Çfarë duhet të dinë dhe të marrin në konsideratë gratë rreth COVID-19 gjatë shtatëzanisë, kur dëshirojnë që të kenë fëmijë apo rreth ushqyerjes me gji? Në këtë artikull do të gjeni një pamje të përgjithshme të situatës aktuale të të dhënave dhe rekomandimeve nga shoqëritë mjekësore.
Gratë shtatëzëna dhe COVID-19: një rrugëtim më i vështirë
Në fillim lajmet e mira: Sipas dijeve aktuale, një proporcion i madh i grave shtatëzëna (mbi 85%) nëpër botë me COVID-19 kanë pasur simptoma të lehta apo të moderuara, të ngjashme me ato si të infeksionit të gripit. Megjithatë, historitë e rënda të COVID-19 të cilat kanë kërkuar shtrim në spital apo kujdes intensiv janë dy herë më të larta tek gratë shtatëzëna krahasuar me gratë jo shtatëzëna. Për më tepër, infeksioni COVID-19 në shtatëzani rrit riskun e lindjes së parakohshme dhe ndoshta rrit gjithashtu edhe riskun për të pasur një presion të lartë të gjakut dhe shenja të dëmtimeve të sistemit të një organi tjetër, më shpesh të mëlçisë dhe të veshkave – një formë hipertensioni i veçantë.
Mbrojtja e rëndësishme për gratë shtatëzëna
Rrjedhimisht, është veçanërisht e rëndësishme që gratë shtatëzëna të respektojnë higjienën e përgjithshme dhe masat e distancimit social. Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që personat e afërt të kontaktit të grave shatëzëna të tillë si partneri apo gjyshërit e ardhshëm, duhet të vaksinohen në çdo rast.
Vaksinimi COVID-19 në shtatëzani
Të dhënat tregojnë se, më shumë sesa 35,000 gra shtatëzëna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat janë vaksinuar me vaksinsat mRNA nuk tregojnë asnjë risk lidhur me sigurinë e shëndetit të tyre. Mbështetur në të dhënat më të reja, rekomandohet vaksinimi COVID-19 me vaksinën mRNA për gratë shtatëzëna. Tani gratë shtatëzëna renditen si prioriteti i tretë. Gratë shtatëzëna, veçanërisht në tremujorin e dytë dhe të tretë, si edhe të afërimit e familjes së grave shtatëzëna, duhet të kenë prioritet në vaksinim. Gjithashtu rekomandohet që gratë në fazën e planifikimit të shtatëzanisë të kryejnë vaksinimin rreth një muaj përpara një shtatëzanie të planifikuar, ku edhe dozae dytë duhet të jetë administruar deri në atë kohë.
COVID-19 në shtatëzani dhe ushqimi me gji: është mirë të dini këtë….
Nuk është kuptuar ende plotësisht nëse COVID-19 mund të transferohet tek fetusi apo i sapolinduri gjatë shtatëzanisë apo ushqyerjes me gji. Lindja vaginale normale është gjithashtu e mundur nëse dyshohet apo është konfirmuar infeksioni COVID-19, vetëm nëse ka ndonjë arsye mjekësore tjetër kundër saj. Nëse gruaja shtatëzënë vuan nga COVID-19 gjatë lindjes, materiniteti duhet të ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për reduktimin e riskut të infeksionit për të sapolindurin gjatë dhe pas lindjes. Këto varen, midis të tjerash, mbi se sa të ashpra janë simptomat e nënës. Në parim, avantazhet e ushqyerjes me gji pritet që t’i tejkalojnë risqet potenciale të transferimit të COVID-19.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.