Gabimet e mëdha që duhet të shmangni
Sezoni i pedalimit është zyrtarisht i hapur! Nxirrini streçet e pedalimit nga kutia, lajeni biçikletën, shkarkoni disa aplikacione dhe tani jeni gati për të pedaluar. Po përsa i takon dijeve tuaja lidhur me rregullimin e biçikletës? A i njihni rregullat e rëndësishme lidhur me pedalimin?
Gabimi 1: “Të njëjtat rregulla zbatohen ndaj çiklistëve mbi udhëkalimet zebra (me vija bardh e zi) si për kalimtarët”
Zakonisht pedalimi nuk lejohet në udhëkalimet bardh e zi, vetëm nëse ka udhëkalime të cilat janë të posaçme për ciklistët. Nëse ju dëshironi ende që të kaloni udhëkalimin, zbrisni nga biçikleta dhe kaloni rrugën. Sepse: kushdo që mban një biçikletë në duar nuk konsiderohet më një çiklist, por një kalimtar dhe që si i tillë gjithashtu shijon të njëjtin prioritet si kalimtarët
Gabimi 2: “Nuk ka kërkesa për helmet për çiklistët”
Një helmet e mirë mund t’ju mbrojë kundër dëmtimeve dhe rrjedhimisht duhet të jetë një pajisje standarde për çdo çiklist.
Gabimi 3: “Ju e keni biçikletën nën kontroll, mund ta ngisni pa duar”
“Shiko, pa duar!” – ajo që disa fillestarë e mendojnë si një sukses të vogël është në fakt e ndaluar. Çdokush që i jep biçikletës pa duara dhe/ose që shkëput këmbët nga pedalet duhet të gjobiten.
Gabimi 4: “Pedalimi nuk ka të bëjë asgjë me patentën për një makinë”
E saktë, ju nuk keni nevojë për një patentë për t’i dhënë biçikletës. Megjithatë, një parakusht i rëndësishëm është besueshmëria në trafik dhe një mungesë besueshmërie në trafik mund të vihet re gjithashtu edhe gjatë pedalimit, për shembull, nëpërmjet sjelljeve neglizhente.
Gabimi 5: “Nuk lejohet që çiklistët të gjarpërojnë ngjitur makinave”
E saktë. Kur makinat kanë ndaluar, çiklistët lejohet që t’i japin biçikletës ngjitur me automjetet. Megjithatë, vetëm nëse ka mjaftueshëm hapësirë dhe askush nuk do të dëmtohet gjatë kthesave. Ndiqni te gjithë sinjalistikën rrugore me vija dhe shenja.
Gabimi 6: “Rreziku më i madh vjen nga makina në lëvizje”
Edhe makinat e parkuara përfaqësojnë një risk aksidental të konsiderueshëm për shkak të dyerve të makinave të cilat mund të hapen papritur. 10% e aksidenteve gjatë pedalimit ndodhin për shkak të hapjes së papritur dyerve të makinave.
Gabimi 7: “Nëse keni pirë shumë, biçikleta është një alternativë e mirë”
Çiklisët duhet të ruajnë gjithashtu limitet e alkoolit.
Gabimi 8: “Biçikletat mund të parkohen gjithmonë në trotuar” “Biçikletat mund të parkohen vetëm në trotuar”
Nëse ato janë më shumë sesa 2.5 metra të gjera, në mënyrë që të mos rrëzohen, dhe të mos dëmtojnë gjëra të tjera apo të pengojnë kalimtarët. Përndryshe, duhet të përdoren vendet e posaçme për biçikletat.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.