Njoftime Pune

NJOFTIM PËR  DY VENDE TË LIRA PUNE NË TIRANË- Specialist Senior (Administrator Databaze ‘DBA’)

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:

 

Specialist Senior (Administrator Databaze ‘DBA’)

 

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Instalim, konfigurim, mirëmbajtje, monitorim dhe upgrade i production DB, MS SQL Servers (2005-2022).
  • Administron, ruan integritetin e të dhënave dhe sigurinë e serverëve MS SQL Server.
  • Suport përdoruesve sipas kërkesës për krijim raportesh të ndryshme.
  • Experiencë në shkrimin T-SQL, ETL, stored procedures dhe query tuning.
  • Menaxhim Datawarehouse dhe krijimi i Olap Cube.
  • Kontrollon Health cluster-in e SQL
  • Të dijë të bëj përmiresime në nivel instance të databasës (SGA).
  • Të dijë të bëjë përmirësime në nivel objektesh brenda DB (psh: krijimi i index-eve ku është e nevojshme), Rebuild i index-eve
  • Kontrollon versionit të SQL dhe update ne secilen nga node-t.
  • Kontroll i mënyrës së konfigurimit të availability group. Troubleshoot për secilin nga nodded në nivel DB.
  • Sistemim dhe organizim i backup-it të Databazave.
  • Të ndiek standartet e Business Continuity Plan për backup-in dhe sigurinë e të dhënave.
  • Të njohë krijimin replikimit dhe vendosjen ne availability group të DB.
  • Të ket njohuri në Optimizime në nivel Logjik, ne nivel Query dhe Job-e.

 

 

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Diplomuar për Informatikë /Informatik Ekonomike  /Teknologji Informacioni etj..
  • Eksperience e mëparshme (minimalisht 2-3 vite) e preferueshme në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
  • Njohuri shumë të mira në MS SQL Servers (2005-2022)
  • Monitorim i DB dhe zgjidhja e problematikave të ndryshme ditore.
  • Përvoja praktike me teknologjitë e kriptimit të të dhënave si Kriptimi transparent i të dhënave (TDE) përben avantazh.
  • Njohuri ne cloud service DB perbejne avantazh
  • Njohuri në teknologjitë C#, SQL Azure, Oracle dhe VB6 perbejne avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
  • Te jetë Person i mirëorganizuar i cili mund të kryejë shumë detyra, të punojë në mënyrë të pavarur ose si pjesë e një ekipi të ketë aftësinë për t’i dhënë përparësi punës nën presion.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe të punës në grup.

 

Të interesuarit, brenda datës 03.04.2025 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.