Blog

SI DUHET TË VEPRONI PËR TU DËMSHPËBLYER NË RAST DËMI MINIKASKO TË MAKINËS?

Koha e leximit: 2 minuta

Nëse keni sigurimin MINIKASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Proces verbali i Policisë Rrugore;
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail);
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit.

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

Kujdes!

  • Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
  • Plotësoni me saktësi të dhënat e kërkuara dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.

Raporto dëm MINIKASKO në link më poshtë:

https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/demet/

Per te njoftuar demin duhet te Logoheni. Nese nuk keni account,ju lutemi te Rregjistroheni

https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/Menu/Sherbime-dhe-kontakte/RaportoDemTPL.aspx

Hapat pas marrjes së kërkesës së dëmit:

  • Procedura e trajtimit të dëmit kryhet sipas kërkesave dhe brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore, rregullatore dhe kushtet e secilës kontratë nga Departamenti i Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA do të vlerësojë dhe analizojë dëmin(et) e pësuara;
  • Klienti informohet mbi vlerën përkatëse të dëmit bazuar në aktin e ekspertimit;
  • Klienti bie dakord dhe nënshkruan Deklaratën e Pranimit të Vlerës dhe mbylljen e rastit;
  • Kryerja e pagesës brenda 14 ditëve pas nënshkrimit të Deklaratës së Pranimit të Vlerës.

Qendra e Asistencës 24/7 për klientët:  

Tel:                        +355 4 22 333 08

Nr Jeshil:             0800 31 31

Whatsapp:          +355 68 606 2829

E-mail:                  [email protected]

Website:             www.sigal.com.al

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë