Epoka e gurit në Evropën perëndimore
Veprat e artit, si të gjitha produktet njerëzore, janë krijuar në kuadër të një kontektsi kulturor: kohë dhe vende të cilat përcaktojnë karakterin e tyre. Çdo vepër arti, është një dritare në historinë tonë, në zhvillimin tonë njerëzor, dhe për tek shpriti ynë krijues; edhe pse jo e pamundur, është e vështirë që të kuptojmë një objek arti, apo çdo objekt tjetër, pa ditur kontekstin e tij orgjinal dhe historinë e tij. Ne do ta fillojmë historinë tonë të shkurtër me artin perëndimor, me periudhën më të gjatë në historinë e zhillimit njerëzor: para-historinë.
Historia e artit, siç ai njihet sot, fillon me veprat e artit të krijuara gjatë Epokës së Gurit të Vjetër, periudhën Paleolitike, e cila zgjati mbi një milion vite – nga 1,500,000 – 1,800 përpara Krishtit. Epoka e Mesme, dhe ajo e Re shënjuan ndryshime të rëndësishme kulturore të cilat janë të evidentueshme tek subjektet e veprave dhe teknologjia e artit. Të gjitha periudhat së bashku njihen si para-historike, sepse ato i paraprijnë shpikjes së sistemit të shkrimit, duke na lënë pa asnjë dokument të shkruar që të mund të shpjegojë kuptimin dhe funskionimin e veprave të artit. Për më tepër, këto vepra na japin aksesin më të hershëm të mbijetuar tek historia e trashëgimisë sonë artistike.
Epoka e Gurit të Vjetër, ishte një kohë kur njerëzit ishin nomadë, ku ata lëviznin nga një vend në tjetrin, në kërkim të ushqimit dhe të strehës. Kafshët vriteshin për ushqim dhe për lëkurën e tyre, ndërsa kockat e tyre shërbenin si një varietet për qëllime të tjera. Njerëzit bënin armë dhe mjete të tjera nga guri, dhe ata mblidhinin çka rritej në mënyrë natyrale sesa të merreshin me vet prodhimin e ushqimit të tyre. Artistët e Epokës së Gurit të Vjetër, krijuan dy lloje kryesore arti, të cilat kanë mbijetuar: skulptura në madhësi të vogël të grave dhe të kafshëve, dhe pikturat në muret e shpellave të cilat paraqesin kafshët në mënyrë natyrale dhe figura njerëzore të holla si shkopa. Skulpturat e grave, duket të kenë pasur kuptim simbolik të lidhur me lindshmërinë, duke qenë se, ato kanë pasur tendencë të ekzagjerojnë madhësinë e gjoksit dhe të legenit, të cilat janë dy zonat kryesore të trupit të gruas të përfshira në riprodhimin dhe ushqyerjen e foshnjes.
Skulptura paleolitike më e famshme e një figure femërore, është skulptura e skalitur në gur gëlqeror e Venusit të Vilendorfit, rreth 25,000 vite përpara Krishtit, e cila është zbuluar në Vilendorf, në Austrinë e ditëve të sotme. Krahët e skulpturës janë të minimizuara, fytyra, me përjashtim të gojës, është e mbuluar, dhe këmbët duket sikur janë thyer në mes. Artisti që ka skalitur këtë vepër arti, shpalos një ndjesi vezakësie ritmike dhe bubulake, me konture (cepa apo linja ) të rrumbullakosura të cilat rrjedhin me elegancë nga një formë tek një tjetër. Figura, një shembull e skulpturës me forë të rrumbullakët (që do të thotë, ajo është plotësisht e skalitur në të gjitha anët e saj nga materiali i saj origjinal), është me fytyrë përballë dhe është kaq e vogël, rreth 11.5 cm lartësi, saqë mund të mbahet në pëllëmbë të dorës. Megjithatë, pavarësisht madhësisë së saj të vogël, Venusi i Vilendorfit ka cilësi monumentale (që do të thotë, se ajo duket e madhe), të cilën artisti e ka arritur duke kompresuar hapësirën dhe duke zmadhuar format brenda kontureve të figurës. Nuk ka asnjë hapësirë të hapur brenda kontureve, dhe kjo bën që shikuesi të përqëndrohet drejtpërdrejtë tek ajo që është e madhe, tek format e rrumbullkëta të trupit. Zonat me pigment të kuq (ngjyrë) mbi sipërfaqen e gurit gëlqeror mund të jenë një referencë për gjakun gjatë lindjes së fëmijës.
Supozimet moderne se, Venusi i Vilendorfit dhe skulptura të tjera të ngjashme paleolitike të grave simbolizojnë lindshmërinë dhe riprodhimin, tregohet nga titujt e tyre, të cilat u referohen perëndeshave romake të dashurisë dhe të bukurisë. Cilësia monumentale e figurës së ‘Venusit’, është gjithashtu, e qëndrueshme me këndvështrimin e fëmijës për të ëmën (dhe të atin) si shumë të mëdhenj. Skulptori që ka krijuar Venusin e Vilendorfit, rrjedhimisht, është shembull i përkufizimit të gjenialitetit artistik që e gjejmë tek Bodleri: artisti evokon përshtypjet e fëmijërisë së tij dhe i transformon ato në forma estetike që kuptohen dhe vlerësohen nga një audiencë kulturore.
Pikturat më të hershme, aktualisht të njohura, të shpellave paleolitike të gjetura në Evropën perëndimore ndodhen në kompleksin e shpellave në Chauvet, në juglindje të Francës. Ato datojnë ndërmjet 30,000 dhe 17,000 përpara Krishtit dhe përfaqësojnë kryesisht kafshët në një stil relativish natyral. Ndërsa, skulptrat e femrave, mendohet të simbolizojnë lindshmërinë, ndërsa imazhet e kafshëve në artin e shpellave supozohet gjerësisht se, reflektojnë rëndësinë e gjuetisë për mbijetesën njerëzore. Natyralizmi i kafshëve, tregon se, ato janë studiuar me kujdes nga piktorët që i kanë realizuar ato dhe se duhet të ketë pasur grupe artistësh të trajnuar përgjatë shoqërisë paleolitike. Figurat njerëzore në artin e shpellave, në të kundërt, zakonisht janë minimale dhe skematike në formë.
Epoka e Gurit të Mesëm (8,000-4,000 përpara Krishtit), epoka mesolitike, dëshmoi fillimin e tranzionit të komuniteteve të vendosura. Me arritjen e Epokës së Gruit të Ri (epoka neolitike; 4,000-1,800/1,500 përpara Krishtit) – kohë kur njerëzit kishin mësuar të rrisin vetë ushqimin e tyre – ky tranzicion kishte përfunduar dhe ai çoi në një formë të re arti: arkitektura monumentale guri. Vepra më e fasmhme arkitekturore e periudhës neolitike në Evropën perëndimore, është ‘Stonehenge’, e ndodhur në Wltshire, të Anglisë. Filluar rreth vitit 3,000 përpara Krishtit si një pirg rrethor toke në një zonë të madhe, të sheshtë toke, ‘Stonehenge’ ishte një vend i shenjtë, megjithëse qëllimi i saj i saktë është i panjohur. Me shtimin e një pjese kodrinore groposjeje dhe një rrugë kalimi në gji jashtë tokës që shtrihet nga lindja në perëndim, ‘Stonehenge’ filloi evolucionin e saj si një shembull kryesor i arkitekturës neolitike. Faza përfundimtare e ‘Stonehenge’ (përfunduar më 1,800/1,500 përpara Krishtit), ishte krijimi i një varri megalitik, struktura e saj impresive e përbërë nga gruë të mëdhenj të organizuar në një seri modelesh qarkore.
