Blog

Mijra automjete në qarkullim pa siguracion!

MIJËRA AUTOMJETE NË QARKULLIM  PA SIGURACION !

POLICIA LUM GJOBASH – MBI 23.8 MLN VETËM PER 6 MUJORIN E PARË 2019

D.Shkembi

Edhe psë është një sigurim i detyrueshëm më ligj, mijëra drejtues automjetesh vazhdojnë të qarkullojnë në vend pa kryer siguracionin.

Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, vetëm në  6- mujorin e parë të këtij viti  janë gjobitur  1616  automjete pasi janë kapur në qarkullim pa siguracion.

Nga kjo shumë 1111  prej tyre kanë  kryer pagesën e ndëshkimit ,që në total shkon në afro  23.8 mln vetëm për Janar  – Qershor.

Sa i përket vitit që shkoi, sipas të dhënave të siguruara nga Policia, 2765 drejtues automjetesh u gjobitën pasi qarkullonin pa kryer siguracionin e makinës.

Për vitin 2018, gjobat e paguara në total për këtë kategori ishte rreth 52,5 mln lekë.

Ky grup qytetarësh i shmanget siguracionit që kushton rreth 18 mijë lekë në vit dhe preferojnë të paguajnë gjoba dhe të udhëtojnë pa e siguruar automjetin duke marë përsipër riskun e madh që mund t’i lindë nga ndonjë aksident i mundshëm.

Por cfarë ndodh për një automjet të pasiguruar që kryen një aksident?

Drejtues të Kompanive të Sigurimit sqarojnë :

“Të gjithë personat që kanë një automjet në pronësi  duhet të kryejnë siguracionin TPL , sepse në rast se nuk sigurohen ata marrin masa administrative nga policia.

Më e pakta është gjoba që merret direkt sapo identifikohet nga policia me rreth 20 mijë lekë.

Nëse ky person ( me automjet të pasiguruar) i shkakton dëm një mjeti tjetër të siguruar (dëm i cili paguhet nga kompania e sigurimit), atëhere këtë dëm detyrohet ta paguajë vetë personi që është i pasiguruar.

Me e keqja e të gjithë kësaj është nëse ndodh një aksident me pasoja në jetë njerëzish ( pra dëmton mjetin dhe njerëz, me plagosje apo humbje jete) – të gjitha këto shpenzime i ngarkohen personit që është i pa siguruar.”

Ekspertë të sigurimeve bëjnë thirrje për ndërgjegjësim të qytetarëve që mos të udhëtojnë me makina pa siguracion pasi pasojat finanaciare mund të jenë tepër të larta.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë