Tiranë, me 16 Nëntor 2020
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Shoqatës Austriake të Sigurimeve.
Deklaratë për shtyp
Gjatë një takimi online, diktuar nga kushtet e pandemisë, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë dhe Shoqata Austriake e Sigurimeve (VVO), nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, si shprehje e mirëkuptimit të ndërsjellë, për të mbështetur bashkëpunimin në fushën e sigurimeve.
Në emër të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, dokumentin e nënshkroi Z. Avni Ponari, Kryetar i Shoqatës, ndërsa për palën austriake nënshkroi Z. Louis Norman-Audenhove, Drejtor i Përgjithshëm i Shoqatës Austriake të Sigurimeve.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë që nga viti i kaluar është anëtare e “Insurance Europe” dhe nënshkrimi i këtij memorandumi shënon hapin e parë, të rëndësishëm, si pjesë e familjes europiane të sigurimeve.
Treguesit e tregut austriak të sigurimeve janë në nivelet më të larta europiane dhe eksperienca e tyre do të jetë mjaft e rëndësishme për tregun shqiptar.
Mjafton të përmendim treguesin me sintetik – nivelin e sigurimeve që është rreth 2000 Euro për banorë, kur ky tregues tek ne është vetëm 45 Euro për banor.
Tregu austriak i sigurimeve zotëron rreth 50 % të tregut shqiptar të sigurimeve nëpërmjet kapitalit të investuar në 3 shoqëri sigurimi, nga dy gjigandët austriakë të sigurimeve, UNIQA Insurance Group dhe Vienna Insurance Group, të cilat së bashku përfaqësojnë rreth 45 % të tregut austriak të sigurimeve.
Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është të mbrojë interesat e kompanive të sigurimeve, të promovojë integritetin, stabilitetin dhe efikasitetin e industrisë së sigurimeve përmes bashkëpunimit, përfshirë kanalet e komunikimit, rritjen e mirëkuptimit reciprok, shkëmbimin e informacionit, etj.
Palët do të zgjerojnë dhe lehtësojnë shkëmbimin e njohurive, përvojës dhe ekspertizës ndërmjet tyre dhe kur është e nevojshme edhe midis institucioneve të tjera të lidhura me çështjet e tregut të sigurimeve dhe të mbikëqyrjes së tij.
Dokumenti parashikon bashkëpunim në format e mëposhtme:
- Pjesëmarrja në seminare, trajnime dhe konferenca në secilin vend;
- Vizita këshilluese të ekspertëve të palëve përkatëse;
- Marrëveshja e partneritetit për të aplikuar për thirrje të hapura nga fondet e BE-së ose donatorëve të tjerë, përqendruar në iniciativa që rritin njohuritë financiare dhe kuptimin e sigurimeve.
- Shkëmbimi i praktikave të mira dhe dokumentacionit, etj.
Pjesemarrësit në takim u informuan nga Z. Michael Brandstetter, Drejtor për Europën pranë shoqatës austriake, në lidhje me zhvillimet më të fundit të tregut austriak, sidomos për situatat e veçanta, në kushtet e pandemisë.
Nga ana e tij, Z. Edvin Libohova, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve, i njohu përfaqësuesit e tregut austriak me zhvillimet më të fundit të tregut të sigurimeve në Shqipëri, sfidat që e presin këtë treg si dhe objektivat dhe rrugët për zhvillimin e metëjshëm të tij, drejt një tregu të standarteve europiane.
Përfaqësuesit e prezencës austriake në Shqipëri, Z.Avni Ponari në cilësinë e CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Z. Klaidi Citozi, CEO i Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group (SIVIG ) dhe Z. Gentian Sula, CEO i Intersig Vienna Insurance Group, gjatë diskutimeve të tyre u ndalën në tema që kishin të bënin me efektet e pandemisë së Covid-19, nevojat për ndryshime legjislative në fushën e sigurimeve, sidomos ato që lidhen me sigurimin nga katastrofat natyrale, sigurimin e pronës, shëndetit, etj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- UNIQA: Fitimet përpara tatimeve në tremujorin e parë 2022 të forta, në nivelet e mëprashme prej 112.8 milionë euro
- NË PUNË ME BIÇIKLETË: SI FUNKSIONON NË JETËN E PËRDITSHME!
- UNIQA INSURANCE GROUP VLERËSOHET ME ÇMIMIN “ECOLABEL AUSTRIAK” MES 46 KOMPANIVE TË ANGAZHUARA NDAJ ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM DHE MBROJTJES SË MJEDISIT
- MBROJTJA E KLIMËS: SI MUND TË KONTRIBUOJË ÇDO INDIVID NDAJ MBROJTJES SË KLIMËS
- 15 vite bashkëpunim | CEO i “UNIQA”, Brandstetter: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.