Ardhja e teknologjisë dixhitale në shëndetësi nuk sugjeron se, doktorët nuk do të jenë më të nevojshëm, përkundrazi krejt e kundërta.
Për shkak të internetit dhe të teknologjisë dixhitale, dija mjekësore që dikur ka qenë pronësi vetëm e doktorëve dhe e profesionistëve të tjerë të shëndetit, po demokratizohet dhe nga tani e tutje, pacientët do të jenë më të mirëpajisur për të monitoruar shëndetin e tyre në përditshmërinë e tyre, dhe për të punuar aktivisht në ruajtjen dhe gëzimin e asetit të tyre më të çmuar dhe më të rëndësishëm: ‘mirëqenien’.
Ardhja e teknologjisë dixhitale në shëndetësi nuk sugjeron se, doktorët nuk do të nevojiten më, por krejt e kundërta. Por, teknologjia e monitorimit të shëndetit, infrastruktura e komunikimit dhe rezerva e pasur e dijeve dhe e mbështetjes mjekësore që po vihen tani në dispozicion të konsumatorëve, me kalimin e kohës do të ripërkufizojë rolin e të dyve, të pacientëve dhe të doktorëve. Ky proces do të çlirojë profesionistët e stafeve mjekësore nga disa prej detyrave të tyre bazike të monitorimit të trupit, të marrjes së historive mjekësore të pacientëve dhe të përsëritjes së trajtimeve tek pacientët e tyre, për të ofruar një përkujdesje mjekësore më personale, të bazuar në hulumtimet e pacientëve specifik, si edhe për të qenë më krijues në trajtimin e tyre.
PËR TË QENË TË QARTË, ROLI I DOKTORËVE DHE KIRURGËVE NË TRAJTIMIN E KUJDESIT NDAJ KLIENTËVE ËSHTË SUPREM. Asgjë nuk mund të zëvendësojë marrëdhëniet e krijuara ndërmjet doktorëve dhe pacientëve të tyre. Ka vetëm një zëvendësim të pjesshsëm të një pjese të vogël të dijeve që ofron trajnimi mjekësor.
Mbi të gjitha, nuk ka zëvendësues për përvojën e fituar përgjatë vitesh të tëra kërkimesh mbi diagnozat dhe trajtimin e kushteve mjekësore specifike. Është e rëndësishme që aksesi në informacionin mjekësor të mos ngatërrohet, ose të shkrihet me përvojën praktike tejet të rëndësishme që doktorët e kanë fituar përmes dhe pas trajtimit të mijëra pacientëve përgjatë viteve. Në çastin kur pacientët do të kenë mundësinë për të monitoruar vet mirëqenin e tyre shëndetësore dhe se sa në formë ata janë, shumë prej tyre do të mendojnë se si kanë jetuar kaq gjatë me trupa kaq të “pakomunikueshëm” (jo të ‘zgjuar’).
Të mos jenë në gjendje që të shikojnë pulsin dhe lexojnë presionin e gjakut të tyre, në çdo kohë, do të duket po aq e çuditshme për shumë konsumatorë të shëndetit si të hipësh në një makinë që nuk ka një panel komandimi. Të mos dinë nivelin e presionit të tyre të gjakut, leximin e kolesterolit, ose të nivelit të oksigjenit në gjak (nëse këto janë të rëndësishme për gjendjen aktuale të shëndetit) , do të jetë njësoj sikur të ndërmerrnit një udhëtim pa smartfonë, pa sistem lundrues mbi koordinatat gjeografike apo pa hartë. Kjo thjesht do të kthehet në diçka të pakonceptueshme. Njerëzit do të kthejnë kokën pas, tek ajo koha kur trupat tanë nuk ishin ‘të zgjuar’, dhe kur ne endeshim nëpër botë si të verbër ndaj shëndetit të trupave tanë dhe të pavetëdijshëm mbi statusin gjithnjë në ndryshim të po këtyre trupave.
Në një nivel më të gjerë, rrejti është duke u kthyer në doktorin e pacientëve apo të konsumatorëve. Ndërsa smartfonët dhe IA-ja do të mësojnë edhe më shumë se si të diagnostikojnë sëmundjet duke ‘dëgjuar’ një kollë dhe se si të zbulojnë që në fillimet e hershme sëmundjen e Parkinsonit, p.sh., duke monitoruar ecjen e përdoruesit, ne do të fillojmë që të drejtohemi tek pajisjet tona të zgjuara dhe rrjetet e tyre mbështetëse si burimin tonë parësor të kujdesit.
Me përmirësimin e shpejtë të sensorëve dhe të aftësive të monitorimit të shëndetit të pajisjeve të lëvizshme dhe që mund të vishen në trupin e njeriut (siç vëmë orën në dorë në mëngjes), dhe me përmirësimin e aftësive të IA-së të bazuar tek interneti për të diagnositkuar kushtet shëndetësore, një proporcion i madh i popullatës do të varet gjithnjë edhe më shumë tek vet-monitorimi, vet-diagnostifimi dhe vet-trajtimi bazuar tek ndihma e kompjuterave për nevojat tona parësore të kujdesit shëndetësor.
Teknolgjia dixhitale do të ndryshojë gjithashtu mënyrën se si pacientët ndërveprojnë me doktorët. Doktorët tashmë janë duke raportuar se, pacientët e tyre janë duke kërkuar të drejtën për të regjistruar këshillimet me doktorët në smartfonët e tyre dhe kjo praktikë do të rritet përgjatë viteve në vijim deri sa të kthehet në një praktikë rutinë.
Të largëta do të jenë ditët, kur pacientët do të përpiqen dëshpërimisht që të kujtojnë se çfarë u tha atyre doktori gjatë vizitës së tyre të fundit mjekësore apo këshillat e tij/saj dhe, ndërsa praktika e regjistrimit rutinor të të gjitha eventeve të jetës do të jetë kthyer në diçka që ka fituar pranim të gjerë në shoqëri, po kështu doktorët duhet të pranojnë dhe mirëpresin që të gjitha ndërveprimet me tyre me publikun do të regjistrohen në të ardhmen në mënyra të ngjashme.
Këto regjistrime do të bëhen pjesë e dokumentacionit dixhital shëndetësor të pacientëve, dhe si rezultat, do të reduktojnë keqkuptimet dhe gabimet gjatë këshillimit pacient – doktor dhe anasjelltas.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.