Risqet kibernetike përfaqësojnë shqetësimet më të mëdha për kompanitë në nivel global në vitin 2022, sipas publikimit të barometrit më të fundit të risqeve.
Kërcënimi nga sulmet kibernetike, vjedhja e të dhënave apo problematikat e tjera madhore të lidhura me teknologjinë e informacionit janë shqetësuese për kompanitë edhe më shumë sesa ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit, fatkeqësitë natyrore apo edhe pandemia COVID-19, të cilat që të gjitha i kanë impaktuar disa prej kompanive më të mëdha në të gjithë botën vitin e kaluar.
Në krye të listës së barometrit të risqeve renditen sulmet kibernetike (44%), ndërprerja e biznesit (42%) dhe katastrofat natyrore (25%), nga vendi i gjashtë që ishte në vitin 2021. Ndryshimet klimatike ngjiten më lartë në listë (rritje me 17%, nga vendi i nëntë që ka qenë më parë), ndërsa pandemia bie në vend të katërt (22%). Ky studim është realizuar duke marrë mendimin e 2,650 ekspertëve në 89 vende dhe territore, duke përfshirë CEO, menaxherët e risqeve, brokerat dhe ekspertët e sigurimeve.
Sulmet kibernetike renditen në treshen kryesore në shumicën e vendeve të studiuara. Udhëheqësi kryesor është rritja e sulmeve me viruse, të cilat konfirmohen si kërcënimi kryesor kibernetik (57%). Sulmet e fundit kanë treguar disa tendenca shqetësuese të tilla si taktikat e “zhvatjes së dyfishtë”, duke kombinuar inkriptimin e sistemeve me vjedhjen e të dhënave; shfrytëzmin e dobësive të programeve kompjuterike, të cilat potencialisht prekin mijëra kompani apo targetimi fizik i infrastrukturave kritike. Kyçe mbetet nevoja për të qenë të mbrojtur dhe planifikimi i problematikave të së ardhmes apo përballja me pasojat nga rregullatorët, investitorët dhe përfituesit e tjerë.
Ndërprerja e biznesit renditet si risku i dytë më i rëndësishëm. Sipas studimit, shkaku më i frikshëm i ndërprerjes së biznesit janë incidentet kibernetike, duke reflektuar rritjen e sulmeve me viruse, por gjithashtu edhe impaktin e risqeve të dixhitalizimit nga ana e kompanive dhe organizimi i punës në distancë apo punës në shtëpi. Katastrofat natyrore dhe pandemia janë dy shkaqet e tjera për ndërprerjen e biznesit.
Shpërthimi i pandemisë mbetet shqetësimi kryesor për kompanitë, por zbret nga vendi i dytë në vend të katërt. Megjithëse, kriza COVID-19 ende vazhdon të pengojë situatën ekonomike në shumë vende, bizneset ndjejnë se tashmë janë përshtatur mirë. 80% e tyre mendojnë se, ata janë të mirëpërgatitur dhe gati për ndodhitë e së ardhmes. Përmirësimi i menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit është veprimi kryesor i ndërmarrë nga kompanitë për të qenë më fleksible dhe të qëndrueshme.
Ngjitja në renditje e katastrofave natyrore dhe ndryshimeve kliamtike, përkatësisht në vend të tretë dhe të gjashtë do të thotë shumë. Vitet e fundit, shpeshtësia dhe ashpërsia e ngjarjeve të motit po rriten për shkak të ngrohjes globale. Vetëm në vitin 2021, humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore kalojnë 100 miliardë dollarë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.