Më në fund, me instalimin e sistemit të alarmit ju mund të ndjeheni të sigurt. Por a mund të vareni me të vërtetë vetëm tek to? Këtu, do të gjeni një analizë mbi se sa efektive janë, në fakt, sistemet e alarmit. Ah, meqë ra fjala, një mace shumë e madhe nuk është sistem alarmi, na vjen keq.
Sa mirë na mbrojnë sistemet e alarmit? Kjo nuk është një pyetje e thjeshtë.
Një sistem klasik alarmi është para së gjithash një paisje që zbulon hajdutët dhe i frikëson ata me zhurma të larta apo ju informon juve mbi vjedhjen që mund të jetë duke ndodhur në shtëpinë tuaj. Sot është e vështirë të themi se sa shumë hajdutë janë ndaluar, në fakt, nga sistemet e alarmit, sepse ne mund të mos shikojmë kurrë rezultatet e frenimit të tyre.
Megjithatë, ekspertët janë paksa skeptik. Një kriminolog gjerman, për shembull, paralajmëron se sistemet e alarmit mund t’i dërgojnë gjithashtu hajdutëve një sinjal pozitiv, që do të thotë: se këtu, pra shtëpia juaj ka shumë për të fituar. Një studim amerikan i vitit 2017 konkludon gjithashtu se, sistemet klasike të alarmit, në fakt, ofrojnë më pak mbrojtje sesa masat antivjedhje. Me fjalë të tjera, sistemet e alarmit kanë çuan në vjedhje më të suksesshme.
Rrjedhimisht, sistemet e alarmit nuk janë një armë e mirë për të gjitha qëllimet. Në vënd të kësaj, është mirë që t’i kombinoni me masa të tjera: vendosni siguresa tek dyert dhe tek dritaret. Studimet konfirmojnë gjithashtu që një kombinim i elementëve të sigurisë mund të jetë shumë më efektive se sa thjesht një sistem klasik alarmi.
Sistemet e alarmit: Çfarë duhet të kërkoni?
Megjithatë, ne nuk duam të themi në asnjë çast që sistemet e alarmit janë të padobishme. Sepse edhe nëse ne nuk e dime me saktësi se sa shumë ato i ndalojnë hajdutët, këto sisteme mund t’ju dërgojnë një mesazh me tekst, pra t’ju njoftojnë nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë që të jeni të sigurt në kohë dhe të telefononi policinë. Nëse vendosni që të blini një sistem alarimi, ka disa opsione. Ato janë:
- Sistemet me radio
- Sistemet me kabllo
Këto të dytat janë pak më të vështira për t’u instaluar (sepse kabllot nuk mund të lihen thjesht të shtrira diku), si edhe duhet të jenë gjithashtu më pak të predispozuara për t’u prekur, ose për të ndërhyrë tek to. Është e rëndësishme që ju ta vendosni njësinë qëndrore të sistemit të alarmit tuaj në një vend të sigurt, përndryshe hajdutët do të përpiqen që ta fikin atë.
Mos kurseni për çmimin: Sistemet e lira të alarmit shpesh mund të hakerohen me më shumë lehtësi, janë më të prirura për të ndërhyrë tek to, dhe nuk reagojnë, për shembull, kur dikush hyn nga një dritare e hapur.
A e keni bërë sigurimin nga vjedhja të shtëpisë suaj?
➡SIGURONI SHTËPINË ONLINE?:
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
✅MERRNI NJË OFERTË TANI NË?:
WhatsApp: 068 60 62 829
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.