Lumturia dhe mirëqenia e fëmijëve në plan të parë. Dëgjojini dhe jini aty për fëmijët tuaj!
Veçanërisht gjatë kohës së shkollës, truri i fëmijëve sfidohet jashtëzakonisht shumë çdo ditë sërish dhe sërish. Sipas disa këshillave të shpejta që do të gjeni këtu, ju mund të mbështesni të vegjlit tuaj dhe të kontribuoni në fuqizimin e aftësive të tyre konjitive.
Të mësuarit është një ‘sport’ me performancë të lartë për trurin. Përqëndrimi mund të trajnohet në një shkallë të lartë, duke kryer në mënyrë të koordinuar ushtrime sfiduese që kanë njëherësh efekte ndijimore dhe motorrike. Sfida qëndron tek forca mendore që duhet të përdoret dhe që përbën trajnimin bazik të aftësive konjitive të fëmijëve, të cilat përfshijnë përqëndrimin, kujtesën, krijmtarinë, si edhe të parin, të dëgjuarin dhe të ndjerit. Këto janë gjithashtu parakushtet për një të mësuar sa më të mirë dhe efektiv.
Shumë lëvizje, proceset e reja
Në thelb është shumë e rëndësishme fëmijët e shkollave dhe të kopshteve të motivohen për t’u ushtruar në mjediset e jashtme sa më shumë që të jetë e mundur, sepse që të funksionojë siç duhet truri ka nevojë për oksigjen. Këto ushtrime mund të përfshijnë, për shembull, larjen e dhëmbëve jashtë duke qëndruar me një këmbë, apo duke shkëmbyer thikën dhe pirunin vetëm me dorën tjetër dhe jo siç veproni zakonisht me të dyja duart. Këtu janë gjithashtu shumë ndihmuese vrapimi dhe lojërat që përfshijnë përdorimin e gishtërinjve. Ideale do të ishte mësimi i një instrumenti muzikor që përdor gishtërinj të ndryshëm të të dyja duarve në mënyra të ndryshme. Si mendoni për pianon, apo kitarën?
Ushqim për trurin nga mëngjesi deri në darkë
Një dallim të madh përbën gjithashtu edhe dieta ushqimore: thelbësore këtu është një mëngjes i shëndetshëm dhe i pasur, preferueshëm me karbohidrate komplekse dhe omega-3, për shembull, në formën e bukës me drithëra, arra, etj. Ndërsa, në mbrëmje rekomandohen proteina në formën e fasuleve, bishtajave etj. Proteinat e ushqimit gjithashtu janë një ushqim shumë i rëndësishëm për trurin. Kjo është mënyra më e mirë për të konsoliduar atë që keni mësuar, që do të thotë, që ta keni brendësuar dhe memorizuar atë.
Dhe më e rëndësishmja: “Vendoseni lumturinë dhe mirëqenien e fëmijëve tuaj në plan të parë. Kujdesuni që të dini me saktësi se çfarë është më e mira për ta. Më pas, strukturoni ditën me disa pushime të mjaftueshme. Dëgjojini dhe jini aty për fëmijët tuaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.