“Unë thjesht dua që gjithaçka të jetë njësoj sërish,” është një frazë që mendohet apo thuhet shpesh nga njerëzit në kohë krizash, megjithëse në thelb, ne që të gjithë e dimë se diçka e tillë është e pamundur. Me krizën aktuale COVID-19, nuk do të jetë ndryshe, duke qenë se vaksinimi efektiv nuk mund ta ndryshojnë atë.
SARS-CoV-2 e ka kthyer kontaktin social në një faktor potencial risku. Diçka e tillë do të ketë një impakt afatgjatë në jetët tona. Sipas një raporti të fundit nga McKinsey të titulluar “E ardhmja e punës pas COVID-19” të publikuara në shkurt të vitit 2021, kriteri i “afërsisë fizike” do të luajë një rol thelbësor në zhvillimet e ardhshme të tregut të punës.
Koronavirusi ka një impakt afatgjatë në botën e punës
Zonat me një nivel më të lartë të afërsisë fizike do t’i nënshtrohen një transformimi më të qartë pas pandemisë, sipas McKinsey-it. Automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të lëvizin në këto industri edhe më shpejt sesa përpara pandemisë. Shumica e vendeve të punës që do të humbasin do të jenë në fushat e tregtisë, të akomodimit dhe tek vendet e punës të cilat kërkojnë pak aftësi. Tendencat për të punuar në shtëpi me rënien masive të përdorimit të hapësirave të zyrës luajnë një rol madhor këtu. Ndonëse, rritja e shpejtë në tregtinë elektronike është krijimi i vendeve të reja të punës në logjistikë dhe magazinim, kjo do të përbëjë vetëm një pjesë të vogël të humbjeve të punës në industritë e transportit.
Përpara pandemisë, në veçanti humbën vendet e punës me të ardhura mesatare, si edhe ato në prodhim dhe administrim. Në një botë pas-COVID, vendet e punës më pak të paguara gjithashtu do të bien, dhe vetëm vendet e punës në segmentet me të ardhura më të larta do të rriten. Me shumë mundësi do të nevojiten investime masive në edukim dhe trainim për të përmbushur këto ndryshime në tregun e punës.
Kriza e pandemisë si një pikë kthese?
Ne do të kemi zhvillime madhore në të gjitha fushat e jetës sonë. Eksperti i mjedisit Bill McKibben e shikon pandeminë si një thirrje për t’u zgjuar për njerëzit të cilët tani e shikojnë pandeminë në një nivel global si të mundshme, por me shpresë të menaxhueshme. Intelektuali me influencë Noam Chomsky mendon se, ne duhet ta marrim këtë krizë dhe çështjen se si do të dalë bota nga kjo pandemi si një mundësi për të pyetur vetveten se në çfarë lloj bote dëshirojmë që të jetojmë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.