Blog

PUNONJËSIT E SIGAL UNIQA I BASHKOHEN JAVËS EVROPIANE TË  LËVIZSHMËRISË “NË PUNË ME BIÇIKLETË” NËN MOTON “JETOJMË MË MIRË SË BASHKU”

Gjatë kësaj jave punonjësit e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA iu bashkuan “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” (11-22 shtator 2022), nën moton e kompanisë “Jetojmë më mirë së bashku” dhe që synonte ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin. Dhe kjo mund të fillojë duke ardhur në punë me biçikletë!

Por si funksionon në jetën e përditshme… 

Vajtja në punë me biçikletë do të thotë të ecësh me shpirtin e kohës. Kjo është diçka e mirë për mjedisin, trupin dhe mendjen. Në këtë artikull, ne kemi përmbledhur se si ta integroni këtë zakon të shëndetshëm në jetën tuaj të përditshme në mënyrë të qëndrueshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) rekomandon 150 minuta aktivitet fizik në javë. Nëpërmjet ushtrimeve fizike të përditshme dhe të moderuara, përfitimet shëndetësore nga këto aktivitete bëhen menjeherë të dukshme. Pedalimi ul ritmin e rrahjeve të zemrës, të presionit të gjakut, stimulon qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Kështu që, vajtja në punë me biçikletë është si të vrasësh dy zogj me një gur: është mirë për mjedisin dhe për vetë shëndetin tuaj! Ja se si mund ta filloni:

Çfarë distance është e përshtatshme për të shkuar në punë me biçikletë?

Sigurisht që, kjo varet nga vetë forma juaj fizike nëse ju mund të mbuloni me biçikletë 10 km, 20 km, apo madje edhe 50 km. Si rregull, një distancë me më pak se sa 10 km, mund të mbulohet shumë mirë me biçikletë. Biçikletat elektronike janë një mënyrë shumë e mirë për të mbuluar distanca edhe më të gjata – pedaluesit që përdorin asistencë elektronike për një kohë prej 15 minuta, mund të mbulojnë 5.4 km.

Cila është rruga më e mirë?

Rruga më e shkurtër është rrallë rruga më e mirë. Rruga duhet të jetë e mirë jo vetëm për ta bërë, por mbi të gjitha ajo duhet të jetë e sigurt. Në këtë mënyrë ju mund të lini mendimet tuaja qtë rrjedhin lirshëm dhe të shijoni rrugën për në punë dhe shtëpi pa u shqetësuar vazhdimisht rreth traifkut të rënduar. Rrregulli bazë është: shmangni rrugët e mëdha dhe përdorni korsitë e biçikletave. Sa më shpesh që ta bëni këtë rrugë për në punë, aq më mirë do ta mësoni atë dhe të gjitha hiletë e tjera për ta bërë atë me sa më shumë shpejtësi dhe lehtësi!

Çfarë i nevojitet biçikletës sime?

Si një mjet transporti, të gjitha biçikletat duhet të kenë disa elementë të përodrimit të biçikletave si: dritat, reflektorët dhe një zile për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve të tjerë në rrugë. Element tjetër shtesë dhe i këshillueshëm është një zinxhir për lidhjen dhe kyçjen e biçikletës.

Çfarë më nevojitet?

Pavarësisht sezonit, veshja e duhur është vençanërisht e rëndësishme për ata që shkojnë në punë me biçikletë. Në verë, ato duhet të jenë me material të lehtë dhe të kenë mundësinë që të ajrosen. Ndërsa për muajt më pak të freskët, mund të përdoret xhaketë e lehtë. Rrjedhimisht, do të ishte mirë që të mos pedaloni me kostum, por ju mund të ndërroni veshjen në zyrë apo si të jetë më e përshtatshme për ju.

Avantazhet e pedalimit

  • Arritja në destinacionin tuaj më shpejt: Për distanca deri në 5 km, pedaluesit ia kalojme me lëhtësi të gjithë përdorueve të tjerë të rrugës.
  • Më të relaksuar në finish: Pedalimi ul ritmin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut, stimulon qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.
  • Ju do të jeni më shumë në formë: Jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Ata që janë tashmë më vigjilent në mëngjes janë më vigjilent dhe efiçient edhe gjatë ditës.
  • Sport i integruar: Në këtë mënyrë ju mund të mos keni më nevojë për të shkuar në palestër apo për të kompensuar në forma të tjera për jetën sedentare në zyrë apo në shtëpi.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë