Lajme

Rikthehet bashkëpunimi i suksesshëm Kompania “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” & Klubit i Basketbollit “SIGAL PRISHTINA”

Me rastin e rivendosjes së bashkëpunimit më të suksesshëm në historinë e sportit në Kosovë, ndërmjet Kompanisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” dhe Klubit të Basketbollit “SIGAL Prishtina”, Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë “ SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Z. Avni Ponari, organizoi më 30 shtator 2019 një pritje për të festuar këtë vazhdimësi të susesshme bashkëpunimi si edhe për një fillim të mbarë të etapës së dytë të këtij bashkëpunimi që u kurorëzua me triumfin e Klubit në Superkupën e Kosovës për vitin 2019.

 Klubi i Basketbollit “SIGAL Prishtina” është Klubi më i madh i basketbollit në Kosovë. Ky klub ka garuar rregullisht në nivelet më të larta të basketbollit në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. Që prej vitit 1999, Klubi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në basketbollin vendor: 13 herë Kampion i Kosovës, 15 herë fitues i Kupës së Kosovës, 3 herë fitues i Supërkupës dhe 2 herë fitues i Ligës BIBL.

 

Në  rrafshin ndërkombëtar, “SIGAL PRISHTINA”, ka shënuar suksesin më të madh duke u kualifikuar në 16 klubet më të mira në Kupën Evropiane FIBA.

 

 

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, grupi më i madh dhe më i fuqishëm financiar ne fushën e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqeoninë e Veriut, ka mundësuar në vazhdimësi një mbështetje të fortë financiare ndaj industrisë së sigurimeve dhe financave në Rajon, duke qenë që në gjenezë të operacioneve dhe aktivitetit të tij një Grup i përkushtuar ndaj profesionalizmit, përgjegjshmërisë maksimale ndaj klientëve të saj dhe kontributit të çmuar në kryerjen e aktiviteteve të lidhura me përgjegjësitë sociale të Grupit.

 

Prej mbi 20 vitesh, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, është kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri, ku udhëheqim tregun vendas që prej vitit 2002, duke zotëruar mesatarisht 30% të tregut. Grupi SIGAL UNIQA është një familje e madhe që numëron mbi 1,500 punonjës dhe agjentë, të cilët u shërbejnë 1 milion klientëve në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është ndër grupet më të mëdhenj financiarë në rajon, i përbërë nga 8 kompani sigurimesh dhe 1 fond pensioni privat dhe zotëron 121.2 milionë Euro asete, numëron mbi 65 milionë Euro prime të shkruara për vitin 2018 dhe rreth 300 milionë Euro dëme të paguara ndër vite.

 

Gjithashtu duke qenë e ndërgjegjshme për përgjegjësinë e vet sociale, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA-KOSOVË ka kontribuar në mënyrë të qëndrueshme në zhvillimin e mëtejshëm të sportit dhe artit në Kosovë, veçanërisht në fushën e basketbollit me një investim prej 2 milion Euro. Skuadra e basketbollit që mban emrin e Kompanisë, “SIGAL Prishtina” është kampion kombëtar dhe një përfaqësues i denjë i basketbollit kosovar në kampionatet ndërkombëtare dhe “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA-KOSOVË” është krenar për këtë mbështetje dhe kontribut të vazhdueshëm.