Blog

PËRGATITJA E KUTISË SË EMERGJËENCËS SË MAKINËS PËR DIMËR

Koha e leximit: 2 minuta

Të sfidosh kushtet e motit gjatë dimrit është një fakt i jetës për një pjesë të vendit, veçanërisht në veri të vendit.

Ndonjëherë, temperaturat e ulta, shiu ngrirës dhe rrugët e ngrira mund të jenë që të gjitha pjesë e sezonit të ngarjes së makinës në dimër në varësi të se ku jetoni. Imagjinoni udhëtimin vonë natën, dhe është kohë me stuhi. Apo, ndoshta keni probleme me makinën. Ndoshta, ju rrëshqisni me makinë dhe ngecni diku. Apo, po sikur të keni bërë një aksident dhe t’i kenë zënë rrugën një vargu me makina? Të keni me vete një kuti emergjence të shpejtë për këto raste do t’ju ndihmojë që të mbijetoni më mirë.

Çfarë duhet të zgjidhni për kutinë e emergjencës së dimrit  

Nëse jetoni, apo të të udhëtoni në zona që karakterizohen nga kushte të ashpra moti (duke përfshirë temperaturat me ngricë, borë dhe akull), sugjerohet që kutia juaj e emergjencës duhet të përfshijë këto artikuj:

  • Kutinë e ndihmës së shpejtë
  • Medikamentet thelbësore
  • Reflektorët për të sinjalizuar për ndihmë dhe paralajmërimin e shoferëve të tjerë
  • Elektrik dore
  • Bateri shtesë
  • Pastruese bore dhe akulli
  • Furçë bore
  • Batanije apo dyshek fjetjeje
  • Zinxhira për gomat
  • Veshje dimri shtesë
  • Lopatë bore

Disa gjëra shtesë për të shqyrtuar

Nëse dëshiropni që të jeni të super përgatitur, rekomandohet që të mbani disa gjëra shtesë të cilat mund të shqyrtoni:

  • Mbani një celular dhe karikues me vete
  • Mbajeni serbatorin të mbushur apo minimumi gjysëm të mbushur
  • Kontrollojeni makinën me një mekanik për të parë me kujdes frenat, ngrohësin, gomat dhe fshirëset e xhamave për t’ju ndihmuar që makina juaj të jetë në formë të mirë.

Dhe në rast se, ju ndodh ndonjë e papritur për shkak të kushteve të motit në dimër, do të ndjeheni të çliruar pasi do të jeni të përgatitur mirë.

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë