Nëse po mendoni zbatimin e praktikave të gjelbra financiare tek biznesin juaj i vogël, natyrshëm që ju do të siguroheni që ato të jenë efektive nga pikëpamja e kostove. Në fund të fundit, qëllimi kryesor i drejtimit të një bzinesi është që të fitojë para. Ndiqni këto këshilla për t’ju ndihmuar se si të lundroni në mënyrë të sigurt nëpërmjet mënyrave të gjelbra tek vet biznesi juaj.
Mos përdorni letër
Sipas disa vlerësimeve të kryera, një punonjës mesatar përdor rreth 10,000 copëza letrash çdo vit. Merrni në konsideratë ato praktika në biznesin tuaj të cilat nuk përfshijnë përdorimin e letrës, duke i bërë të gjitha veprimet tuaja financiare nëpërmjet aplikacioneve dixhitale dhe në formë elektronike dhe jo me letër. Mospërdorimi i letrave jo vetëm që ndihmon mjedisin, por do t’ju ndihmojë edhe juve gjithashtu që të kurseni para nga blerja e artikujve kancelarik gjithashtu.
Përdorni llampa ekonomike (miqësore ndaj mjedisit)
Megjithëse, llampat LED kanë kohë që janë në qarkullim, shumë pronarë biznesesh nuk e kuptojnë potencialin e kursimit të kostove. Llampat LED përdorin deri në 80% më pak energji sesa llampat e zakonshme inkandeshente (që do t’ju ndihmojë për kursimin me faturat e energjsë elektrike) dhe që mund të zgjasin deri në 25 herë më gjatë sesa llampat e zakonshme. Përdorimi i llampave LED do të jetë një investim i gjelbër për biznesin tuaj, dhe ju do të shpenzoni më pak para për zëvendësimin e tyre me kalimin e kohës.
Zëvendësoni pajisjet e vjetra
Blerja dhe përdorimi i pajisjeve me cilësi shumë të lartë, gjithashtu do t’ju ndihmojnë për të kursyer me faturat e energjisë. Nëse është e nevojshme, auditoni kompjuterat dhe printerat dhe krijoni një plan për zëvendësimin e tyre. Nëse nuk keni mundësi që t’i zëvendësoni të gjitha pajisjet menjëherë, ju mund ta bëni këtë një nga një.
Investoni në sistemin e filtrimit të ujit të pijshëm
Në vend të përdorimit të ujit të blerë, ju mund të mendoni për shkurtimin e këtyre kostove duke investuar në sistemet e filtrimit të ujit të rubinetit për biznesin tuaj. Këto sisteme mund ta filtrojnë ujin e rubinetit me efektivitet duke e bërë konsumimin e ujit edhe të sigurt.
Angazhoni punonjësit në zbatimin e praktikave të gjelbra
Kërkojini punonjësve tuaj që me përfundimin e punës t’i kalojnë kompjuterat e tyre në opsionin e kursimit, si edhe hiqni nga prizat laptopët apo telefonat celular pasi ato të jenë karikuar plotësisht.
Informoni klientët mbi praktikat tuaja të biznesit
Mbani në mendje se praktikat e gjelbra të biznesit mund të ndihmojnë kompaninë tuaj në ndërtimin e një imazh publik pozitiv, duke ju sjellë potencialisht edhe më shumë klientë. Mos e anashkaloni promovimin e praktikave të cilat janë miqësore ndaj mjedisit në faqen tuaj të internetit dhe/ose në median sociale, në mënyrë që klientët tuaj të jenë të ndërgjegjshëm mbi angazhimet tuaja.
Duke ndjekur këto hapa, ju mund të prioritizoni praktikat e gjelbra që janë më të përshtatshme për biznesin tuaj dhe gjithashtu do t’ju ndihmojnë që të kurseni më shumë para në një periudhë më afatgjatë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.