Blog

PËRSE NA PËLQEN KAQ SHUMË QË TË SHIKOJMË SPORT?

Koha e leximit: 2 minuta

Qoftë futboll, tenis apo ski, ndjekja e atletëve profesionistë në kampionatet e tyre për shumë njerëz është pasioni numër një dhe gëzimi më i pastër.

Sigurisht që, e para dhe më e rëndësishmja është vetë tërheqja që na ofron konkurrenca, shpresa për një rezultat pozitiv dhe tensioni që lidhet me këtë. Sportet pëlqehen gjithashtu, sepse sporti luan një funksion të rëndësishëm në identitetin social të njerëzve. Ndjekja e sporteve nuk ka të bëjë vetëm me performancën sportive, por gjithashtu rreth identifikimit me një vend, një rajon, një qytet, një ekip apo një person. Në këtë mënyrë sportet qëndrojnë për diçka. Në fund të fundit, sportet krijojnë komunitete. Kjo nuk do të thotë se ju jo vetëm që mund të flisni me të tjerë rreth sportit, por që edhe ju gjithashtu mund të shprehni mendimin apo qëndrimin tuaj. Por kjo ka të bëjë gjithashtu me të qenit pjesë e një komuniteti më të madh, të qenit një ndjekës, siç është në rastin e fansave.

Tifoz të heronjve të sportit

Identifikimi me atletët është një nga arsyet kryesore përse ne ngazëllehemi rreth heronjve tanë. Me njerëzit që na pëlqejnë, ne ndjejmë emocione pozitive. Nëse nuk do të ishim kaq të inetersuar për atletët, atëhere e gjitha kjo nuk do të ishte kaq ngazëllyese. Sporti modern inskenohet në një mënyrë të tillë që të mund të nxisë identifikimin me shumë lehtësi. Pikat e tyre të forta shërbejnë si bazë për fansat e tyre (sigurisht edhe kontratat e tyre të reklamave).

Rehatia nga divani

Sigurisht që, televizioni e bën edhe më të lehtë për ne që të ndjekim ekipet tona të prefruara. Tërheqja e sporteve të reklamuara, krahasuar me përvojat live, shtrihet në rehatinë e përdorimit, por gjithashtu në përgatitjen gazetareske me një informacion të pasur, komentet dhe intervistat. Për më tepër, shpesh ne jemi më afër sportit kur e shikojmë nga kamera, duke qenë se mund t’i përsërisim dhe zmadhojmë skenat. Megjithatë, media nuk mund të zëvendësojë përvojën live. Dhe stadiumet nuk janë më pak të mbushura gjatë transmetimeve live.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë