Si t’i përfshini shefat e vegjël në botën magjike të gatimit!
Të mësosh të gatuash është një kualifikim bazik për jetën.
Por si ta rrisni këtë dëshirë tek fëmijët?
Disa sugjerime për shefat e vegjël dhe prindërit e tyre.
Të mësosh fëmijët se si të gatuajnë është jashtëzakonisht e rëndësishme është çka na këshillojnë ekspertët e ushqimit. Që të jetoni një jetë të shëndetshme, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për cilësinë e ushqimit dhe se si të përgatisni vakte të freskëta, në vend që të hani ushqime të gatshme. Rrjedhimisht, sipas ekspertëve është thelbësore që t’i përfshini fëmijët tuaj në gatim sa më herët që të jetë e mundur. Gjëja kryesore? E qartë: modeli që ju ofroni. Nëse mami dhe babi rrëmbejnë nga një picë apo peshk të ngrirë pesë herë në javë, motivimi për të përfshirë fëmijët në gatim do të jetë shumë i vogël.
Ushqimi i kallajisur
Përbërësit e gatimit nuk janë tulla ‘lego’, por ju ende mund ta ktheni gatimin në një lojë. Një përqasje argëtuese është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët: “Lërini fëmijët që të merren me rregullimin e pjatave dhe shtrimin e tavolinës. Ata mund të jenë krijues dhe të afrohen ngadalë njëri-tjetrin. Pastrimi i përbërësve, pastrimi dhe prerja e perimeve, përzierja janë gjithashtu hapat e parë të vegjël për të hyrë në botën magjike të guzhinës dhe aty ka detyra të vogla të menaxhueshme që mund të mjeshtërohen. Kjo është diçka që do t’ju bëjë të ndjeheni krenarë dhe që forcon vetëbesimin e shefave të vegjël. Në këtë mënyrë, ju do t’ju mësoni atyre gjithashtu edhe përgjegjësinë dhe mirënjohjen. Ushqimi është diçka e çmuar që nuk duhet shpërdoruar. Gjithashtu ata duhet të mësojnë së ushqimet e mbetura mund të ruhen dhe të përpunohen ditën tjetër.
Ndihma e medias
Kërkoni online për forumet se si të gatuani së bashku; shikoni video gatimi në YouTube dhe kërkoni influencuesit e gatimit në internet, të cilët gatuajnë gjëra të shëndetshme. Kjo motivon fëmijët e një farë moshe shumë. Gjithashtu është shumë argëtuese që të rrëmoni nëpër librat ose revistat e gatimit që sjellin ide të reja. Çdo njeri mund të zgjedhë diçka sipas shijeve personale.
Edhe nëse ju e keni gjetur atë që po kërkonit, çdo gjë ka të bëjë me planifikimin. Ju mund të planifikoni që në një apo disa ditë të caktuara do të përgatisni disa gatime të zgjedhura. Fëmijëve iu pëlqen struktura. Dhe kështu, ju mezi do t’i prisni këto ditë. Është koha për të bërë diçka të dobishme. Megjithatë, lërini fëmijët që të bëjnë vet gjërat e tyre. Hapat përgatitorë janë thelbësor për suksesin. Përndryshe ata do ta humbasin shumë shpejt entuziazmin e tyre. Nëse do t’i lejoni fëmijët që të bëjnë gjithçka vet dhe më pas të vlerësoni rezultatin, mund të shërbejë për t’i nxitur më shumë ose për të ndezur zjarrin e gatimit tek ata.
Merrini seriozisht eksperimentet e ekspertëve të ushqimit
Shpesh adoleshentët përdorin ushqimin si një mënyrë për të shprehur vetveten; për të gjetur identitetin e tyre. Një dietë ushqyese vegjetariane, vegane etj., mund të jenë eksperimente që adoleshentët mund të mendojnë t’i bëjnë. Tregohuni mendjehapur dhe merrini ata seriozisht. Flisni rreth kësaj dhe gjeni një mënyrë të mirë për të bërë gjërat. Në këtë fazë, motivimi mund të jetë veçanërisht i madh për të gatuar receta të përzgjedhura së bashu, diçka që do t’ju sjell pak më afër që me adoleshentët mund të jetë shpesh diçka e vështirë, veçanërisht gjatë pubertetit.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.