Jipini realitetit disa nuanca dhe më pas zmadhojeni atë. Nga mobiliet magjike deri tek doktorët e trajnuar, ne do t’ju tregojmë se çfarë është Realiteti i Zmadhuar.
A e dini se çfarë i mungon jetës? Dragonjtë! Kjo duhet t’i shtojë shumë ngazëllim rutinës së përditshme. Imagjinoni se sa argëtues do të ishte udhëtimi juaj i përditshëm për në punë nëse papritur një hardhuckë gjigande që nxjerr flakë nga goja do të gllabëronte atë makinën pas jush që po i bie burisë. I vetmi problem është që ato nuk ekzistojnë.
Librat dhe filmat e fantazisë, madje edhe realiteti virtual nuk mjaftojnë për t’ju zëvendësuar juve, sepse ju jeni shumë të zgjuar për të gënjyer veten. Por ne mund të kemi një zgjidhje. Po sikur ne ta vendosim atë hardhuckën e zemrës suaj drejtëpërdrejtë në fushëpamjen tuaj? Mirëseerdhët në Realitetin e Zmadhuar. Ne do t’ju tregojmë se teknologjia mund të bëjë shumë më shumë sesa fantazia.
Realiteti i zmadhuar: një realitet disi më i mirë
Realiteti i Zmadhuar do të thotë që perceptimi njerëzor i realitetit të zmadhohet nëpërmjet teknologjisë kompjuterike, që i thërrasin çdo shqise tuajën, qoftë nuhatje apo dëgjim. Por të mos mashtrojmë veten: kur përmendim Realitetin e Zmadhuar, aktualisht dhe gjithmonë ai ka të bëjë me shikimin/të parit: një objekt virtual që nxirret përpara fushëpamjes suaj në mënyrë që ai të duket sikur të ishte pjesë e skenës që ju keni përpara syve. Dallimi i Realitetit të Zmadhuar është që jo i gjithë imagji krijohet virtualisht, por vetëm një (ose disa) objekte që ju shikoni.
Aplikimet: Tani mobilimi është më i lehtë
Si një shembull të parë, do të fillojmë me arsyen numër një për divorc – blerjen e mobilieve të reja. Pra ju kërkoni që të mobiloni apartamentin tuaj të ri, i cili mund të jetë printuar në 3D. Kur ju do të pyesni se kush i shkon më shumë dhomës suaj të ndenjes e kuqja e portokalltë apo e verdha indiane, këtu ju do të keni aq shumë debate me partnerin tuaj saqë edhe vet policia nuk do të guxonte që të ndërhynte.
Fatmirësisht, Realitei i Zmadhuar as që e çan kokën fare. Ai është sypatrembur. Shkurt, nxirrni smartfonin tuaj, ndizni aplikacionin dhe do të shikoni që të dyja këto variante do të ngrihen virtualisht në dhomën tuaj të ndenjes që ju të mund t’i shikoni ato siç duhet. Ju mund të lëvizni rreth divanit dhe ta shikoni atë nga të gjitha anët. Kjo do t’a bëjë vendimarrjen tuaj drejtëpërdrejtë më të lehtë.
‘Ikea’ e mundëson këtë gjë me aplikacionin e saj “Ikea Place”. Pjesët virtuale të mobilieve paraqiten në tre dimensione, dhe sipas komapanisë, ato kanë një përputhje prej 98% me botën reale. Dhe grupi i mobilieve nuk është i vetmi ofrues shërbimesh të dizenjimit të mjediseve të brendshme nëpërmjet Realitetit të Zmadhuar. Tashmë ekzistojnë disa aplicacione për këto qëllime.
Është mirë të dini se…
Me Realitetin e Zmadhuar, ju mund të merrni gjithashtu informacion rreth asaj që ju rrethon: Disa aplikacione ju lejojnë që të drejtoni kameran tuaj tek një objekt dhe më pas, për shembull, të merrni informacion ose oferta për blerjen e tij.
Aplikacionet: lojra, trajnim dhe turizëm
Një aplikacion tjetër shumë dominues janë lojrat. ‘Pokemon Go’ është shembulli më i mirë në këtë drejtim. Kjo lojë për smartfonë është shkarkuar 800 milionë herë dhe ka gjeneruar 2 miliardë dollarë të ardhura për prodhuesit e saj. Nuk ka ekzistuar kurrë më parë një lojë si kjo e cila tregon elementë virtual në botën reale nëpërmjet kameras së celularit.
