Çfarë ndodh nëse tavani i banesës së fqinjit tuaj dëmtohet për shkak të rrjedhjeve të tubacioneve në shtëpinë tuaj?
Po nëse zjarri i rënë në shtëpinë tuaj arrin edhe te fqinji?
Nuk janë të pakta rastet, madje secili prej nesh mund të ketë edhe histori personale, kur si pasojë e një zjarri të rënë në x kat të një pallati ka djegur edhe apartamente të tjera.
Përdorimi në masë i bombolave të gazit, për ngrohje ose për gatim, e rrisin rrezikun e zjarrit në banesa dhe bashkë me të edhe kostot financiare, nëse nuk jemi të siguruar.
Por ka edhe prej të siguruarve, të cilët nuk e dinë se me Sigurimin e Shtëpisë mund të marrin edhe “Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta”.
Falë këtij, çdo i siguruar nuk mbron vetëm pasurinë e tyre por edhe pronën e fqinji pasi me “Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta”, çdo i siguruar është i qetë nëse si pasojë e një zjarri në pronën e tij, dëmtohet edhe prona e fqinjit.
Në këto raste të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania e sigurimit, e cila është përgjegjëse për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën tuaj dhe të fqinjit.
Prandaj, në asnjë moment nuk duhet të jemi të pasiguruar pasi në këtë mënyrë rrezikojmë që kostot për çdo dëm të mundshëm, që mund të jetë aq i madh sa mund të na ndikojë për tërë jetën. Për më tepër tani, në verë, që shkojmë në plazh dhe nuk jemi në shtëpi për një kohë të gjatë.
Çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë?
Dëmet e shkaktuara nga
- zjarri (rrufeja, eksplozioni, rënia e mjeteve fluturuese apo ngarkesës së tij, perpjekjen për shuarjen e zjarrit)
- tërmeti
- përmbytja
- stuhitë
- rrëshqitjet e tokës
- breshëri
Sigurimi i shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi.
GODINËN: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;
SENDET PERSONALE: Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi…
Ku mund ta blejmë Sigurimin e Shtëpisë?
– Pranë çdo zyre SIGAL UNIQA në qytetin tuaj,
– Online në www.sigal.com.al në vetëm 3 hapa, në një kohë shumë të shkurtër dhe pa ju shkëputur më tepër nga impenjimet tuaja;
Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?
Sigurimi i Shtëpisë kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
SIGAL UNIQA, lidere në treg
Në raportin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) për 6-mujorin e parë 2023, SIGAL UNIQA, mes të tjerash rënditej sërish si kompania më e madhe dhe më e besuar në sigurimet e pasurisë duke zënë 50% të tregut.
PSE SIGAL UNIQA?
Stabiliteti financiar, profesionalizmi, novacioni në produkte dhe pagesa në kohë e dëmeve bëjnë që edhe sot, pas 25 vjetësh, SIGAL UNIQA të jetë emri më i madh për ti besuar banesën, vilën, biznesin e çdo pronë tjetër.
Potencalin e saj financiar kjo kompani e tregoi mbi të gjitha pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme duke bërë të mundur që klientët e saj të vijonin jetën normalisht, pa u shqetësuar për kostot që do të kishte rindërtimi.
Pa harruar Teatrin Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të cilat u rikthyen në gjendjen e mëparshme pavarësisht zjarreve të fuqishme që i rrënuan thuajse totalisht.
Merrni një ofertë për shtëpinë tuaj, duke shkruar tani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE:Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës