Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – Specialist i Marrjes në Sigurim, Tiranë

“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.  shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më       22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall       1 (një) vend të lirë pune për:

 

Specialist i Marrjes në Sigurim, Tiranë

 

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

1.Kërkon dhe identifikon treg dhe klientë potenciale per shitjen e produkteve të sigurimit..

2.Mban marrëdhëniet me klientet.

3.Këshillon klientin mbi dokumentacionin.

4.Përcakton mbulimin e sigurimit, përllogarit primin e sigurimit dhe lëshon policën.

5.Rregjistron të dhënat për shitjet e policave të sigurimit, dhe përpunon evidencat e shitjes.

6.Përgatit planin lidhur me kërkesat dhe shpenzimet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshme shitjeve.

 

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

1.Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës.

2.Preferohen të kenë njohuri në fushën e sigurimeve.

3.Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.

4.Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).

5.Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.

6.Të ketë aftësi analizuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.

 

Të interesuarit, brenda datës 02.01.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]   ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.