Por Realiteti i Zmadhuar ka më shumë për të ofruar sesa thjesht lojëra dhe opsione dizenjimi për mjediset e brendshme. Kjo teknologji i lejon praktikantët e mjekësisë që të praktikohen në situata reale. Diçka e tillë përmirëson cilësine e trajnimit mjekësor. Industria, për shembull, në impiantet inxhinjerike, gjithashtu varet nga Realiteti i Zmadhuar si një metodë trajnimi që është më i lirë, më efektiv dhe mbi të gjitha më i sigurt.
Duke transportuar informacion të rëndësishëm drejtëpërdrejtë në fushënpamjen tuaj, Realiteti i Zmadhuar mund të bëjë gjithashtu të gjitha llojet e proceseve të punës me më shumë efiçiencë. Mekanikët, në veçanti, shpesh duhet të shikojnë një manual për të parë procese të caktuara pune. Realiteti i Zmadhuar mund të ndihmojë. Një test me mekanikët e avionëve nga kompania amerikane ‘Aviacioni GE’ tregoi fitime efiçiente deri në 12%. Mekanikët u bindën dhe supozuan se, sistemi i Realitetit të Zmadhuar do të kontribuojë gjithashtu në uljen e rasteve të gabimeve. Ky do të jetë i gjithë dallimi ndërmjet një fluturime shumë të relaksuar dhe një më pak të relaksuar.
Ndërsa për shitësit në industrinë e turizmit, në anën tjetër, është veçanërisht ngazëllyese që ata të jenë në gjendje që t’i tregojnë klientëve të tyre më shumë informacion rreth një produkti dhe vendit të tyre të qëndrimit sipas kërkesave të klientëve.
Është mirë të dini se…
Me shumë mundësi përdorimi i parë i Realitetit të Zmadhuar në kuptimin më të ngushtë ka qenë me pilotët e fluturimit. Ata kanë pasur të dhëna të rendësishme mbi fluturimet e tyre të paraqitura përpara fushëpamjes së tyre që nga vitet 1940-të në mënyrë që ata të mos t’ju duhej të shikonin rregullisht insutrumentet gjatë përdorimit të tyre në fluturim.
Aplikimet e Realitetit të Zmadhuar
- Trajnimet dhe trajnimet e avancuara, për shembull në mjekësi, industri ose trajnimet e fluturimeve
- Imazhe me të dhëna për mekanikët, kirurgët dhe pilotët e fluturimit
- Shkolla/universite, si një mjet për të nxënë dije të reja
- Informacion për klientët, p.sh., në shitjet me pakicë ose në turizëm
- Planifikim dhe prezantim, për shembull, në ndërtimin e anijeve ose të automjeteve, dhe në arkitekturë
- Transmetimi i ndeshjeve të futbollit
A është Realiteti i Zmadhuar më i mirë se Realiteti Virtual?
Tashmë ju mund të shikoni që Realiteti i Zmadhuar ka një sërë mundësish përdorimi. Rrjedhimisht, shumë analistë dyshojnë se tregu i Relalitetit të Zmadhuar do të rritet jashtëzakonisht shumë në pak vitet e ardhshme: deri në 85 miliardë euro në vitin 2025, nga 4.2 miliardë euro në vitin 2017.
Realiteti i Zmadhuar është përpara shumë analistëve krahasuar me teknologjinë e saj simotër, Realitetin Virtual. Realiteti i Zmadhuar është teknikisht më i lehtë për t’u zbatuar dhe ka më shumë opsione aplikimi. Diçka e tillë vihet re edhe në vlerën e tij në treg: tregu i Realitetit Virtual kapte vlerën prej 1.8 miliardë euro në vitin 2016 dhe vlerësohet që të kapë shifrën prej 24.5 miliardë euro në vitin 2023. Kjo është shumë më pak sesa leverdia me Realitetin e Zmadhuar.
Deri tani çdo gjë duket mirë. Megjithatë, është tërësisht diçka e paçmueshme që Realiteti i Zmadhuar më në fund t’i bëjë thirrje hyrjes së dragojve në jetën tonë të përditshme. Dhe kjo do t’ju sjellë doktorë dhe pilotë më të mirëtrajnuar. Ju mund të vendosni vet se çfarë është më e rëndësishme për ju.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.