dhe do të shikojmë një pikturë. Pikturën ‘Përtej kohës’, 1938 të Rene Magritte paraqet një mjedis të brendshëm misterioz dhe kompleks që na fton ta analizojmë, ndryshe nga ajo që kërkohet për simptomat e një pacienti ose në skenën e një krimi.
Një tren në miniaturë, origjina dhe destinacioni i të cilit, janë të panjohura është duke dalë nga një oxhak, dhe tymi nga lokomotiva duket sikur ngjitet lart sipër oxhakut sikur ndodh edhe kur ka zjarr, që dukshëm mungon poshtë në oxhak ku duhet të kishte zjarr. Misteri i kësaj skene jehon në sallën e ndjenjes që është e zbrazët, që përforcohet edhe nga dyshemetë prej druri kaf dhe druri në krahë të djathtë të oxhakut. Sipër oxhakut janë dy mbajtëse qirinjsh dhe një orë. Pas këtyre objekteve është një pasqyrë e madhe që na zbulon një ambient të zbrazët dhe vetëm një refleksion të pjesshëm të objekteve sipër tij. Ballafaqimi i këtyre objekteve që rrefojnë lëvizjen e trenit, ngre një sërë pyetjesh për të cilat nuk duket se ka një përgjigje të dukshme.
A e përmblodha pikturën në mënyrë të saktë apo lashë disa detaje jashtë?
Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe nëse shikoni edhe diçka tjetër në një pikturë, por po sikur të jemi që të dy policë sezonalë? Unë ju thërras që të më ndihmoni. Dhe ju vini vetëm për të kuptuar se dy ninxhat që kisha përmendur janë, në fakt, gjashtë ninxha hajdutë me lazera.
Një studim i kujdesshëm i artit mund t’i trajnojë shikuesit që të studiojnë me kujdes, të analizojnë elementët e vëzhguar, t’i artikulojnë ato shkurtimisht, dhe të formulojnë pyetje për të adresuar mospërputhjet e dukshme. Shqyrtimi i detajeve të një skene të panjohur, në këtë rast të një vepre arti, si edhe vëzhgimi më saktësi i çdo kundërshtie të mundshme është një aftësi thelbësisht mjaft e rëndësishme si për njerëzit që shikojnë, për shembull, grafitë e pacientëve, ose ata që marrin në pyetje të dyshuarit.
Le ta marrim në pyetje këtë pikturë. OK, Magritte, këtu kemi një pikturë relativisht të vogël që ti ke pikturuar:
Por përse nuk kemi shina për trenin aty?
Përse nuk ka zjarr?
Çfarë ka ndodhur me qirinjtë?
Për se nuk ka oxhaku një tunel të vogël për trenin?
Ai thjesht del direkt nga muri. Dhe ora na thotë se ora është një pa një cerek, por nuk jam e sigurt nëse drita që vjen nga dritarja në një kënd thotë që sapo ka kaluar koha e drekës.
Për çfarë është e gjitha kjo pikturë?
Dhe këtu është pjesa kur ti, kolegu im i besuar (nga dyshja e policëve sezonalë) më frenon, dhe unë largohem. Ti i çon Magritte një filxhan me kafe dhe ti e mban atë në ‘zgarë’ për të parë nëse kjo piktrë do t’i qëndrojë një rasti në gjykatë. Shikuesit mund të ofrojnë një përshkrim më të detajuar dhe më të saktë të një situate duke artikuluar se çfarë është parë dhe çfarë jo. Kjo është veçanërsiht e rëndësishme në fushën e mjekësisë. Nëse një sëmundje evidentohet nga tri simptoma, dhe vetëm dy janë të pranishme tek një pacient, një profesionist mjekësor duhet të deklarojë në mënyrë eksplicite mungesën e simptomës së tretë, duke specifikuar qe pacienti mund të mos ketë atë sëmundje që dyshohet. Çdo mungesë e dukshme në simptoma janë të dukshme vetëm për një sy të trajnuar për t’i parë këto mungesa.
Arti i mëson profesionistëve përgjatë një spektri të gjerë fushash të ndryshme disiplinore jo vetëm që të bëjnë pyetje më efektive mbi atë që nuk mund të jipet përgjigjje e menjëhershme, por gjithashtu, dhe që është edhe më e rëndësishme, si të analizojmë situata komplekse dhe ato të botës reale nga një perspektivë e re dhe e ndryshme, duke zgjidhur përfundimisht probleme të rëndësishme.
Një vëmdendje e thellë ndaj detajit, aftësia për t’u zmbrapsur atëherë kur duhet dhe të shikosh në një mënyrë të ndryshme, ne duam që në fillim ata që do të japin përgjigjjet të kenët aftësitë e duhura analitike, të paktën atë historianëve të artit të nivelit master.
Arti na trajnon të investigojmë, dhe kjo është një aftësi për botën reale nëse me të vërtetë ka një të tillë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.