Testimi i korrektimit gjenetik tashmë ka filluar edhe tek njerëzit.
Ne jemi që të gjithë produkti i gjeneve tona dhe ideja se ne mund t’a korrektojmë ADN-në që në embrion, ose tek njerëzit e rritur, është një nga idetë më të fuqishme në mjekësi, por gjithashtu edhe një nga më të diskutueshmet.
Shqetësimet mbi etikën e korrektimit gjenetik janë përshpejtuar në dekadën e shkuar me zhvillimin e teknikës së re të korrektimit të ADN-së. I quajtur “CRISPR-Cas9”, kjo formë korrektimi gjenetik e teknikës së përpunimit të fjalëve ‘cut & paste’ e ka thjeshtësuar shumë procesin e korrektimit gjenetik. Në vend të riorganizimit të fjalëve, korrektimi gjenetik “CRISPR” e rishkruan ADN-në, kodin biologjik që përbën manualin e ndërtimit të organizmave të gjallë. Me korrektimin gjenentik, kërkuesit mund të nxjerrin jashtë funksioni gjenet e targetuara, të korrektojnë mutacionet e dëmshme dhe të ndryshojnë aktivitetin e gjeneve specifike tek bimët dhe kafshët, duke përfshirë edhe njerëzit.
Korrektimi gjenetik është përdorur tashmë për modifikimin e qelizave imunitare të njerëzve për të luftuar kancerin ose për rezistencën kundër infeksionit të HIV-it. Por ai mund të përdoret gjithashtu për të rregulluar gjenet difektoze në embrionet njerëzore dhe për të parandaluar foshnjat nga trashëgimi i sëmundjeve serioze. Diçka e tillë është e diskutueshme sepse këto ndryshime gjenetike do të prekin farat ose qelizat e vezëve, që do të thotë se, korrektimet gjenetike dhe çdo efekt i keq anësor, mund t’i kalohen gjeneratave të ardhshme.
Aktualisht, shumica e kërkimeve në korrektimin gjenetik po kryhen për të kuptuar sëmundjet, duke përdorur qelizat në laboratore dhe në modelet e kafshëve. Shkencëtarët po punojnë ende për të përcaktuar nëse kjo përqajse është e sigurt dhe efektive për përdorim tek njerëzit.
Korrektimi gjenetik premton gjithashtu trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve më komplekse, të tilla si kanceri, sëmundjet e zemrës, sëmundjet mendore dhe infeksionin e HIV-it.
Por, tashmë janë kryer testimet e korrektimit gjenetik tek njerëzit e gjallë. Në vitin 2017, kërkuesit përzien gjakun e një pacienti me metodën e korrektimit gjenetik, me qëllim trajtimin e sëmundjeve serioze të trashëguara. Pacienti 44 vjeçar kishte një çrregullim të rrallë metabolik të quajtur Sindroma ‘Hunter’. Një vit më pas, kërkuesit e shpallën testimin një sukses dhe tani ata kanë miratimin për të bërë testime të mëtejshme me njerëzit e gjallë.
Në prill të vitit 2018, u miratua testimi klinik i korrektimit gjenetik për trajtimin e talasemisë beta në Evropë. Testimi klinik është një nga testimet e shumtë që kanë filluar me ardhjen e teknikës së korrektimit gjenetik “CRISPR-Cas9”. Shumica e këtyre testimeve janë duke u kryer në Kinë, të cilët po punojnë me përdorimin e “CRISPR” tek pacientët me kancer. Por ka gjithashtu edhe disa zhvillime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Globalisht janë rreth 60,000 njerëz që lindin në vit me talaseminë beta, një gjëndje e rrallë gjaku ku ka sasi anormale hemaglobine që mund të rezultojë në anemi dhe në nivele të ulta oksigjeni në gjak.
Testimet po kryhen në Evropë me përdorimin e teknikave të “CRISPR” për të nxjerrë jashtë pune ato gjene që shkaktojnë këtë çrregullim, dhe që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, një formë hemaglobine e prodhuar tek të sapolindurit që nuk preken nga mutacioni.
Në një periudhë më afatgjatë, korrektimi gjenetik përmban premtime të jashtëzakonshme për eliminimin e sëmundjeve të trashëguara dhe përmirësimin e jetëgjatësisë së njerëzve. Por njerëzit e etikës janë të shqetësuar se korrektimi gjenetik mund të përdoret për prodhimin e “foshnjeve të dizenjuara” ose për të krijuar ‘padashje’ kërcënime afatgjata të vijës gjenetike të njerëzve. Ekziston gjithashtu edhe rreziku i lartë i pasojave të paqëllimshme të cilat aplikohen nga korrektimi gjenetik i formave të tjera të jetës, nga minjtë dhe mushkonjat deri tek mikrobet.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.