Blog

RRUGËT DHE AUTOSTRADAT E ZGJUARA

Koha e leximit: 2 minuta

Rrugët dhe autostradat e zgjuara do të bëhen zbatuesit kryesor të kaq shumë së reklamuarës “Internet të Gjërave” (Internet of Things). Sepse energjia elektrike është një pjesë integrale e qytetit, rrugëve nënurbane dhe dizenjimit të autostradave, ku do të ketë energji të disponueshme për furnizimin e shumë sektorëve që do të krijojnë rrjetin e rrugëve të zgjuara të vitit 2040.

Këto sinjale dhe sensorë trafiku do të përfshijnë kamera, radar, lidar (një sistem zbulimi që punon sipas parimeve të radarit, por përdor dritën nga një lazer), sensorët e shpejtësisë, sensorët e motit, sensorët e pamjes, sistemet e njohjes së targave, sensorët e paralajmërimit të urgjencave dhe shumë sensorë të tjerë që duhet të zhvillohen. Shumica e informacionit që do të transmetohet nga sinjalet dhe pajimet e rrugëve do të mundësojnë përditësimin e hartave në kohë reale dhe kontollin e vendndodhjeve. Të gjitha këto do të jenë jetike për operimin e sigurt të automjeteve autonome. Këto sisteme duhet të punojnë në mënyrë të besueshme në kushte të këqia moti, ku lidhja ‘wireless’ do të jetë e përhershme dhe operative nën një sërë kushtesh dinamike për drejtimin e automjeteve.

Kjo do të thotë se vet sinjalet, shenjat dhe vizat duhet të ofrojnë informacion dixhital autonom dhe garantimin e sistemeve mbështetëse. Shenjat e zgjuara dhe shënjimi i trotuarëve me të zezë në “bojë dixhitale” duhet të komunikojë drejtëpërdrejtë me pajisjet e makinave për t’i njohur këto materiale të reja inteligjente transporti, duke përmirësuar sigurinë rrugore.

Një avantazh i madh për shoqërinë do të jenë kursimet nga shtrimet në spitale dhe kostot e kujdesit shëndetësor për ata miliona njerëz që do të ishin dëmtuar nga aksidentet motorrike. Për shembull, sot, 20 përqind e pranimeve në repartet e traumave në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar, janë si rezultat i aksidenteve në trafik, dhe kjo përqindje është shumë më e lartë në vendet në zhvillim. Reduktimi ose eliminimi i shkakut të aksidenteve do të ofrojë një stimul edhe më të madh për qeveritë për të ofruar paratë e nevojitura për ndërtimin e rrjetit të rrugëve të zgjuara për automjetet autonome.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë