Blog

SA TË SHËNDETSHME JANË LËNGJET ME PROTEINA?

Koha e leximit: 2 minuta

Lëngjet me proteina janë produkte ushqyese që na pasurojnë dhe fuqizojnë. Por si t’i përdorim siç duhet?

Trupi ka nevojë për proteina, veçanërisht për të rigjeneruar muskujt dhe fuqizuar sistemin tonë imunitar. Normalisht, kërkesa prej 0.8 gramë për kilogramë të peshës së trupit mund të përmbushet me lehtësi nëpërmjet një diete normale të ushqyeri.

Shumë ushtrime fizike, më shumë proteina

Në rast se, kemi të bëjmë me qëllime sportive më serioze, gjërat duken pak më ndryshe: Kërkesat për trajnim më të vështirë dhe më kërkues rrisin kërkesat në rreth 1.5 gramë për kilogram të peshës trupore. Në këtë rast, mund të bëjë kuptim që të shtoni një produkt me proteina në dietën tuaj ushqimore të paktën një herë ose dy herë– veçanërisht nëse nuk jeni duke gatuar. Kjo është një shtesë shumë e mirë që mund t’i bëni dietës suaj ushqimore, por domosdoshmërisht jo çdo ditë.

Kështu, nëse përdorni proteina, idealisht ju duhet ta bëni këtë një ose dy orë përpara trajnimit (rekomandohet: një vakt me rreth 20 gramë proteina). Në mënyrë alternative, diçka e tillë mund të bëhet edhe më pas. Kjo është veçanërisht e dobishme lidhur me trajnimet e forcës. Por edhe shumë proteina nuk është e dobishme. Shumë harrojnë që proteinat kanë gjithashtu edhe kalori, të paktën kjo është ajo për çka na paralajmërojnë doktorët. Çdo defiçiencë e saj mund të idenfitikohet nga prania e lodhjes dhe një sistem imunitar i dëmtuar. Edhe ata që ndodhen nën shumë stres është mirë që të shikojnë racionin e tyre të proteinave. Mos harroni se ju duhet t’i jipni trupit gjithmonë burimet e energjisë për të cilat ai ka nevojë.

Bëni dallimin ndërmjet të mirës dhe të keqes

Por jo të gjitha lëgjent me proteina janë të njëjta. Sipas studimeve, 25% e të gjitha preparateve të proteinave në treg nuk janë të pastra, që do të thotë se, ato përmbajnë shtesa të tjera. Pastërtinë e bën çmimi, dhe këtë ekspertët e dinë shumë mirë. Mbi të gjitha, është e rëndësishme që të kontrolloni përbërësit nëse ka shumë yndyrna dhe sheqer. Nëse kërkoni që ta dini me saktësi, gjeni produkte të çertifikuara dhe të një cilësie të lartë që janë të testuar dhe të çertifikuara siç duhet.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë