Leksionet e artit nga TED-ED – Iseult Gillespie
“Ne që të gjithë e dimë që Arti nuk është e vërteta. Arti është një gënjeshtër që na bën të kuptojmë të vërtetën.” – Pablo Picasso
Më 26 prill 1937, forcat fashiste bombarduan fshatin Basque të Gurnicës në Spanjën veriore, me numrin më të lartë të viktimave të Luftës Civile Spanjolle ndërmjet Republikës Demokratike dhe kontigjentit fashtist të gjeneralit Franco. Për Pablo Picasso-n, kjo tragjedi shënjoi një periudhë të ndërkryer pune, gjatë së cilës ai prodhoi një murale masive kundër luftës të quajtur ‘Guernica’.
Piktura është një vepër e fuqishme e një dokumentimi historik dhe proteste politike. Por ndërsa motivacionet artistike të Picasso-s janë të qarta, simbolizmi i pikturës mund të jetë po aq konfuzues dhe kaotik sa vet lufta. Si mund të nxjerrim ne një kuptim nga ky imazh mbytës, dhe çfarë e bën atë me saktësi një kryevepër arti kundër luftës?
Kanavaca monumentale e pikturës është çorientuese që në fillim, e paraqitur në stilin abstrakt kubist të kryesuar nga Picasso-s. Kufizmet e saj në mënyrë të qëllimshme theksojnë aspektin dy dimensional të kanavacës duke sheshur objektet që po pikturohen. Kjo i lejon shikuesit që të shikonin perspektiva të shumëfishta dhe shpesh të pamundura, mbi të njëjtin objekt; një teknikë e konsideruar shokuese edhe në skenat shtëpiake të Picasso-s. Por në këtë kontekst, stili ofron një këndvështrim thellësisht mbytës dhune, shkatërrimi dhe viktimash. Perspektivat e shumëfishta vetëm sa e plotësojnë tmerrin që na paraqitet, duke i rrotulluar sytë përplasshëm rreth kuadrit në gjueti të kotë për paqe.
Në të majtën e largët, një grua që mban fëmijën e saj të vdekur klith; sytë e saj rrëshqasin poshtë fytyrës së saj në formën e lotëve dhe koka e saj që përkulet nga prapa në mënyrë të panatyrshme duke i bëre jehonë foshnjës së saj. Posht është e pranishme statuja e një ushtari, por ai është i papaftë për të mbrojtur gruan dhe fëmijën. Trupi i tij i thyer shtrihet në copa, krahu i tij duke shtrënguar një shpatë të copëtuar si shenjë e mundjes përfundimtare. Maja e shpatës së tij takohet me këmbën e gruas, ndërsa ajo përpiqet që t’i shpëtojë shkëtarrimit. Por këmba tjetër e saj shfaqet e rrënjëzuar në vend, e kyçur në cepin e kanavacës edhe ndërsa ajo shtriqet për ta lëvizur atë.
Një viktimë tjetër shfaqet pas kësaj figure të shtrembër, duke rënë pashmangshëm si flakët që vërtiten rrotull saj, edhe ajo po ashtu ka ngecur në skenën e saj të pashpresë. Secila nga këto firgura në kufi të pikturës janë të kurthëzuara në mënyrë të tmerrshme, duke i dhënë veprës një kuptim therës klaustrofobie. Madhësia e pikturës vetëm sa i thekson më shumë mizoritë e jëtës që na paraqiten në pikturë.
Një farë çlirimi vjen nga një llampë e cila mbahët e shtrënguar nga një fantazmë gruaje e cila nxjerr dorën nga dritarja. Por a mos është shkëlqimi ndihmues i fanarit të saj ai që e ndriçon me të vërtëtë skenën? Apo mos është poçi i dhëmbëzuar i dritës që mendohet se përfaqëson teknologjitë e luftërave moderne e cila ndriçon këndvështrimin e saj për kaosin poshtë?
Nga kornizat si arkivol të dritares së saj, krahu i saj e udhëheq shikuesin prapa tek përplasjet, ndoshta tek simbolet thuajse më kontraversale nga të gjitha – dy fantazma kafshësh të kapura në shkatërrim. A mëshiron britma e kalit kërcënimin e nacionalizmi ushtarak të Franco-s; apo kama që kalon nëpër trupin e tij shpalos viktimat e tij? A përfaqëson demi i bardhë Spanjën, vendin e matadorëve dhe një temë të zakonshme në veprën e Picasso-s – apo mos përfaqëson ajo brutalitetin e luftës? Në këtë skenë përplasjesh, këto kafshë më shumë ngrejnë pyetje sesa ofrojnë përgjigjje.
Dhe elementët shtesë të fshehur përgjatë kornizës ofrojnë madje edhe më shumë sekrete për vëzhguesit e afërt. Në majë të kornizës flakërohet një zog i dëshpëruar për t’u larguar nga masakra. Bollëku i kafshëve që shfaqen mund të fshehë datën e bombardimit – një ditë pazari që i mbushi rrugët me fshatarë, kafshë, dhe me viktima të tjera të mundshme.
Ashtu si vetë bombardimi i Guernica-s, piktura e Picasso-s është e mbushur me shkatërrim. Por fshehur pas këtij kaosi të supozuar, janë të skalitura me kujdes skena dhe simbole, të cilat mbajnë me vete sulmin shumëplanësh të pikturës mbi fashizmin. Dekada pas krijimit të saj, ‘Gurnica’ mbart fuqinë për të shokuar shikuesit e saj dhe për të nxitur debate, dhe shpesh refereohet si grumbullime lundër luftës nëpër botë. Qindra shikues janë kapur pas imazherisë së saj të ashpër, simbolizmin shkatërrues dhe mesazhet kompleke politike. Por edhe pa e kuptuar nga afër nëntekstin e tij të komplikuar, vepra e Picasso-s mbetet një kujtesë përcëlluese e viktimave të vërteta të dhunës.
Burimi: https://ed.ted.com/lessons/why-is-this-painting-so-shocking-iseult-gillespie
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.