Blog

MBROJTJA E KLIMËS: SI MUND TË KONTRIBUOJË ÇDO INDIVID NDAJ MBROJTJES SË KLIMËS

Ndryshimet klimaterike janë një çështje globale, por ne gjithashtu si individë mund të kontribuojmë në mbrojtje të ndryshimeve klimaterike. Por si mund t’a bëjmë ne këtë? Ja disa këshilla.

Janë disa vida të vogla që ju mund t’i ktheni për të ndihmuar në mbrojtjen e klimës. Në fund, ato që të gjitha kanë si qëllim reduktimin e emisioneve të CO 2.

Është mirë të dini se…

Nëse ndaloni së përdoruri qeset plastike, diçka e tillë do të ketë ndikim pozitiv në gjurmët tuaja të karbonit në mjedis, por vetëm nëse përdorni mjaftueshëm çantat prej kartoni ose cope kur bëni pazaret tuaja. Por alternativat miqësore ndaj mjedisit janë më komplekse për t’u prodhuar sesa qeset plastike!

Mbroni klimën me më pak udhëtime me makinë dhe avion

Mënyra klasike për mbrojtjen e mjedisit është që ta përdorni makinën tuaj sa më pak shpesh që të jetë e mundur. Një alternativë tjetë, sigurisht që, është biçikleta. Udhëtimet me avion janë edhe më të rëndësishme: nëse ju mund të zëvendësoni një fluturim transoqeanik me një udhëtim më të shkurtër, ju tashmë jeni duke bërë shumë për ekuilibirimin mjedisor.

Shikoni konsumin e energjisë

CO 2 gjenerohet gjatë prodhimit të elektricitetit. Nëse ju reduktoni konsumin e elektricitetit nga ana juaj, ju jeni duke dhënë një kontribut për mbrojtjen e klimës, si edhe për të kursyer kostot e elektricitetit. Zëvendësoni llambat e zakonshme të dritës me llamba LED ose llamba që kursejnë energjinë të cilat përdorin deri në 90% më pak sesa llambat tradicionale të dritës. Gjithashtu, e lehtë për t’u zëvendësuar: mos i lani rrobat tuaja deri sa lavatriçja të jetë plot. Një masë e tillë redukton ciklet e përdorimit dhe për pasojë edhe të konsumit të energjisë dhe të ujit.

Gjatë sezonit të dimrit ju mund të kurseni gjithashtu në lidhje me ngrohjen:

  • Bëni ajrosje të shkurtër në vend të hapjes së dritareve për një kohë të gjatë.
  • Mënyra më e mirë për të ulur ose mbyllur grilat dhe perdet natën është reduktimi i humbjes së ngrohtësisë nëpërmjet dritareve.
  • Ndoshta ju gjithashtu keni mundësi potenciale kursimi në temperaturë? Temperatura optimale e dhomës së gjumit, për shembull, është 18 gradë.
  • Izolimi i mirë dhe izolim për dritaret.

Është mirë të dini se…

CO 2 ngrihet gjithashtu edhe gjatë prodhimit të mallrave. Kjo do të thotë se: që është mirë të blini vetëm atë për të cilën keni vërtetë nevojë. Këshilla e profesionistëve: hani përpara se të dilni për pazar dhe jo pas! ?

E fudit, por jo më pak e rëndësishme: perime në vend të mishit

Lajme të këqia për mishngrënësit: Një dietë vegjetariane është një nga mënyrat më efektive për të ndihmuar në mbrojtjen e klimës si një individ privat. Lajmi i mirë: edhe më pak mish ndihmon.

Mbrojtja e klimës në jetën e përditshme

  • Përdorni makinën tuaj sa më pak, përdorni transportin publik dhe biçikletën.
  • Shmangni fluturimet e gjata, zëvendësoni fluturimet e shkurtra me udhëtimet me tren (atëherë kur është e mundur).
  • Fikini gjithmonë plotësisht paisjet elektronike dhe përdorini ato sa më pak që të jetë e mundur.
  • Zëvëndësojini paisjet me variante shumë më efiçiente, p.sh., llambat e dritave me llamba LED.
  • Reduktoni ngrohjen e mjedisit dhe humbjen e ngrohtësisë nëpërmjet grilave dhe perdeve të mbyllura.
  • Mos e shpërdoroni ushqimin.
  • Përdorini lavatriçen, lavastoviljen dhe paisjet e tjera të ngjashme me to veçmas.
  • Konsumoni më pak mish.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë