Blog

MË MIRË NË FORMË SESA SËMURË: SI E NDIHMON SPORTI SISTEMIN IMUNITAR?

Koha e leximit: 3 minuta

Thuhet se sporti forcon sistemin imunitar. Por, a është kjo realisht e vërteta? Ja çfarë na thonë profesionistët e shëndetit publik.

Siç e dini, ka dy mendime rreth sportit. Njëra është, “Sporti është i shëndetshëm”, dhe tjetra, “Sporti është vrasës”. Sporti është një stresor akut, por një trajnues në periudhë afatgjatë. Sporti çliron adrenalinë, që çon në rritjen e formimit të qelizave imunitare. Midis gjërave të tjera, nga “vrasësit natyral të qelizave”, trupi ka nevojë për mbrojtjen nga virusi. Pas ushtrimeve, niveli i qelizave imunitare kthehet në nivelin fillestar, por sistemi imunitar gjithashtu mund të trajnohet në afatgjatë nëpërmjet ushtrimit. Sepse ushtrimet e rregullta, të moderuara e bëjnë që të reagojë më shpejt dhe me më shumë efiçinecë. Në të njejtën mënyrë, mudn të parandalohet apo reduktohet ashpërsia e sëmundjes. Një efekt pozitiv shtesë është promovimi i qarkullimit të gjakut. E thënë thjesht, gjaku rrjedh më mirë dhe rrjedhimisht transporton gjithashtu qëlizat imunitare në vendin e infeksionit më shpejt dhe me më shumë efiçiencë.

Kurba në formë J-je

Kjo temë ka filluar ta shqetësojë shkencën thuajse thridhjetë vjet më parë dhe deri në ditët e sotshme kërkuesit vazhdojnë që të hetojnë mbi çështjen e marrëdhënies ndërmjet infeksioneve të traktit të frymëmarrjes – lloji më i zakonshëm i infeksionit në të gjithë botën – dhe sportit. Lidhur me marrëdhënien ndërmjet intensitetit të stresit dhe dyshimeve për infeksion, të gjitha studimet kanë treguar të njëjtën pamje të kurvës në formë J-je. Me ushtrime të moderuara, dyshimi i infeksioneve ulet në mënyrë të konsiderueshme, por nëse ju bëni ushtrime sportive, ato do të rriten me shpejtësi.

Sa i mundimshëm është sporti

Në fakt, ushtrimet e tepërta do të thotë të vraposh për një maratonë, ose të vraposh nëpër të gjithë vendin. Me këto ngarkesa të mëdha për trupin, niveli i qelizave imunitare bie nën nivelin formal për disa orë, që në këmbim rrit dyshimin ndaj infeksioneve. Një vrapues i cili, shkurtimisht pas përfundimit të një maratone, e zë gripi apo infeksione të ngjashme si gripi janë shembuj tipik të kësaj. Ky fenomen njihet gjithashtu mes ekspertëve si efekti dritares së hapur, koha e dritares së sistemit imunitar të dobët, që lejon hyrjen e mikrobeve deri në 24 orë.

Tre deri në gjashtë herë aq intensiv sa ulja në divan

Për të qëndruar të shëndetshëm, ne duhet të gjetjmë sportin e përshtatshëm, kështu pyetja e parë që na vjen në mendje këtu është: Çfarë ju pëlqen? Sepse vetëm kur një formë lëvizje është argëtuese për ju, atëherë ju do të jeni në gjendje ta bëni atë për një kohë të gjatë. Pastaj vjen pyetja, “Cili është niveli im i trajnimit?” Në varësi të se nga cili nivel do ta filloni, ju mund të zgjidhni ngarkesën tuaj. Nëse keni dyshime, është gjithmonë mirë që ta qartësoni këtë me një doktor. Në teori, intensitet do të thotë tre deri në gjashtë herë më shumë sesa qëndrimi ulur në divan. Megjithatë, në praktikë, thuajse askuh nuk mund ta përfytyrojë këtë. Ndërsa përsa i takon kohëzgjatjes, ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë 2½ deri në 5 orë në javë. Kjo mund të tingëllojë pak si shumë, por kopshtaria intensive apo punët intensive të shtëpisë mund të llogariten gjithashtu. Sportet e durimit të tilla si ecja, ‘hiking’, yoga, tenisi, noti apo golfi përgjithsisht konsiderohen si forma të moderuara sporti.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë