Blog

MENAXHIMI I ENERGJISË DHE KONTROLLIT MJEDISOR TË SHTËPIVE TË ZGJUARA

Koha e leximit: 3 minuta

Shtëpia e zgjuar e vitit 2040 do të përdorë 75 përqind më pak energji dhe vetëm 1/3 e sasisë së ujit të përdorur në një shtëpi tipike të re sot. Dhe ‘uji gri’ i përdorur (p.sh., në tualet ose në dush) do të riciklohet, ose për përdorim në aplikacione që nuk kërkojnë ujë të freskët, ose t’ia dërgojë atë një njësie pastrimi për t’u filtruar dhe bërë sërish i freskët. Më shumë se sa 80 përqind e ujit të përdorur në një shtëpi tipike nuk përdoret për t’u pirë.

Në varësi të vendndodhjes gjeografike, shtëpitë e reja që kanë një sasi burimesh të moderuara dielli, ere ose energjie gjeotermike të disponueshme, në fakt, do të grumbullojnë më shumë energji sesa ajo që ato do të konsumojnë dhe më pas këtë energji do t’ia shesin mbrapsht shtyllave të energjisë elektrike.

Koncepti i ‘shtëpive pasive’ super efiçiente, një dizanj ndërtesash me energji shumë të ulët që kërkojnë pak energji për ngrohjen ose ftohjen e hapësirave, është eksperimentuar në Gjermani në fillim të viteve 2000 dhe që prej asaj kohe është zhvilluar më tej në disa vendndodhje eksperimentale.

Kompania japoneze, Honda, ka ndërtuar një shtëpi të zgjuar në kampusin e Universiteteit të Kalifornisë, në Davis. Brenda kësaj shtëpie eksperimentale, një sistem ndriçimi LED i automatizuar dhe efiçient ndaj energjisë ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit të njerëzve duke përshtatur ndriçimin dhe ngrohtësinë e dritave për të imituar ndriçim natyral përgjatë ditës.

Shtëpia do të jetë gjithashtu a pajisur me një sistem të menaxhimit të energjisë që kërkuesit e kanë krijuar për të monitoruar dhe menaxhuar prodhimin dhe konsumimin e energjisë së saj. Dhe mëgjithëse, ajo është e lidhur me shtyllat elektrike, shtëpia do të prodhojë më shumë energji sesa ajo që ajo përdor përgjatë vititi, duke e bërë atë një shtëpi “zero net’ (zero-net i referohet arritjes së një ekuilibri të përgjithshëm ndërmjet emisioneve të prodhuara dhe emisioneve të marra nga atmosfera).

Për banorët e shtëpisë, një aplikacion iPad-i do të ofrojë kontrollimin e ndriçimit, sistemin e argëtimit, karikimin e makinës elektrike në garazhd, si edhe hapjen dhe mbylljen e grilave. Ato mund të kontrollojnë gjithashtu prodhimin e energjisë diellore, nivelin e karikimit të paketës së baterive rezervë të shtëpisë dhe temperaturën e dhomave individuale në tablet.

Por shtëpia e zgjuar e vitit 2040 nuk do të kontrollohet nga tabletët dhe aplikacionet. Deri në vitin 2040 sistemet e njohjes dhe të kuptuarit të gjuhës së folur do të jenë të saktë, të besueshëm dhe do të kenë avancuar aq shumë saqë do t’i lejojnë banorëve të shtëpisë që të kontrollojnë mjedisin e tyre thjesht duke përdorur komandat e të folurit përmes gjuhës natyrale.

Vaskat do të mbushen (në temperaturën e dëshiruar), perdet do të mbyllen, ndriçimi do të ndryshojë, temperatura e dhomës do të përshtatet, ushqimi do të jetë gati, pijet do jenë në tavolinë përpara jush dhe vendi do të jetë pastruar kur banorët e shtëpisë së zgjuar t’a kërkojnë këtë. Dhe cilësia e ajrit do të monitorohet dhe menaxhohet në të gjithë shtëpinë, me filtra të cilat do të largojnë 99 përqind të grimcave nga ajri. Tani kërkuesit janë besimplotë se, nëse pronarët do t’a duan këtë, ata do të jenë madje në ggjendje që t’a komandojnë teknologjinë e shtëpive të tyre të zgjuara vetëm duke menduar për të.

 

Deri në vitin 2040, shumë shtëpi të zgjuara do të jenë mini-stacione të prodhimit të energjisë, duke pompuar shumë më shumë energji elektrike mbrapsht në shtyllat elektrike sesa ajo që ato konsumojnë, por çatitë e tyre nuk do të jenë domosdoshmërisht të mbuluara me panelët e sotëm diellorë. Xhama transparent të pastër, që duken si xhamat e dritareve tradicionale, do të përmbajnë qeliza fotovoltaike super efiçiente që do të gjenerojnë elektricitet për bateritë e shtëpisë. Bateritë rezervë të shtëpisë do të jenë në zemër të efiçiencës së energjisë së shtëpive të zgjuara.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë