Kuptimet e shumta të ‘Statujës së Davidit’ të Michelangelo-s
Kur mendojmë për veprat klasike të artit, ambienti më i zakonshëm ku ne i mendojmë ata është në një muze. Por ajo që ne harrojmë shpesh është se, shumica e këtij arti nuk është prodhuar me destinacion përfundimtar muzeun.
Çfarë ndodh me një vepër arti kur ajo largohet nga konteksti origjinal për të cilin ajo vepër është menduar?
Merrni shembullin e ‘Statujës së Davidit’ të Michelangelo-s, që paraqet djalin hero, i cili vrau gjigandin filistinë, Goliath-in, i armatosur vetëm me guximin dhe llastiqet e tij. Kur Michelangelo filloi skalitjen e një blloku të pastër mermeri të bardhë, për të komunikuar këtë histori të famshme biblike, qyteti i Firences kishte vendosur që ta vendoste produktin e përfunduar në majë të një katedraleje gjigande. Jo vetëm që kjo statujë më shumë sesa 5.17 metra e gjatë do të ishte lehtësisht e dallueshme në këtë lartësi, por vendosja e saj së bashku me 11 statuja të tjera të heronjve të Testamentit të Vjetër, që lartësoheshin tek shikuesit, do të kishte një rëndësi të fuqishme fetare, duke i detyruar shikuesit që të shikonin njëherësh me frikë dhe nderim kundrejt parasjave.
Por në kohën kur Michelangelo kishte përfunduar veprën në vitin 1504, planet për statujat e tjera ishin shpërbërë, dhe qyteti kuptoi se ngritja e një statuje kaq të madhe mbi çati do të ishte më e vështirë nga sa e kishin menduar ata në filim. Për më tepër, statuja ishte kaq e detajuar dhe kaq e gjallë deri tek venat e fryra të krahut të Davidit dhe vendosmëria në fytyrën e tij, saqë të vinte keq që ta fshihje atë aq larg syrit të shikuesve. Një këshill i përbërë nga politikanë dhe artistë u mblodhën për të vendosur mbi një vendndodhje të re për statujën. Duke votuar përfundimisht për ta vendosur atë përpara ‘Palazzo della Signoria’, bashkia e qytetit dhe shtëpia e qeverisë së re republikane.
Kjo vendndodhje e re e transfrmoi kuptimin e statujës. Familja Medici, e cila për gjenerata me rradhë kishte sunduar qytetin nëpërmjet kontrollimit të sistemit bankar, kohët e fundit ishte dëbuar nga qyteti dhe, më në fund, tani Firence u gjend si një qytet i lirë, i kërcënuar nga të gjitha anët nga rivalët e pasur dhe të fuqishëm. Davidi, tani simboli i rezistencës heroike kundër çudive mbytësëse, u vendos me vështrimin e tij të thellë, si një shikim paralajmërimi të ashpër, i përqëndruar kundrejt Romës, shtëpia e kardinalit Giovanni de Medici.
Megjithëse, vet statuja nuk kishte ndryshuar, vendosja e tij ndryshoi thuajse çdo aspekt të tij nga rëndësia fetare në një rëndësi politike. Megjithëse, një replike e Davidit ende shfaqet në Palazzo, statuja origjinale u zhvendos në vitin 1873 në ‘Galleria dell’Accademia’, ku ndodhet edhe sot. Në ambinetin e sistemuar dhe te qetë të muzeut, së bashku me një sërë skulpturash gjysëm të përfunduara të Michelangelo-s, interpretimet e dukshme fetare dhe politike bien poshtë, duke i hapur rrugë soditjes dhe shijimit të aftësive artistike dhe teknike të Michalengelo-s.
Por edhe këtu, shikuesit e mprehtë mund të vënë re se koka e Davidit dhe dora duken në mënyrë të shproporcionuar të mëdha, për të na kujtuar se ato janë bërë për t’u parë nga shikuesit nga poshtë. Kështu, jo vetëm që konteksti ndryshon kuptimin dhe interpretimin e një vepre arti përgjatë historisë së tij, por ndonjherë ajo mund të bëjë që ajo hstori të rishfaqet në sipërfaqe në mënyrën më të papritur.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.