Blog

MAKINAT ELEKTRIKE DHE ENERGJIA E RINOVUESHME

Një tendecë tjetër që do të verë në lëvizje makinat elektrike është rënia e shpejtë e kostove të gjenerimit të energjisë së rinovueshme.

Rënia e kostove të gjenerimit të energjisë së rinovueshme ka qenë dramatike. Gjatë tetë viteve të fundit, çmimi i paneleve diellore të cilat kapin dritën e diellit dhe e konvertojnë në energji elektrike ka rënë me 86 përqind, ndërsa kosto e energjisë nga turbinat e erës ka rënë me 23 përqind. Këto janë një reduktim dramatik, duke e bërë energjinë e rinovueshme një konkurrente të drejtëpërdrejtë madje edhe me karburantet fosile më të lira dhe të papastra si qymyrguri. Dhe nga viti 2020 e më tej, kosto e energjisë së gjeneruar nga burimet e rinovueshme do të jetë në mënyrë të vazhdueshme më e ulët sesa ajo që vjen nga karburantet fosile.

Tendenca e reduktimit të kostove të gjenerimit të energjisë nga dielli dhe burimet e erës me shumë gjasa do të vazhdojë (megjithëse, ndoshta jo me të njëjtën shpejtësi) dhe deri në vitin 2030, parashikohet që energjia e rinovueshme do të sigurojë më shumë sesa 60 përqind të nevojave të Evropës për energji.

Globalisht, deri në mes të shekullit, burimet e rinovueshme do të prodhojnë më shumë sesa 50 përqind të energjisë që ne konsumojmë (megjithëse, konsumi i përgjithshëm i energjisë nga ana jonë do të rritet me 30 përqind në 20 vitet e ardhshme).

Një faktor tjetër i rëndësishëm që do të udhëheqë zhvillimin e energjisë së rinovueshme është përmirësimi i teknologjisë së baterive. Këto bateri mund të ruajnë energji të gjeneruar nga burimet e rinovueshme dhe ato po bëhen diçka praktite për herë të parë. Diçka e tillë problemet e përhershme të furnizimit për gjenerimin e energjisë së rinovueshme atëherë kur nuk fryn erë apo kur nuk shkëlqen dielli.

Megjithatë, sot, përqindja e elektricitetit të gjeneruar nga burimet e rinovueshme është vetëm 8.5 përqind në të gjithë botën. Por edhe nëse shumica e energjisë së automjeteve elektrike të sotshme gjenerohet nga stacionet e energjisë që djegin karburante fosile, redukimi i ndotjes së ajrit në rrugë në qytete kur makinat elektrike do të zëvendësojnë ato me karburante fosile do të jetë një fitore dramatike dhe e menjëhershme. Sepse shumica e stacioneve të energjisë do të jenë larg zonave urbane dhe gazrat dhe grimcat e dëmshme të emetuara gjatë gjenerimit të energjisë nuk do të kontribuojnë drejtëpërdrejtë në ndotjen e ajtit në rrugët e qyteteve.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë