“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Menaxher, Njësi shitje, Përmet
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Kryen menaxhimin e përgjithshëm të zyrës. Prezanton dhe promovon shitjen e produketeve të sigurimit. Koordinon punën në zyrë, ndjek çdo dite realizimin e te ardhurave, problemet që dalin. Realizon marrjen në sigurim dhe informon klientet për të gjitha produktet e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a. Siguron zbatimin dhe implementimin e udhëzimeve për marrjen në sigurim me qëllim realizimin e shitjeve dhe plotësimin e dokumentacinit për çdo policë sigurimi. Planifikon, monitoron, kontrollon të gjitha operacionet dhe procedurat e shitjeve të kontratave te sigurimit.
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës.
- Të ketë mbi 3 vite eksperience pune si menaxher ose drejtues në biznes ose në institucione publike.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
- Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 21.01.2025 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.