Blog

RREZIKU CYBER

Me përparimin e teknologjisë, rriten edhe rreziqet cyber. Asnjë biznes nuk është imun nga kërcënimet që vijnë nga krimi cyber – lejoni ekspertizën e industrisë sonë, brokerave të preferuar, dhe mbulimeve të përshtatura sipas nevojave të sigurimeve t’ju ndihmojnë që të mbroni kompanitë tuaja nga fatkeqësitë dixhitale.

 

Çfarë është sigurimi nga rreziku cyber?

Në epokën dixhitale, është e nevojshme që ju të zgjeroni mbulimet e biznesit tuaj për të mbrojtur financat dhe reputacionin tuaj. Sigurimi nga rreziqet cyber është dizenjuar për të mbështetur biznesin tuaj nëse dikush hyn në mënyrë të paligjshme në rrjetet kompjuterike, duke shkaktuar vjedhjen e informacionit apo të kërkojnë shpërblesë për rikuperimin e informacionit, ndërprerjen e operacioneve të biznesit, prishjen e sistemeve të kompjuterave, dhe pasoja të tjera profesionale serioze.

 

Mbulimi nga rreziqet kibernetike mund të përfshijë gjëra si:

  • Prishja/korruptimi i të dhënave
  • Humbja e pajisjeve
  • Viruset kompjuterike
  • Vjedhja e informacionit

Mbulimi nga rreziqet kibernetike nuk ndalon në çastin e ngjarjes sepse pasojat mund të shtrihen për një kohë të gjatë. Përveç rifitimit të aksesit apo rikuperimit të informacionit të humbur, biznesi juaj mund të ketë nevojë që të merret me gjëra të tilla si riparimi i rrjetit, dëmet ligjore, dhe shëbrimet e marrëdhënieve me publikun për të ndihmuar me rikuperimin e reputacionit tuaj dhe rindërtimin e besimit tek klientët. Rikuperimi i informacionit të humbur mund të kërkojë disa ditë, javë apo edhe muaj.

 

Çfarë është saktësisht ‘hacking” (hakerimi)?

Ju keni dëgjuar për to edhe më parë, por çfarë do të thonë këto me të vërtetë? Hakerimi është një lloj sjellje kriminale që ka për viktimë një sistem apo rrjet kompjuterik sipas disa mënyrave të ndryshme.

 

Kush ka nevojë për sigurimin nga rreziqet cyber?

A e trajtoni informacionin elektronikisht? Vetëm në rast se jeni duke përdorur ende laps dhe letër për të lehtësuar, regjistruar apo përpunuar transaksionet, të dhënat tuaja me shumë gjasa janë vulnerable. Një biznes nuk ka nevojë që të jetë i rrënjosur në sferën teknologjike që të jenë të prirur ndaj krimeve cyber – çdo biznes që përdor kompjutera është i ekspozuar ndaj rreziqeve cyber. Edhe nëse nuk jeni duke e trajtuar apo transmetuar informacionin elektronikisht, biznesi juaj mund të jetë ende i rrezikuar nga shkelja e të dhënave në rastin e humbjes apo dëmtimit të pajisjeve elektronike që ruajn të dhëna të ndjeshme – si celularë, laptop, apo USB – apo dokumente në letër që përmbajnë të njëjtin lloj informacioni.

 

I vogël apo i madh, hajdutët i duan të gjitha

Zakonisht hakerimet e kompanive të mëdha arrijnë që të kapin titujt e gazetave, por bizneset e vogla dhe te mesme janë po aq të prirura ndaj krimeve cyber sa ato të mëdhatë. Incidentet cyber impaktojnë kompanitë e të gjitha industrive dhe ato mund të ndodhin në disa rrugë. Instrumenti i preferuar është e-mail-i midis hajdutëve për të aksesuar sistemin tuaj, dhe në çastin kur ata janë brenda, ata mund të lëshojnë viruse (malware, ransomware) dhe programe të tjera keqdashëse për të shkaktuar probleme. Gjithçka që nevojitet është një sulm i targetuar për të nxjerrë jashtë loje biznesin tuaj të vogël. Edhe nëse ia dilni që të riktheheni dhe të operoni sërish, prisni që të përballeni me pasoja të kushtueshme.

 

Vlereso riskun e kompanise këtu:

LLOGARITËS I RREZIKUT TË EKSPOZIMIT KIBERNETIK

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë