Pastrimi i xhamave të përparmë mund të ndihmojë në rritjen e shikueshmërisë gjatë drejtimit të makinës tuaj
Në çdo kohë të vitit, por veçanërisht gjatë ditëve të errta dhe potencialisht të ‘pabesa’ të drejtimit të makinës në dimër, është thelbësore që ti mbani të pastra xhamat e makinës suaj. Kështu, ruani pak kohë mënjanë për të pastruar borën dhe akullin nga makina juaj përpara se ta ngisni makinën tuaj në rrugë gjatë dimrit.
Pastroni borën nga përreth automjetit tuaj
- Përpara se të kontrolloni grumbullimet e borës në xhamat e makinës tuaj, fillimisht shikoni nëse marmita është zënë nga bora. Zënia e marmitës së makinës me borë mund të çojë në krijimin e monoksidit të karbonit. Më pas, ndizni makinën dhe opsionin e ‘heqësit të akullit’. Mund të nevojiten pesë minuta, ose më shumë për të ngrohur makinën tuaj dhe fillimin e procesit të shkrirjes. Pastroni nga bora tavanin, kofanon, dhe bagazhin e makinës ndërsa jeni duke pritur.
- Pastaj, pastroni xhamat anësor dhe ato të pasmë.
- Mos harroni të pastroni xhamat e jashtëm, fenerët, dritat e pasme dhe sinjalet e kthimit.
- Hapat tuaj të fundit: Pastroni dhe thani tharëset e xhamave dhe sigurohuni që gryka e rrjedhjes së lëngjeve të pastrimit të jenë të pastra. Nëse fshirëset janë më të vjetra se sa gjashtë muaj, ose nëse ato nuk janë duke i pastruar xhamat siç duhet, atëherë ka ardhur koha që t’i zëvendësoni ato.
Pastroni ngricën nga xhamat tuaj
- Përdorni anën e butë të një kurajtëse plastike për akullin për të pastruar ngricën. Nëse nuk keni një kruajtëse të përshtatshme, mund të përdorni një kartë plastike nga kuleta juaj, ose një CD të vjetër dhe të papërdorshme të cilat mund t’ju hyjnë në punë shumë mirë. Përdorni goditje të lehta vertikale dhe shtyni për poshtë sasinë e akumuluar të ngricën në makinën tuaj.
- Për të pakësuar, ose parandaluar krijimin e tij që në fillim, ju mund të përdorni gjithashtu një produkt të dizenjuar veçanërisht për këtë qëllim mbi dritaret e makinës suaj. Kërkojini mekanikut, ose stafit të një dyqani për shitjen dhe furnizimin me pajisje të automjeteve për rekomandimet e tyre, dhe kujdesuni që të ndiqni udhëzimet e prodhuesit gjatë aplikimit të tyre.
Pastroni çdo sasi akulli nga xhami i përparmë i makinës suaj
- Përdorni anën e ashpërsuar të një kruajtësi plastik akulli për të pastruar akullin nga xhamat e përparmë. Kryeni prerje vertikale përposhtë dritares, dhe pastaj kruani me kujdes përgjatë sipërfaqes së dritares për ta thyer xhamin në copëza të vogla.
- Mos hidhni kurrë ujë të nxehtë mbi një makinë të mbuluar me akull. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të bëjë që xhami të thyhet ose të kriset. Mos përdorni kaçavidë, çelës metalik ose artikuj të tjerë të mprehtë për të pastruar akullin. Të gjitha këto mund ta gërvishtin ose thyejnë xhamin e makinës suaj.
Pastroni borën nga makina juaj
- Për borën si push, përdorni një furçë, ose një fshesë plastike me qime të forta për të pastuar dritaret, dhe pastaj mund të kruani me kujdes me një kruajtëse të posaçme akulli nëse është e nevojshme. Për pastrimin e borave të rënda mund të kërkohet pastrimi i saj me një fshesë pastrimi, por mos përdorni lopatën metalike për pastrimin e borës sepse do të rrezikoni dëmtimin e makinës suaj.
- Pastroni borën nga tavani i makinës tuaj përpara se të pastroni dritaret. Pastroni gjithashtu borën nga kofano e përparme dhe e pasme përpara se të dilni. Nëse nuk do t’i zbatoni këshillat e këtij hapi, atëherë copëza të mëdha bore do të bien përpara jush ndërsa ju do të jeni duke ngarë makinën tuaj, duke ju penguar kështu shikimin tuaj ose atë të një shoferi tjetër.
- Nëse automjeti(et) tuaja mund të mbahen në garazhd ose nën një strehë, kjo mund të reduktojë krijimin e borës ose të akullit. Nëse diçka e tillë nuk është e mundur, mbulimi i tavanit të makinës, xhamave të përparame, dhe të kofanos së makinës me një mbulesë bore mund të mundësojë largimin e lehtë të borës ose akullit thjesht duke hequr këtë mbulesë nga automjeti juaj.
Kini kujdes nga krijimi i mjegullës në brendësi të xhamave të makinës suaj
- Ndonjëherë shikueshmëria juaj mund të pengohet nga brenda makinës. Mbajeni gjithmonë ventilatorin e makinës suaj tek opsioni i “ajrë i pastër” dhe jo tek opsioni i “riqarkullimit”, që mund të kontribuojnë në mjegullimin e dritareve. Shkrirësi i akullit të makinës suaj mund të ndihmojë në reduktimin e këtij problemi, sikurse mund të bëjë një hapje e vogël e dritares së makinës. Për rezultatet më të mira, përdorni ajrin e kondicinuar të makinës suaj. Ajri i kondicionuar është dizenjuar për të larguar lagështinë nga ajri dhe ato mund ta kryejnë këtë detyrë edhe kur ngrohësi është i ndezur. Së fundmi, mbani një leckë me mikrofibër në makinë për të pastruar pikëzat, ose njollat që mund të jenë më të vështira për t’u pastruar.
- Shoferi dhe pasagjerët duhet ti shkundin borën dhe lagështinë nga veshjet dhe këpucët e tyre përpara se të futen në makinë. Diçka e tillë do të pakësojë nivelin e lagështisë në tapicerinë e makinës, duke ndihmuar në të njëjtën kohë në parandalimin e krijimit të mjegullimit të dritareve të makinës.
- Pastroni gjithashtu edhe dritaret e brendshme të paktën një herë në javë gjatë dimrit. Me kalimin e kohës, mund të krijohet një cipë e hollë mbi dritare, duke rritur potencialin për mjegullimin e tyre.
- Dyqanet lokale të paisjeve automotive gjithashtu mbajnë produkte të cilat aplikohen për reduktimin e mjegullimit të brendshëm të makinës tuaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.