Pararojë e triumfit të shtëpive ‘SMART’ janë llambat e dritave që mund të kontrollohen nëpërmjet celularit tuaj ‘smart’ ose asistentit zanor të celularit tuaj.
Le të kemi dritë, por thjesht jo çdo lloj drite, por drita ‘smart’. Sepse drita me pak teknologji shtesë është thuajse pjesë e paisjeve bazë të një shtëpie ‘smart’. Ajo ka të bëjë me llambat e dritave ‘smart’, gjithashtu të quajtura llamba ‘smart’ ose “poça smart”. Pra ka llamba dritash që janë të lidhura me internetin dhe që mund të kontrollohen nëpërmjet tij.
Për ju, kjo do të thotë se, ju mund të kontrolloni ose madje edhe të automatizoni ndriçimin e shtëpisë tuaj nëpërmjet një aplikacioni në celularin tuaj. A do të dëshironit një dritë pak më të ulët në mbrëmje? Asnjë problem, thjesht gradojeni atë nga celulari juaj dhe nuk keni asnjë arsye për t’u ngritur nga divani. Dhe nëse e lejoni llambën tuaj ‘smart’ që të kujtojë vendndodhjen tuaj, ato do të ndizen dhe do të fiken plotësisht automatikisht kur ju të mbërrini apo të largoheni nga shtëpia.
Është mirë të dini se…
A mos është drita normale shumë e mërzitshme për ju si një shpirt i lirë? Në varësi të modelit, llambat e dritave ‘smart’ gjithashtu lejojnë që ju të kontrolloni ngjyrën e tyre duke përdorur aplikacionin përkatës. A do të dëshironit një ylber pulsues? “Alexa” (duke iu referuar aistsentit zanot të celularit) fike dritën fare?
Kjo është “çfarë” (ose më mirë “përseja”) pas llambave ‘smart’, po përsa i takon “si?” Në fillim nuk është edhe aq e komplikuar. Në mënyrë të ngjashme si homologët e tyre tradicional, llambat e dritave ‘smart’ thjesht vidhosen në vendin e tyre dhe pajisen me një abazhur sipas zgjedhjes suaj.
Dallimi është jeta e brendshme. Llambat e dritave lidhen me internetin e telefonit dhe zakonisht janë të pajtueshëm me sistemet WiFi dhe Bluetooth. Shumë modele vijnë me kamera të përfshira në to, me artopalantë zanor ose me detektor të lëvizjeve. Kjo do të thotë se, në disa modele ju mund të përdorni asistentin tuaj zanor të tilla si “Alexa” për të kontrolluar dritën. Ja dhe festa juaj e rradhës është e garantuar.
Është mirë të dini se…
Disa llamba dritash mund të kontribuojnë ndaj sigurisë: ndizni dritën herë pas here gjatë pushimeve tuaja për t’i mashtruar hajdutët që dikush është në shtëpi.
Megjithatë, jo çdo gjë shkëlqen në ngjyrë rozë në tokën e llambave ‘smart’. Sepse kur flasim për mbrojtjen e të dhënave dhe krimin kibernetik, llambat e dritave ‘smart’ kanë një disavantazh krahasuar me llambat e supozuara origjinale më pak të zgjuara.
Arsyeja është lidhja me internetin. Në mënyrë të ngjashme si të gjitha aplikacionet që aplikojnë “Internetin e gjërave” (Internet of things), të cilat përmbajnë shumica e paisjeve ‘smart’, një llambë drite ‘smart’ mbledh të dhëna dhe mund të shërbejë si një shteg për kriminelët kibernetik.
Një test i kryer nga faqja e internetit mbi teknologjinë Rezultate të Limituara arriti në përfundimin se, edhe kur të hidhen jashtë përdorimit këto llamba drite ‘smart’ ende mund të lexohen për të gjetur, në shumicën e rasteve fjalëkalimin e pakoduar të WiFi-t tuaj.
Është mirë të dini se…
Rekomandohen fjalëkalime të forta dhe përditësimet e rregullta të ‘software-it’ të tyre për ta mbajtur shtëpinë tuaj ‘smart’ të sigurt.
Klima: LED nuk ju lëndon kurrë
Llambat ‘smart’ janë të shtrenjta krahasuar me dritat tradicionale LED. Por, çmimi i tyre ka rënë vitetet e fundit. Një llambë ‘smart’ ende kushton 60 euro ose më shumë, por ka llamba ‘smart’ edhe më të lira të disponueshme për 20 euro. Për krahasim: ju mund të gjeni me lehtësi llamba tradicionale LED për dy ose tre euro secila.
Llambat e mëparshme ‘smart’ shpesh mund të kontrolloheshin duke përdorur një aplikacion. Çelësi i dritës ishte jo efektiv, si për të thënë. Ajo që mund të mos ju mërzisë ju me smartfonin në telefonin tuaj në dorë mund të mërzisë fëmijët dhe të ftuarit e tjerë, ose edhe ju vet nëse do të mbeteni pa bateri. Megjithatë, disa drita moderne mund të operohen duke përdorur një celular ose një çelës drite.
Po efekti ndaj klimës? Llambat ‘smart’ janë drita LED dhe kështu konsiderueshëm më efiçiente në raport me eneregjinë sesa llambat e dritave tradicionale, të cilat, megjithatë, nuk lejohen më që t’i shiten përdoruesve përfundimtar në Bashkimin Evropian – ose llambat që kursejnë energji.
Si ta instaloni një llambë ‘smart’?
- Hapi 1: Vidhosni llambën e dritës ‘smart’ tek mbajtësi i llambës. Ndriçimi juaj smart mund të vijë gjithashtu si një “llambë e përfunduar” ose si një sipërfaqe LED për murin.
- Hapi 2: Nëse është e nevojshme, lidheni kutinë e ndezjes me ruterin e WiFi-t tuaj. Prodhuesi do të tregojë nëse ky hap është i rëndësishëm apo jo (dhe nëse është kështu: se si ta lidhni ruterin tuaj) në paketimin e produktit, për shembull.
- Hapi 3: Instaloni aplikacionin e prodhuesit në smartfonin tuaj dhe lidheni atë me dritat nëpërmjet WiFi-t ose Bluetooth-it.
- Hapi 4: Nëse dëshironi dhe është e mundur, ju mund t’i lidhni llambat tuaja me një asistent zanor të tillë si “Alexa” ose Asistenti i Google-it.
- Hapi 5: Ia dolët! Provoni disa variante hijesh ose përcaktoni automatizimin e komandave sipas dëshirës tuaj.
Kështu, a janë llambat e dritave ‘smart’ një ide e mirë? Nëse ju jeni mik i këtyre ndihmuesve novatorë të jetës së përditshme ose jeni duke kërkuar për një element të veçantë për shtëpinë tuaj, ju mund të bëni.
Megjithatë, nëse është e rëndësishme për ju që ta lini smartfonin tuaj diku larg jush në fund të ditës, atëherë është më mirë që të mendoheni dy herë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.