Blog

MËNYRA MË E MIRË PËR TË LËNË DUHANIN

Koha e leximit: 3 minuta

Të gjithë ata që janë përpjekur apo që po përpiqen të lënë duhanin e dinë shumë mirë se sa e vështirë dhe sfiduese është diçka të tillë. Hapi parë më i rëndësishëm është të dimë “përsenë” e qartë. Një jetë të re pa duhan!

Çdo lloj varësie, simptomat e lodhjes, humbja e libidos dhe pasoja të tjera negative të cilat mund t’i shfaqen duhanprirësve që po përpiqen ta lënë duhanin ditë pas dite, mund t’ia bëjnë edhe më të vështirë ndalimin e besueshëm dhe të qëndrueshëm të duhanpirjes. Neurotoksina është shumë e fuqishme dhe joshëse.

Nikotina: normalja e re

Duhanpirësit ndjehen në defiçit konstant deri në çastin kur do të kenë marrë dozën e tyre të rradhës së nikotinës. Ata kanë nevojë për nikotinë që të ndjehen normal. Ajo që kërkojnë duhanpirësit në të vërtetë këtu nuk është kënaqësia, por ata këkrojnë që të ndjeheni më pak keq. Por edhe nëse i dimë të gjithë këto faktorë, gjithsesi është e vështirë që të arrihet në një vendim për të hedhur hapin e fundit. Shumica e tyre tashmë kanë provuar disa gjëra dhe ato nuk kanë funksionuar. Kështu që, është mëse e qartë se: nevojitet një strategji plotësisht e re.

Hapi i parë për këtë: një angazhim i qartë. Kjo do të thotë: lufta kundër çdo varësie ka nevojë për motivim të vërtetë: Bëjini vetes këtë pyetje: Cilat janë arsyet e mia? Dhe më pas, pyeteni veten sërish. Për sa kohë që nuk e di njëqind përqind përsenë time, unë nuk do të ndaloj.

Kështu që, është e rëndësishme që të merreni në thellësi dhe me ndershmëri me sfidën që i keni caktuar vetes suaj. Ndoshta ju mund të mendoni lidhur me këtë gjatë një shëtitje. Me qetësi. Sepse, sipas ekspertëve, ju do të keni nevojë për këto dy apo tre arsye për të pasur mbështetjen e plotë për të cilën do të keni nevojë. Dhe pastaj ju duhet të jeni mjaftueshëm të fortë për të zbatuar angazhimin tuaj.

Tregohuni të butë me veten

Hapat prapa janë diçka krejt normale. Ajo që është e rëndësishme është mëyra se si trajtoni vetveten. Nëse ju do ta trajtoni veten keq kjo është diçka që do të dobësojë fuqinë tuaj vepruese dhe vullnetin tuaj. Përfundimi: Tregohuni sa më miqësorë me veten tuaj edhe nëse ndjeni se jeni duke bërë hapa prapa. Për shembull, ju mund të zhvilloni vet trajtimin për vetveten në formën e mantrave pozitive – për shembull – “Tani nuk është e lehtë, por unë do t’ia dal.” Apo “Unë nuk jam i vetmi që po përballem me një sfidë të tillë.”

Meditimi i përditshëm mund t’ju ndihmojë gjithashtu – madje edhe për disa minuta

Kushtojini vetves disa minuta gjatë të cilave të mund të përdorni në mënyrë të vetëdijshme tre shqisat tuaja – të parit, të dëgjuarit dhe të ndjerit. Kushtojini vëmendje këtij çasti dhe bëni një pushim. Gabimi që bëhet shpesh në meditim është se ai duhet të jetë relaksues. Por kjo nuk është e vërtetë. Sepse, para së gjithash meditimi është ushtrim. Sigurisht, efekti anësor mund të jetë edhe relaksimi. Megjithatë, ju duhet të përqëndroheni dhe të jeni të qëndrueshëm lidhur me praktikimin e tij edhe nëse herë pas here mund të mendoni se është diçka e padobishme.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë