Klubi i Artit dhe Kultures

LAS MENINAS: Përse është kaq magjepsëse kjo pikturë?

Koha e leximit: 3 minuta

Nga James Earle dhe Christina Bozsik, TED-ED, 2016

Në shikim të parë, kjo pikturë mund të mos t’ju duket ndonjë gjë tmerrësisht e veçantë, por ajo është, në fakt, një nga pikturat me të analizuara në të gjithë historinë e artit. Ajo titullohet ‘Las Meninas,’ ose ‘Shërbyerset e nderit,’ e pikturuar nga Diego Velazquez, në vitin 1656, dhe ajo paraqet një skenë nga jeta e Oborrit Mbretëror Spanjoll.

Një fëmijë princeshë e mirëveshur refuzon një gotë me ujë nga shërbërtorja, ndërsa një xhuxh është duke ngacmuar një qen. Një xhuxh i dytë që ndodhet ngjitur me të parin, ndërsa vet artisti qëndron përpara kanavacës së tij. Dy njerëz të tjerë, në sfond të pikturës, ndërsa një i tretë shfaqet duke dalë nga dhoma, dhe përse të mos ta bënte ai këtë gjë kur nuk duket sikur të jetë duke ndodhur ndonjë gjë e madhe? Edhe qeni duket i mërzitur. Por shikoni më afër.

Dy njerëzit e reflektuar në një pasqyrë të turbullt në murin e mbrapmë, që mund të anashkalohet lehtë në shikimin e parë janë Mbreti Filipi IV-ërt dhe Mbretëreshë Mariana, që e ndryshon skenën nga një paraqitje e thjeshtë e jetës së oborrit në atë kohë në atë të një portreti mbretëror. Dhe me këtë informacion, ne mund të fillojmë të kuptojmë më shumë rreth kësaj pikture dhe përse i ka magjepsur ajo shikuesit prej shekujsh.

Në fillim, kemi kontekstin historik. Kur u pikturua ‘Las Meninas’ në fund të mbretërimit të Filipit, perandoria spanjolle ishte drej rënies së saj, pas humbjeve nga tridhjetë vite luftra, si edhe vështirësive ekonomike dhe politike. Edhe vet mbreti kishte pësuar fateqësi, duke humbur gruan e tij të parë dhe trashëgimtarin e tij të vetëm për fronin përpara martesës së tij të dytë. Por piktura e zbeh këtë luftë për të ofruar ushqim për shtëpinë. Madje edhe mosha e përparuar e monarkut është fshehur nëpërmjet bërjes së pasqyrës të paqartë.

Ajo që shikojmë në qendrën gjeometrike të kanavacës, e ndriçuar me shkëlqim nga drita që vjen nga dritarja, është vajza e mbretit Margarita Teresa, fëmija i vetëm i gjallë legjitim i mbretit në atë kohë. Pamja e saj e ndriçuar dhe e shëndetshme është një këndvështrim i idealizuar i luftës për të ardhmen e perandorisë. Megjithatë, vajza e mbretit nuk është e vetmja qendër në pikturë.

Nëpërmjet përdorimit të zgjuar të perspektivës, si edhe duke e pikturuar pikturën në madhësinë e jetës së vërtetë, Velazquez zbeh kufinjtë ndërmjet artit dhe realitetit, duke krijuar ndjesinë e një pikture tri dimensionale, ku ne na duket sikur mund të futemi brenda. Linja ndërmjet tavanit dhe murit konvergojnë tek dera e hapur, duke krijuar më tej perceptimin e pikturës si një hapësirë fizike, e parë sipas perspetikës së shikuesit. Në këtë kuptim, audienca dhe bota reale janë fokusi, të theksuara nga tri figura të cilat shikojnë drejt publikut. Por ka ende edhe pikë tjetër thelbësore.

Linja e formuar nga orenditë e lehta, na çon në qendër të murit të mbrapmë tek pasqyra që reflekton çiftin mbretëror. Dhe pozicionimi i tij i afërt me shikuesin ka çuar në interpretime të ndryshme radikale për të gjithë veprën.

Pasqyra mund të jetë duke reflektuar mbretin dhe mbretëreshën, duke pozuar për një portret të tyrin, apo ajo reflekton kanavacën? Dhe çfarë bëjmë ne, me faktin që, Velazquez nuk e ka pikturuar kurrë portretin mbretëror të nënkuptuar këtu? A mund të jetë duke paraqitur piktura vetë krijimin e saj?

Me përfshirjen e pasqyrës në veprën e tij, Velazquez e ngriti artin e pikturimit nga perceptimi i saj si një zanat të thjeshtë në një sipërmarrje intelektuale. Me tri qendrat e tij konkurruese në pikturë, ‘Las Maninas’ kap kontrastin ndërmjet botës ideale, reale dhe asaj të reflektuar, duke mbajtur në të njëjtën kohë një tension të pazgjidhur ndërmjet të gjithëve, në një histori edhe më komplekse nga ç’mund të jetë në gjendje të bëjë çdo pasqyrë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë