Pa kriza, njerëzimi do të vazhdonte të qëndronte i ulur nën një pemë, sepse krijmtaria lulëzon në kohë të vështira. Dhe më e mira nga të gjitha: ajo mund të trajnohet.
Sandale të bëra nga gomat e vjetra të makinës apo një dhomë ndenjeje të kthyer në një kurs trajnimi. Interneti është i mbushur me video ku tregohen se si njerëzit ndryshojnë qëllimin e gjërave apo se si ata shpikin gjëra për të përftuar ato gjëra për të cilat ata kanë nevojë apo atë që u mungon tani. Fjalët kyçe janë imagjinata, origjinaliteti dhe krijmtaria.
Entuziazmi si një motorr
Ekspertët bien dakord se motivimi është motorri më i fortë për të nxitur krijmtarinë. Thjesht mendoni pak për Leonardo Da Vinici-n, i cili eksploroi mundësitë e pikturimit po aq shumë sa ato të arkitekturës ndaj ideve dhe vizatimeve të tij të objekteve fluturese, të konceptuara në imagjinatën e tij dhe të kthyera në realitet qindra vite më vonë. Nëse dëshironi që të jeni krijues, në fillim duhet të tregoheni të gatshëm për t’u përfshirë në çdo gjë të re. Tingëllon disi kontradiktore që ta përgatisni vetveten për të qenë spontan, por aftësia për të menduar në mënyrë kontradiktore rrit mundësinë e shfaqjes së vet ideve kontradiktore.
Thyerja e rutinës së përditshme me krijmtari
Një faktor tjetër janë kushtet e përgjithshme dhe këtu nuk është se shërben edhe aq shumë rutina ditore. Rutina jonë e përditshme mundëson një funksionim normal në punën dhe në jetën tonë private. Por krijimtaria mund të lindë vetëm atëherë kur ne mendojmë jashtë kornizave të jetës sonë të përditshme. Më saktësisht, kur ne kemi kohën dhe lirinë intelektuale për t’i kthyer mendimet tonë në gjëra të tjera dhe të reja ose për ta parë atë që njohim sipas një perspektive të re. Kështu, kur thyhet normaliteti i jetës normale, kjo është koha më e mirë për të qenë sa më krijues.
Stimujt e dobët promovojnë të menduarin krijues
Për të dëgjuar zërin tonë të brendshëm, zëri ynë i jashtëm nuk duhet të jetë shumë i lartë. Specifikisht, kjo do të thotë: një mbistimulim e frenon krijmtarinë dhe relaksimin. Duhet të lejojmë rrjedhjen normale të gjerave, gjatë së cilave shfaqet edhe krijmtaria. Nëse kërkesat dhe stimujt e jashtëm reduktohen në minimum, kjo është një pikë e mirë fillimi për ide krijuese. Nuk thuhet më kot se poetët i shkruajnë tekstet e tyre “në dollapin e tyre të qetë” ose “në kullën e fildishtë”.
Përjetoni aventurat e vockla
Jeta jonë e përditshme përbëhet nga shumë sekuenca veprimesh banale, kështu që ne e jetojmë jetën tonë të përditshme më së shumti sipas metodës së autopilotuar. Kjo fillon me faktin që ne gjithmonë hamë të njëjtin mëngjes, apo kur dalim për shëtitje me qenin. Nëse ne do të ndryshonim vetëm këto gjëra të vogla, ne do t’i japim trurit tonë impulse të reja dhe duke thyer rutinën e përditshme, në gjithashtu krijojmë mundësi për të krijuar perspektiva dhe perspektiva të reja.
Luani me performancat
Krijmtari do të thotë gjithashtu të bësh diçka në një mënyrë të re që është më argëtuese, si riorganizimi familjar apo krijimi dhe zbulimi i lidhjeve të reja ndërmjet gjërave. Për shembull, loja me pyetjen “Po sikur të ndryshoj këtë?” mund të jetë hapi i parë drejt një mënyrë të re të të bërit të gjërave në jetën tuaj. Për të frymëzuar imagjinatën, ndihmon gjithashtu edhe marrja me tematika tërësisht të reja nga librat, arti, filmat, ndërveprimet sociale, sportet dhe shumë më shumë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.