Blog

SA PARA DUHET TË INVESTOJ NË PENSION PRIVAT?

Koha e leximit: 3 minuta

Disa shembuj konkret!

Gjatë rinisë shumë pak persona mendojnë për moshën e pensionit, duke e kujtuar atë si një kohë të largët. Por vitet kalojnë shpejt, e duke u bazuar në situatën aktuale me vështirësitë që kalojnë të moshuarit me pensionet e pamjaftueshme shtetërore, të mendoni për pensionin privat sa jeni ende të rinj nuk është një lluks, por një domosdoshmëri.

Fillimisht, nëse po mendoni që të filloni investimin në pension privat, ju keni nevojë që të vendosni se sa shumë para duhet të kurseni. Shuma e parave që ju do të kontribuoni për planin e pensionit tuaj privat, i kombinuar me rritjen e fitimeve nga të ardhurat e investimit tuaj, do të përcaktojnë madhësinë e fondit tuaj të pensionit në pleqëri.

Rregulli i përgjithshëm është synimi për të pasur një pension të barabartë me rreth 1/3 e pagës suaj aktuale. Kjo shumë do t’ju paguhet, së bashku me Pensionin Shtetëror, të cilin ju do të keni të drejtë ta tërhiqni pas daljes në pension. Nëse ky është edhe synimi juaj, atëherë filloni të kurseni që tani.

E rëndësishme: Mbani mend se kjo është vetëm shuma minimale që duhet paguar për pensionin tuaj privat. Shikoni 5 tabelat më poshtë për të mësuar më në detaje mbi shumën që mund të investoni në pension privat në varësi të gjendjes dhe zgjedhjeve tuaja financiare.

*Shembujt e mësipërm janë ilustrativ. Norma e fitimit nga investimi i aseteve të fondit është e ndryshueshme në varësi të kushteve të tregut.

Produkti Nr. 1: Pagesa mujore kontributesh dhe perfitim mujor sipas viteve të kontributit

 

Kontribut mujor sipas viteve

dhe pension mujor në lekë

20 vite
Kontributi

mujor

Pension

mujor

Fitimi
2,000 5,400 816,000
5,000 13,600 2,064,000
10,000 27,000 4,080,000

Produkti Nr. 2: Pagesa mujore me vlerë të caktuar dhe përfitim i menjëhershëm

 

Kontribut mujor sipas viteve

dhe përfitim i menjëhershëm në lekë

Kontributi

mujor

15 vite

Përfitim

i menjëhershëm

Fitimi
2,000 536,000 176,000
5,000 1,342,000 442,000
10,000 2,684,000 884,000

Produkti Nr. 3: Pagesë e menjëhershme dhe pension mujor për 10 vite

 

Kontribut i menjëhershëm

dhe pension mujor për 10 vite në lekë

Kontributi

i menjëhershëm

Pension

mujor 10 vite

Fitimi
500,000 8,700 544,000
1,500,000 26,000 1,620,000
3,000,000 52,000 3,240,000

Produkti Nr. 4: Pagesë e menjëhershme kontributesh dhe përfitime të menjëhershme

 

Kontribut i menjëhershëm

dhe pension mujor për 10 vite në lekë

Kontribute

të menjëhershme

Përfitim

i menjëhershëm

pas 10 vite

Fitimi
500,000 823,000 323,000
1,500,000 2,470,000 970,000
3,000,000 4,900,000 1,900,000

 Produkti Nr. 5: Pagesë e menjëhershme kontributesh dhe pension mujor për 10 vite

 

Kontribut i menjëhershëm

dhe pension mujor për 10 vite në lekë

Kontribute

të menjëhershme

Kontributi

mujor

10 vite

Pension mujor 10 vite
500,000 20,000 41,000
1,500,000 7,000 37,000
3,000,000 5,000 60,000

➡Për të LLOGARITUR ONLINE PENSIONIN PRIVAT klikoni në👇:

https://fppsigal.com.al/llogaritje-e-pensionit-te-programuar/

➡Për më shumë detaje për FONDIN E PENSIONEVE PRIVATE SIGAL UNIQA klikoni në👇: www.fppsigal.com.al dhe do të informoheni në detaje për të gjitha llogaritjet tuaja.

 

 

 

 

 

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë