Hapi 1: Formuloni objektivat
Ku dua/kërkoj të arrij? Çfarë dua të ndryshoj në jetën time dhe përse dua ta bëj këtë? Cilat janë efektet pozitive që unë pres? Si do të duket vetja ime e re? Çfarë hapash mund të ndërmarr për ta arritur këtë?
Ekspertët këshillojnë që të mos përshkruajmë shumë fusha të jetës në të njëjtën kohë. Ju mund të krijoni plane të ndryshme rreth vizionit tuaj për të ardhmen: një për shëndetin, një për karrierën, dhe kështu me rradhë. Pyetjet që përfshijnë çështjet e mëdha janë: Cila është jeta ideale e familjes sime? Si dua që t’i përmirësojë kushtet e mia të jetesës? Çfarë kërkoj që të arrij në punën time? Sa shumë hapësirë kërkoj që t’i jap zhvillimit tim personal në të ardhmen? Cilat ëndrra udhëtimesh dua që të realizojë me të vërtetë? Cili është vizioini im i një jete sociale përmbushëse?
Është e rëndësishme që të formulojmë objektivat dhe planet sa më qartë që të jetë e mundur. Të thuash një “jetë e lumtur” nuk është diçka me të vërtetë e prekshme. Çfarë do të thotë për mua një jetë e lumtur? Për më tepër, është e rëndësishme që të përcaktojmë objektivat në një kohë të caktuar. A dua që t’i kem arritur disa gjëra në një vit apo në dhjetë?
Hapi 2: Verponi, mos prisni
Shumë ide të reja vijnë duke i bërë gjërat. Gjëja më e rëndësishme këtu është t’i lejoni vetes të ëndërroni: sa më të mëdha ëndrrat, aq më mirë.
Hapi 3: Mbajeni këtë plan përpara syve
Mbajtja e planit tuaj përpara syne në një mënyrë të përshtatshme ndonjëherë mund të ketë një efekt të pavetëdijshëm në varësi të atyre fjalëve, detajeve dhe imazheve që ju keni ndarë më vete me qëllim për t’ju frymëzuar që të realizoni objektivat dhe planet tuaja. Nëse ju nuk ndjeheni rehat që njerëzit e tjerë të shohin apo lexojnë objektivat dhe planet tuaja, ju mund t’i mbani ato në dhomën tuaj të gjumit ose në studion tuaj. Diçka të tillë ju mund ta bëni edhe në formë dixhitale nëpërmjet aplikacioneve në celularin apo kompjuterin tuaj.