Kujdesi për shëndetin nënkupton ushqime dhe stil cilësor jetese së bashku me trajtim mjekësor gjithashtu cilësor dhe në kohë. Në lidhje me këtë të fundit, marrja e shërbimeve cilësore mjekësore, veçanërisht në Shqipëri, ka shpeshherë një kosto të konsiderueshme financiare dhe jo gjithmonë mbetemi të kënaqur. Nisur nga kjo, një zgjidhje ideale do të ishte që tia faturonim dikujt tjetër shpenzimet e klinikës apo spitalit për të pasur njëkohësisht një shëndet të mirë dhe financa gjithashtu të mira. Deri më sot, zgjidhja më e përshtatshme për të dyja është: sigurimi privat i shëndetit! Mbulimi me një sigurim privat shëndeti i ndihmon njerëzit të marrin një shërbim mjekësor më të shpejtë dhe cilësor ndërkohë që fatura e shpenzimeve mjekësore paguhet nga kompania e sigurimeve. Sipas një studimi të bërë nga Urban Institute, rezulton se njërëzit e pasiguruar marrin shërbime mjekësore më pak cilësore dhe për një kohë më të shkurtër, gjithashtu mungesa e sigurimit të shëndetit përbën një problem financiar për të pasiguruarit dhe familjet e tyre. Për më tepër, përmes sigurimit privat të shëndetit mbulimet janë më të plota duke përfshirë edhe më shumë kontrolle mjekësore në krahasim me sigurimin baze shëndetësor shtetëror.
Në Shqipëri, sigurimi privat i shëndetit u prezantua për herë të parë nga SIGAL UNIQA dhe derimë tani, mbi 10 000 persona kanë zgjedhur të na besojnë ne shëndetin e tyre. Të sigurosh shëndetin pranë SIGAL UNIQA do të thotë të përfitosh:
- Një paketë të personalizuar shërbimesh, lehtësishttë adaptueshme me nevojat e çdokujt
- Një plan familjar të përkujdesjes shëndetësore
- Asistencë në gjuhën shqipe 24 orë në 24, kudo që të jeni. Në dispozicionin tuaj është një numër jeshil për tju ofruar ndihmën e nevojshme në çdo moment;
- Rimbursim të plotë dhe të menjëhershëm të shpenzimeve mjekësore;
- Një shërbim asistence 24 orësh për emergjenca mjekësore, në çdo vend ku ndodheni;
- Eksperiencë austriake dhe mbështetje ndërkombëtare: UNIQA është një ndër kompanitë më kryesore në Europën Qëndrore dhe Lindore, me shtrirje në rreth 21 shtete Europiane. Ky rrjet i gjerë kompanish partnere, rrit edhe më shumë
- shkallën e asistencës së siguruar në çdo vend dhe kohë;
- Lehtësim të procedurave: SIGAL mundëson organizim të takimeve me klinikën/spitalin, lëshimin e garancisë së pagesës
- etj;
Duke siguruar shëndëetin tuaj, ju do mund të keni një shëndet edhe më të mire pasi duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, sa herë të doni dhe keni nevojë, mundësohet:
- Diagnostikim i hershëm i ndonjë sëmundjeje të mundshme i cili sjell trajtim më efektiv duke qenë më i hershëm;
- Mbajtje nën kontroll të parametrave kryesorë:
- Shëndet më i mirë për të gjithë familjen: sigurimi privat i shëndetit që ofron SIGAL UNIQA është një paketë e dizenjuar specifikisht për familjen dhe nevojat e saj.
Nisur nga të gjitha këto, SIGAL UNIQA këshillon sigurimin privat të shëndetit si një mënyrë për tu kujdesur edhe më shumë për atë çfarë është aseti më i çmuar i çdokujt: shëndeti dhe jeta e tij.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.