Të jetosh në mënyrë minimaliste? Gjithçka që ju duhet të dini rreth shtëpizave të vockla.
Termi “Shtëpizë e Vockël” është një term që përshkruan shtëpizat shumë të vockla; një stil i tërë jetese dhe lëvizshmërie të re. Le të shikojmë nga afër se çfarë është duke ndodhur.
Shtëpizat e vockla: Të vogla, por të fuqishme
Një shtëpizë e vockël, ndonjëherë gjithashtu e quajtur “mini-shtëpi” ose “mikro-shtëpi”, është një shtëpi me rreth 15 deri në 45 metra katrorë hapësirë. Duke qenë se, kjo hapësirë është një zonë disi e vogël për një shtëpi të plotë, ju duhet të jeni novatorë dhe/ose të jetoni në mënyrë minimaliste.
Është mirë të dini se…
Duke qenë se, hapësira në këto shtëpiza është kaq e kufizuar, arkitektët e tyre shpesh i planifikojnë hapësirat e tyre të brendshme drejtëpërdrejtë vet. Kështu, çdo m2 mund të përdoret në përsosmëri. Dhe nuk është fare për t’u çuditur që këto shtëpiza të vockla tashmë të kenë lëvizjen e tyre: Lëvizjen e shtëpizave të vockla. Shumë ndjekës të kësaj lëvizje duan një jetë me sa më pak të mira materiale dhe vjeturina, por vetëm me ato gjëra që duhet të mbahen me të vërtetë.
A e dinit se?
Një shtëpizë e vockël nuk ka përse të jetë gjithmonë statike. Sepse ato janë kaq kompakte, saqë mund madje të kthesh në një shtëpi motor dhe të mund të përdoret për të lëvizur nëpër një zonë të caktuar.
Avantazhet e mini-shtëpive
Nëse ju pëlqen minimalizmi, ju duhet ti keni dashur shtëpizat e vockla tashmë me kohë. Edhe për pak liri, ato janë shumë të përshtatshme për ti vendosur në natyrë, apo nëse jeni gati që të lëvizni me katër muret tuaj të vegjël në një vend me më pak zhurmë.
Është mirë të dini se…
Edhe me kaq shumë liri nevojiten disa rregulla. Si praktikë, shtëpizat e vockla që mund të vendosen në një zonë të caktuar duhet të miratohen nga autoritetet ndërtuese, në mënyrë që ato të mund të qëndrojnë kudo, pavarësisht sesa të vogla mund të jenë ato.
Një argument tjetër është që një shtëpizë e vockël kërkon pak energji. Diçka e tillë është mirë për kuletën tuaj dhe gjithashtu edhe për klimën. Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shtëpizë konsumon rreth 519 kilogramë CO2. Një shtëpi amerikane me madhësi normale, prej mesatarsisht 240 m2, konsumon rreth 7,260 kilogramë CO2.
Mos merrni vendime pa e provuar!
Përpara se të merrni të gjitha gjërat tuaja nga shtëpia e hallës apo tezes tuaj të ‘padashur’ dhe të lëvizni në një shtëpizë, më parë le të flasim për kostot. Çmimi për një mini-shtëpi është ndërmjet 20,000 dhe 150,000 euro në varësi të modelit. Sigurisht që, për këtë shumën e fundit ne tashmë jemi duke folur për disa modele luksoze, kështu që, le ti lëmë mënjanë për momentin. Për më tepër, sigurisht që, ka gjithashtu kosto edhe në lidhje me pronësinë, teknologjinë furnizuese, pajisjet dhe kështu me rradhë. Në krahun tjetër, kostot e mirëmbajtjes janë të ulta.
Tani mjaft me fjalë. Ndoshta ka ardhur koha për të provuar edhe shtëpizat e vockla! Ose, nese nuk jeni një person edhe aq impulsiv, në fillim provojeni!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.