Situatat e humbjes ekzistojnë në jetën e çdo personi. Por si mund t’i ndihmojmë njerëzit në zi në dhimbjen e tyre?
Në shoqërinë tonë kanë mbetur vetëm disa subjekte tabu. Zija dhe dhimbja janë njëra prej tyre. Ndoshta edhe më të mëdhatë. Një shpjegim i mundshëm për këtë është se, dhimbja prek një pikë të lënduar tek secili prej nesh. Veçanërisht në kohë zie nga vdekja e një njeriu të dashur është diçka që prek secilin prej nesh dhe nga e cila nuk kursehet askush. Edhe kështu, përgjithsësisht është shumë e vështirë për ne që të ndihmojmë dikë që është në zi. Shpesh ne jemi të mbingarkuar me situatat dhe nuk dimë fjalët për të ngushëlluar apo për të mbështetur dikë që po vuan.
“Procesi i vajtimit është gjithmonë individual. Përveç vetë nevojave të tyre, çdo vajtues ka gjithashtu shpejtësinë e tij/saj për të kaluar nëpër faza të ndryshme. Këto faza nga shoku, të mos dashurit për të besuar, zëmërimi për të pranuar vijnë dhe ikin ose alternohen më njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë afat dhe asnjë listë për ta bërë diçka të tillë, kjo është arsyeja përse shpesh është e vështirë që njerëzit e jashtëm të merren me këtë,” shpjegojnë psikologët të cilët merren me këshillimin psikologjik dhe se si të ndihmojnë njerëzit me dhimbjen në kohë krizash.
Dhembshuri në vend të mëshirës
Vajtimi i një personi të vdekur është ndoshta forma më masive e dhimbjes, por divorci, humbja e punës apo largimi i një fëmije, gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje, vajtim, pra përgjithësisht çdo gjë që përfshin të thënit lamtumirë dhe të heqësh dorë. Gjëja më e rëndësishme për të cilën ka nevojë një njeri që ndjen dhimbje është që dikush të jetë aty dhe i paranishëm dhe që mund të durojë dhimbjen së bahsku me ta dhe për të kapërcyer situatën së bashku. Por kjo është saktësisht ajo që është veçanërisht e vështirë për njerëzit e jashtëm. Ne formësohemi gjithashtu nga shoqëria dhe ne kërkojmë gjithmonë që t’i zgjidhim problemet apo që t’i ndihmojmë njerëzi që janë në situata të dhimbshme. Por kjo është saktësisht çka është e pamundur në një situatë humbjeje.
E njëjta gjë vlen edhe për nivelin emocional. Në vend të mëshirimit, dhembshuria është e përshtatshme për vajtuesin. Me dhembshurinë, ju mund të simpatozoheni dhe të kuptoni më mirë se si është personi tjetër. Kjo ju mundëson që t’i ndihmoni dhe t’i mbështesni ata. Dhembshuria mund të shprehet në shumë mënyra që janë po aq të rëndësishme, apo ndonjëherë madje edhe më të rëndësishme, sesa fjalët e dhëmbshura. Për shembull, ta shoqëroni dikë në zyrë, apo të gatuani për ata apo të kryeni xheste të dashura tregojnë se ju jeni të interesuar për personin tjetër.
Origjninalitet dhe ndershmëri
Dhimbja është një përgjigje natyrale, e dhimbshme – megjthëse, e përkoshme e humbjes. Rrjedhimisht, dhimbja ka nevojë për kohë, hapësirë dhe hapësirë për të shperhur nevojat dhe dhimbjen. Shpesh nga jashtë nuk është e mundur që të shikoni personin tjetër në procesin e dhimbjes së tyre. Rrjedhimisht, është e rëndësishme që të adresoni gjërat me ndershmëri dhe t’i pyesni ata se si janë? Apo se për çfarë kanë nevojë? Ju mund të adresoni gjithashtu se si ndjeheni ju vet dhe se çfarë ju ka ndodhur vet juve, apo që as ju ve nuk keni fjalë. Duke bërë këtë, personi tjetër do të ndjehet i kuptuar. E rëndësishme është që të qëndroni të thjeshtë, origjinal, të ndershëm dhe empatik.
Qëllimi i mirë nuk është e njëjta gjë si ajo që është me të vërtetë e mirë
Është gjithashtu ndihmuese që t’i ofroni personit ndihmën tuaj në mënyrë që ata të vendosin nëse duan ta pranojnë ndihmën dhe mbështetjen tuaj apo jo. Imponimi i ndihmës pa i pyetur, në anën tjetër, është jashtë gjykimi apo vlerësimet e tipit që ish bashkëshorti juaj nuk i meriton lotët e tu apo unë e di se si është etj., duhet të jenë jashtë përdorimi. Edhe pse mund të mendohet si dhembshuri dhe empati, ka ende gjurmë paternalizmi, sepse dhimbja është gjithmonë individuale dhe asnjë njeri nuk mund të ndjejë të njëjtën dhimbje si një person tjetër. Shprehje të tilla në shumicën e rasteve janë me qëllim të mirë, por qëllimi i mirë dhe gjëja e mirë që duhet bërë nuk janë e njëjta gjë.
Kohët tona po kalojnë shpejt dhe çdo gjë duhet të jetë funksionale sërish shpejt. Por dhimbja ka ligjet dhe ritmin e vet. Në rast vdekjeje, simpatia është shumë e lartë në fillim, por pastaj shpesh ajo ulet shpejt. Megjithatë, në shumë raste, dhimbja del me të vërtetë jashtë vetëm pas dy apo tre muajsh, dhe humbja është veçanërisht e pranishme sërish në ditët e përkujtimit të tilla si përvjetori i parë i vdekjes apo pushimet e para pa njeriun e dashur. Pas disa kohësh mjedisi i kthehet normalitetit, por dhimbja e humbjes mbetet me personin, ndaj duhet të bëjmë kujdes?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.