E njohur si një arkitekurë megalitike për shkak të madhësisë së madhe te gurave, varri megalitik përbëhej nga një mur i jashtëm qarkor përbërë nga gurë të lartë të lidhur në majë horizontalisht. Brenda mureve të jashtme ndodhej një qark i dytë i përbërë nga grupe më të vegjël tek, me qëndrim vertikal (monolitet); këto formonin një formë si patkoji i kalit i përbërë nga grupe gurësh, në të cilat dy gurë vertikalë mbështesin një gur horizontal. Brenda këtyre grupeve, ishte një foirmë e dytë si patkoji i kalit, formuar nga monolite më të vogla. Një gur altari qëndron në qendër të strukturës.
Sistemi strukturor i ngritjes i përdorur për qarkun e jashtëm dhe grupin e gurëve që formojnë patkojin e kalit, konsistojnë në, vertikale të cilat mbështesin fundet e hotizontaleve. Duke qenë se, krijuesit e saj kanë krijuar hapësira ndërmjet blloqeve, duke mundësuar lëvizjen e njerëzve brenda dhe jashtë strukturës, me shumë mundësi për kërcime ritualesh dhe ceremonish. Gurët e ‘Stohehenge’, kanë forma të papërpunuara dhe të ashpra dhe janë me lartësi të barabartë, për të krijuar një ndjesi harmonie dhe ekuilibri, si edhe për të siguruar qëndrueshmërinë e strukturës. Forma bazë e sistemit të saj strkturor, do të përpunohej më vonë në kulturat perëndimore, në forma më komplekse të pajisura me një varietet kuptimesh simbolike.
Misteri i ‘Stonehenge’
Stonehenge, ka qenë subjekt magjepsjese për shekuj me radhë. E ndërtuar nga njerëzit e Wessex-it, të cilët dikur jetonin në jugperëndim të Anglisë, mendohej që ai të ishte përdorur për rituale bujqësore nga shtresa sunduese e priftërinjve Druid. Duke qenë se, varri megalitik është një qark dhe gurat krijojnë hije në të njëjtën mënyrë si një orë dielli, disa studiues besonin se, ‘Stonehenge’ është përdorur për të parashikuar ndryshimet e stinëve dhe me shumë mundësi edhe disa ngjarje astronomike, të tilla si eklipset dhe kometat. Guri i pasëm, është vendosur në mënyrë të tillë që gjatë solsticit veror, më 21 qershor, kur dielli ngrihet drejtëpërdrejtë mbi të, dhe rrezet e saj bien mbi pjesën e sipërme të Gurit të Altarit. Sot kjo gjë përbën një lloj ngjarje kulti, me vizitorë nga e gjithë bota, të cilët mbidhen tek ‘Stonehenge’ për të parë agimin.
Një nga pyetjet e papërgjigjura rreth ‘Stonehenge’, është se si janë transportuar këto gurë të mëdhenj, të cilët peshjonë rreth 40 dhe 50 tonë përpara shpikjes së rrotës nga gurore 20 milje (ose 32 km) larg. Monolitet më të vogla brenda unazës së jashtme kanë ardhur nga një distancë edhe më e largët – një gurore në Uells mbi 100 milje (ose 160 km) larg. Ne nuk dimë as se si gurët horizontal janë ngritur mbi gurët vertikal pa një sistem tërheqjeje të bazuar tek rrotullimi.
Me kalimin e viteve, njerëzit kanë shpikur teori të çuditshshme se si është ndërtuar ‘Stonehenge’. Ato variojnë nga alienët me teknologjinë e tyre të përparuar deri tek mrekullia arkikekturore e Merlin, magjistari i Mbretit Artur. Sot, arkeologë dhe studiues të tjerë vazhdojnë studimet e strukturës në një përpjekje për të zgjidhur këto lloj misteresh.
***
Përzgjedhur dhe përkthyer nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.