Klubi i Artit dhe Kultures

Miti i Ikarit dhe Dedalit

Nga Amy Adkins, TED-ED, 2017

Në mitologjinë e lashtë greke, fluturimi mbi Kretë me krahë të bërë nga dyll dhe pendë, nga Ikari, djali i Dedalit dhe nga vet Dedali përbën sfidën që njeriu i bëri ligjeve të natyrës. Duke injoruar paralajmërimet e të atit, ai u ngjit gjithnjë edhe më lart. Për dëshmitarët që shikonin nga toka, Ikari dukej si një perëndi, dhe teksa shikonte nga poshtë lart edhe ai ashtu ndjehej. Por, në mitologjinë e lashtë greke, linja që ndante Zotin nga njeriu ishte absolute dhe ndëshkimi për vdekatarët, të cilët provonin ta kapërcenin atë ishte i ashpër. I tillë ishte rasti i Ikarit dhe Dedalit.

Vite përpara lindjes së Ikarit, i ati i tij Dedali vlerësohej si një shpikës gjeni, artizan dhe skulptor në vendin e tij, në Athinë. Ai shpiku profesionin e marangozit dhe të gjitha mjetet e punës të përdrura për të. Ai dizenjoi banjot e para publike dhe pistën e parë të vallëzimit. Ai i bënte skulpturat aq të gjalla saqë Herkuli e ngatërroi njërën prej tyre për një njeri të vërtetë. Megjithëse, ai ishte i zoti dhe i vlerësuar, Dedali ishte egoist dhe xheloz. I shqetësuar nëse nipi i tij ishte një zanatçi më i zoti se ai vetë, Dedali e vrau atë. Si ndëshkim, Dedali u dëbua nga Athina dhe shkoi në Kretë.

I paraprirë nga historia e reputacionit të tij, Dedali u prit në Kretë krahëhapur nga Mbreti Minos i Kretës. Aty, duke shërbyer si këshilltar teknik i pallatit, Dedali vazhdoi që ti kapërcente kufinjtë. Për fëmijët e mbretit, ai realizoi lodra me lëvizje mekanike, që dukeshin si të gjalla. Ai shpiku velën dhe direkun e anijeve, të cilat i dhanë njeriut kontrollin mbi erën. Me çdo krijim të dij, Dedali sfidoi kufinjtë njerëzorë, të cilat për kaq gjatë i kishin mbajtur njerëzit të ndarë nga perënditë, deri sa më në fund, ai ia doli që ta kapërcente këtë gjë.

Gruaja e mbretit Minos, Pasiphae, ishte mallkuar nga perëndia Poseidon që të dashurohej me demin e çmuar të mbretit. Nënë këtë magji, ajo i kërkoi Dedalit që ta ndihmonte që ta joshte atë. Me guximin e tij karakteristik, ai ra dakord. Dedali ndërtoi një lopë prej druri aq realiste saqë ia hodhi demit. Me Pasiphae që fshihej brenda krijimit të Dedalit, ajo ngjizi dhe lindi një minotaur gjysëm njeri dhe gjysëm dem. Sigurisht që, kjo e tërboi mbretin i cili akuzoi Dedalin që i dha jetë një perversiteti të tillë të ligjeve natyrore. Si ndëshkim, Dedali u detyrua që të ndërtonte një labirint të pakalueshëm poshtë pallatit për minotaurin. Kur përfundoi, mbreti Minos e futi në burg Dedalin dhe djalin e tij të vetëm Ikarin, brenda majës së kullës më të lartë në ishull, ku ata duhet të qëndronin për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre.

Por Dedali ende mbetej një shkipkës gjeni. Ndërsa, vëzhgonte zogjtë që vardiseshin pranë burgut të tij, atij iu bënë të qarta mjetet e arratisjes. Ai dhe Ikari do të flutuonin larg këtij burgu ashtu siç mund të bënin zogjitë dhe perënditë. Duke përdorur pendë nga tufat që binin mbi kullë, dhe dyllin nga qirinjtë, Dedali ndërtoi dy palë krahë gjigandë. Teksa lidhte krahët tek djali i tij Ikari, ai i dha atij një paralajmërim: fluturimi shumë afër oqeanit do t’i lagte krahët dhe kështu, ato do të bëheshin shumë të rënda për t’u përdorur. Fluturimi shumë afër diellit, nxehtësia do të shkrinte dyllin dhe krahët do të shkëputeshin nga njëra-tjetra. Në secilin prej të dy rasteve, vdekja ishte e sigurt. Rrjeshimisht, çelësi i arratisjes së tyre do të ishte që qëndronin në mes.

Me këto udhëzime të qarta, ata që të dy u larguan nga kulla. Ata ishin vdekatarët e parë që po fluturonin. Ndërsa, Dedali qëndroi me kujdes në rrugën e mesme, Ikari u pushtua nga ekstazia e fluturimit dhe i mposhtur nga ndjenja e fuqisë hyjonore që vjen bashkë me të. Dedali vetëm mund të shikonte me tmerr, ndërsa Ikari ngjitej gjithnjë edhe më lart dhe më lart, i pafuqishëm për të ndryshuar fatin e tmerrshëm të djalit të tij. Kur nxehtësia nga dielli e shkriu dyllin nga krahët e tij, Ikari ra nga qielli.

Ashtu sikurse, Dedali shumë herë kishte injoruar pasojat e sfidimit të ligjeve natyrore të njeriut të vdekshëm në shërbim të egos së tij, edhe Ikari po ashtu u rrëmbye nga arroganca e tij. Në fund, që të dy burrat paguan shumë shtrenjtë për daljen e tyre nga rruga e moderimit, Ikari me jetën e tij, ndërsa Dedali me pendesën e tij.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë