Puna në shtëpi ka disa gracka dhe jo vetëm të natyrës teknike. Por, gjithashtu për gjendjen tuaj fizike dhe për shëndetin. Ecja është ilaçi më i mirë për njerzit!
Zakonisht ne as që e vëmë re sesa shumë lëvizim nëpër zyrë në një ditë normale pune. Në mengjes, ne dalim jashtë, të paktën deri tek makina, apo për të marrë transportin publik, apo madje të shkojmë në zyrë me biçikletë. Ne jemi shumë më aktiv fizikisht sesa kur punojmë nga shtëpia: shkojmë tek printeri, tek aparati i kafesë, përdorim shkallët për të shkuar tek një takim etj. Të gjitha këto lëvizje të vogla eliminohen kur ne punojmë nga shtëpia. Është pak a shumë si kur del në pension?. Megjithatë, në pranverë të vitit 2020, kur shumë punonjës vijuan të punonin nga shtëpia për shkak të koronavirusit, është vëne re se, të rinjtë janë pre e të njëjtave gracka të lëvizjes gjatë kalimit të të punuarit nga zyra në shtëpi.
Rëndësia e lëvizjes dhe ushtrimeve fizike
Mungesa e ushtrimeve fizike është ‘helmuese’ dhe madje mund të shkaktojë dëme edhe më të mëdha në një periudhë më afatgjatë. Nga mosha 30 vjeç, ne humbasim rreth një përqind të masës tonë muskulare çdo vit. Muskujt janë jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse ato ndihmojnë për djegien e yndyrnave. Nëse masa jonë muskulare ulet, rritet përqindja e yndyrnave, veçanërisht në zonën abdominale (rreth belit). Këto yndyrna referohen si yndyrna të këqia sepse nxisin inflamacionin kronik, i cili shkakton diabetin e llojit 2, të sëmundjeve kardiovaskulare, të tumoreve dhe të osteoporozës. Tre të parat janë shkaktaret më të zakonshme të vdekjes të kohës sonë.
Lëvizje hap pas hapi
‘Snacks’ janë një sugjerim për të mos neglizhuar lëvizjet gjatë kohës kur punojmë në shtëpi. Mos konsumoni patatina apo çokollata, por ushtrohuni fizikisht nga pak çdo ditë. Për shembull, bëni ecje të plota përpara mëngjesit rreth bllokut tuaj të banimit dhe gjithashtu edhe një ecje të shpejtë përpara gjumit. Kështu, do të jeni në rrugën e duhur për të bërë 10,000 hapat që duhet t’i bëni çdo ditë, nën frymën e këshillave të doktorit të famshëm grek Hipokratit, i cili e dinte se: “Ecja është ilaçi më i mirë për njerëzit”.
Fillojeni punën në mëngjes në rradhë të parë duke rregulluar apartamentin. Gjatë pushimit të parë nga puna, mund të lani enët. Mendojeni këtë detyrë si një ushtrim fizik që ju bën mirë juve dhe trupit tuaj. Herën tjetër kur do të bëni një shkëputje nga puna, zbrazni lavatriçen dhe pastaj rregulloni shtratin.
Çdo pushim është gjithashtu punë shtëpie dhe kështu në mbremje ju do t’i keni kryer me sukses të dyja, edhe punët e punës, edhe ato të shtëpisë. Dhe sigurisht, nëse nuk keni më punë për të bërë, ka shumë gjëra të tjera që mund t’i bëni për të lëvizur. Për shembull, mund të përdorni disa nga aplikacionet e disponueshme mbi ushtrimet fizike apo mund të përdorni celularin dhe youtube per të parë video të shkurtra që do t’ju ndihmojnë për të ruajtur një gjendje të mirë fizike dhe mendore. Diçka tjetër që mund të bëni është yoga në mëngjes. Siç e shikoni nuk ka as edhe një kufizim për krijmtarinë tuaj. Dhe më e mira nga të gjitha, ju nuk keni nevojë as të ndërroni veshjet apo t’i jipni makinës për të shkuar diku, duke shpenzuar kështu para. Ju do të keni çdo gjë që ju nevojitet brenda shtëpisë suaj apo zyrës në shtëpi. E vetmja gjë që ju nevojitet është motivimi!:-)
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.